LIVE UPDATES
Insights

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

Njëherësh në këtë nismë reflektohet edhe një vullnet deri diku I deformuar politik, për të mbyllur gojën, sportit e futbollit. Natyrisht që akulli u thye, dhe ato 22 miliardë lekë tavan, që do të vazhdonin të rrinin në buxhet, tani do të shkojnë në modelin sponsorizues për artin, sportin e kulturën, por natyrisht në formatin: Do shkojnë, aty ku dua unë dhe si dua unë. 

18 November 2026, 17:04 Nga Gerti Çarçani

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

Draft-ligji i sponsorizimit, që ministri Gonxhe, apo shoferi I suksesshëm socialist (siç vetë Blendi publikoi) nxitoi ta lançonte si një sukses madhështor për trinomin: ART-KULTURË-SPORT, mbetet ende një dilemë e bukur në nëntorin e buxhetit të madh shtetëror. 
Një draft që do duhet të marrë kartonat respektivë të Kuvendit, por që natyrisht ka nën vete edhe mospëlqimin radikal jo-publik të ministrit të financave. Njëherësh në këtë nismë reflektohet edhe një vullnet deri diku I deformuar politik, për të mbyllur gojën, sportit e futbollit. Natyrisht që akulli u thye, dhe ato 22 miliardë lekë tavan, që do të vazhdonin të rrinin në buxhet, tani do të shkojnë në modelin sponsorizues për artin, sportin e kulturën, por natyrisht në formatin: Do shkojnë, aty ku dua unë dhe si dua unë. 
E kjo komandë është shumë herë më e errët, dhe më e dëmshme në praktikë, se sa tavani i fiksuar, që nga 22 miliardë lekë, mund të rritet, apo edhe të ulet. Z.Gonxhe në mesazhin e tij drejtuar komuniteteve të interesit, foli në makro, teksa kurioziteti është shumë më I madh, në mikro. Të gjithë në një thes, por si, sa, kush, cfarë e në cfarë mënyre do të orientohet tavani-shtet prej 22 miliardësh i sponsorizimit? 
Për momentin, thjesht hamendësohet. Janë detaje që bëjnë e do të bëjnë diferencën, por në fund thelbi është shumë i qartë: Sponsorizimi priret se do të shkojë aty ku do politika, pse jo, edhe aty ku nevojitet interesi elektoral mbase. Kjo është më ulëritëse, se sa një tavan që kërkon disa ndarje, sepse mes artit, kulturës e sportit, kriteri financiar përcaktues është I pashmangshëm, për kufirin 22 miliardësh. E kjo do të kërkojë një VKM më vete, si një akt-nënligjor rregullator.  
Fakti që futbolli vazhdon ta monitorojë në distancë një process të tillë, nuk do të thotë që as e përshëndet, por as e mirëpret entuziazmin e Ministrisë, pikërisht për të vetmin element që: procesi presupozohet që do të komandohet si një orientim kapitali, nën emrin e sponsorizimit, por me efektin e menjëhershëm të cuarjes së lekut aty ku don, e ku do dojë mekanizmi-shtet, dhe jo vullneti i biznesit. 
E në rastin konkret, jo cdo gjë mund të lidhet me Kryeministrin. Orientimi i procesit të sponsorizimit, përvecëse do të diktojë politikisht fondet, nën mburojën sponsorizim, natyrisht do të disiplinojë edhe shumë akse “rrebele”, që në këmbim të sponsorizimit, më pas duhet të sillen mirë. 
Nëse do të vazhdojë të jetë në ligj si dicka e komanduar, atëherë fare mirë mund të quhet cdo destinacion financiar sponsorizimi, si një qokë politike. Këtë Gonxhja nuk e sqaroi, por ka ende kohë që një kleçkë e tillë burokratike të pastrojë këtë draft-ligji nga komanda politike dhe ajo klienteliste me të. Dhe për këtë duhet një lobim publik, pikërisht tani në kohën e diskutimit të ligjit, paketës fiskale dhe buxhetit. Shanset janë që drafti të mos ketë ndryshime, pasi presioni I madh I ministrit të financave çoi në tavanin 22 miliardësh, e përtej kësaj edhe në certifikimin komandues për këdo që do të operojë me procesin e sponsorizimit. Pra, në një mënyrë, apo një tjetër mund të thuhet deri tani, me këtë draft që do të jetë: 
