10 December 2023, 10:20
Nga DOSJA
Mbrojtësi Ronald Araujo do të luajë me maskë, pasi është dëmtuar ne mollëza
GJERMANI - Bayern Munich dhe trajneri i tij, Thomas Tuchel, po bëjnë gjithçka për Ronald Araujo (24 vjeç). Dhe siç njoftoi dje kanali televiziv 'Sky Sports Germany', të premten ka patur një telefonatë mes Tuchel, Christoph Freund (drejtor sportiv i Bayern) dhe vetë Araujo, ku trajneri gjerman i ka thënë mbrojtësit të Barçës, se ai e dëshiron atë që tani, për të forcuar ekipin e tij.
Sipas informacioneve të sipërpërmendura, Tuchel do t'ia kishte bërë të qartë uruguajanit se e dëshiron urgjentisht, mundësisht në dimër ose, për tgë mos e lënë për verën e ardhshme dhe çfarëdo kostoje. Urgjenca e trajnerit gjerman mund të shkaktohet nga dëmtimi i De Ligt, i cili nëntorin e kaluar pësoi një çarje të pjesshme të ligamentit të brendshëm në gjurin e djathtë.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, autori i lajmit në fjalë, Bayern Munich është i gatshëm t'i paguajë Barcelonës një shumë të madhe për Ronald Araujo, që në Gjermani kuotohet 100 milionë euro, duke qenë se është objektivi absolutisht i dëshiruar.
Dje, pa shkuar më tej, humbën 5-1 ndaj Eintracht. Të njëjtat informacione theksojnë se klubi bavarez e ka të qartë se do të jetë një mision i vështirë për ta rekrutuar mbrojtësin ‘culé’ në janar, por se tashmë topi është në fushën e tyre pas thirrjes së Tuchel dhe Freund.
Siç raporton media spanjole, realiteti i situatës është se Bayern po e shikon shumë vështirë transferimin e Araujos, i cili do të merrte një rritje në pagën që fiton aktualisht. Megjithatë, që në fillim ai i ka thënë tashmë 'Jo' propozimit për t’u larguar këtë dimër, edhe pse në verë mund të ketë sërish një rast.
Te Barça e konsiderojnë normale që Araujo të marrë propozime të fuqishme për shkak të cilësisë së tij të madhe dhe rinisë. Por ata janë të qetë, sepse ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzolë përfundimi prej 1000 milionë eurosh. Përveç kësaj, ai është një nga lojtarët që Deco ka në axhendën e tij për të rinovuar sezonin e ardhshëm. Ndonëse ata e pranojnë se një yll është gjithmonë i ekspozuar ndaj tundimit me oferta të mëdha.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 December 2023, 09:43
SHBA - Ebanie Bridges, kampionia botërore e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBF) në peshën bantam, i ka qëndruar...
Sport
10 December 2023, 09:21
MEKSIKE - Jorge Gómez, trajneri i ekipit të femrave të Necaxa, nga Meksika, është nën kritika, pasi u denoncua nga pesë loj...
Sport
10 December 2023, 08:51
SHBA - MLS 2023 ka dhënë verdiktin e saj. Finalja midis Columbus Crew dhe Los Angeles FC, fituesit përkatës të Konferencës Li...
Sport
10 December 2023, 08:30
UKRAINE - "Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të IOC-s, të cilët morën këtë vendim, marrin përgjegjësinë p&...
Sport
10 December 2023, 08:00
ARGJENTINE - Në një ndeshje e ligës amatore, në një lagje të qytetit Eldorado, në rajonin verilindor të Misiones n&eum...
Sport
10 December 2023, 07:24
ZVICER - Lionel Messi me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën me fanelën e Argjentinës deri në Botërorin 2026, që d...
Sport
9 December 2023, 22:36
ITALI - Interi gjunjëzoi 4-0 Udinesen në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A , duke iu pë...
Sport
9 December 2023, 22:30
TIRANE – Futbolli shqiptarë mund të mos jetë ndër më të mirët, bukurit, apo më spektakolarit në rajon, megjit...
Sport
9 December 2023, 22:24
TIRANE - Kursi për licencën e trajnerit UEFA Pro që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej disa javësh dhe në t&e...
Sport
9 December 2023, 22:21
ANGLI - Arsenali ka humbur sot vendin e parë në renditje. “Topçinjtë” u mundën minimalisht 1-0 nga Aston Vila, e cila sig...