Një proçes sponsorizimi I centralizuar, dhe aspak I lirë, nën menunë e politikës. Dhe nëse do të lëvizë për më lart tavani I caktuar, sic flitet lart e poshtë në shumë tavolina crudoje, por edhe nëse do të qëndrojë 22 miliardë, sic ministri vrapoi të deklaronte në stadium, atëherë, si sporti, arti e kultura duhet të dinë limitet e shifrës se deri ku do të mund të operojnë. Përtej kësaj, praktika e komandës së procesit, është thjesht ndarje fondesh me indikacion politik dhe vullnet të orientuar. 
Detaje të cilat duhet ti sqarojë në vijim ministri Gonxhe, sikundër edhe disa të tjera që nuk duhen neglizhuar, apo harruar, si psh:
1.    Kur do e bëjë Ministri Gonxhe transparencën e alokimit të 170 milionë lekëve për eventin e sportit universitar?
2.    A duhet që taksa-paguesit shqiptarë të kenë një transperencë në lidhje me këto para të dhëna me firmën e ministrit?
3.    A ka një strategji për ndarjen e parave të shpërblimeve të sportistëve-studentë medalierë në kompeticionet ndërkombëtare, apo shteti nuk do të japë më kurrë lekë për ta, edhe pse ka një VKM?
4.    Pse ministri Gonxhe, apo vartësit e tij nuk bëjnë publik buxhetin për federatat sportive për vitin 2027?
5.    A do të alokohet fond për Europianin e U-21 që do të realizohet në Shqipëri në vitin 2027?
6.    A do të alokohet fond për përgatitjen e sportistëve elitarë për Lojërat Olimpike të Atlantës?
7.    Pse u shkarkua zv.ministri I sporteve, për qarkullim elitash, apo për problematika të tjera?
8.    A do të ketë një riformatim kabineti I sportit?
Janë thjesht vetëm pyetje, jo akuza. Duan një përgjigje, lipset një përgjigje, një transparencë e plotë dhe komunikim me publikun sportdashës, e jo vetëm. Transparenca është pa lekë, nuk ka kosto, s’ka tavan, apo kritere. Nuk do ligj, apo VKM, duhet vetëm pak vullnet. Asgjë tjetër…

Sondazh

Insights 14 November 2026, 15:41 Auron Tare

A ia vlen të vdesësh më për Shqipërinë?

Auron Tare Dy ditë më parë, sekretari amerikan i Luftës, ish-gazetari i Fox News, Pete Hegseth, u gjend në qendër të nj&eum...

Insights 8 November 2026, 13:58 Auron Tare

"Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

Auron Tare   Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virginia, ku mbajti një fjalim përpa...

Insights 2 November 2026, 18:23 Auron Tare

Na duhen edhe alienët!

Auron Tare Gati një muaj më parë, në Uashington DC, Shqipëria firmosi një dokument për t'u bërë pjesë e prog...

Insights 27 October 2026, 13:39 Auron Tare

LASGUSHI

Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptar...

Insights 26 October 2026, 14:16 Ditmir Bushati

Era që nuk ndalet më!

Ditmir Bushati Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencë...

Insights 22 October 2026, 11:05 Prof.Romeo Hanxhari

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës 

Prof.Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë q&...

Insights 21 October 2026, 18:31 Jona Dividi

Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën…

A është çdo deformim një zgjedhje artistike? Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë figura publike dhe historik...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin