21 November 2026, 11:24
Nga Irena Beqiraj

Forcimi i lekut, që unë shpesh e quaj “Kryengritja e lekut”, është kthyer në një nga sukseset më të reklamuara të ekonomisë shqiptare. Një euro që këmbehet me gjithnjë e më pak lekë paraqitet si dëshmi stabiliteti, besimi dhe fuqizimi ekonomik.
Por "pasuria nuk krijohet duke e bërë paranë të duket më e vlefshme, por duke e bërë ekonominë më prodhuese" na këshillon Joseph Schumpeter-it, i cili na mëson po ashtu se zhvillimi i vërtetë buron nga inovacioni, produktiviteti dhe krijimi i vlerës.
Një monedhë mund të forcohet edhe kur prodhimi vendas dobësohet, eksportet bien dhe produktiviteti mbetet i ulët. Pra mund të kemi njëkohësisht një lek kryengritës dhe një ekonomi që nuk fiton të njëjtën betejë.
Pavarësisht debatit të burimit të valutës që qarkullon në tregun vendas, një nga modelet ekonometrike të Fondit Monetar Ndërkombëtar e vlerëson lekun rreth 38.4% të mbivlerësuar. Ky është një sinjal që meriton shumë më tepër vëmendje sepse me fjalë më të thjeshta, ky vlerësim ngre dyshimin se leku është më i fortë sesa mund të justifikohet nga disa prej treguesve themelorë të ekonomisë shqiptare apo nga aftësia e saj për të prodhuar, eksportuar e konkurruar.
Kjo situatë është veçanërisht problematike për eksportuesit. Një biznes shqiptar paguan pagat, qiranë dhe shumë prej kostove të tij në lekë, ndërsa produktin e shet në euro. Kur euro sjell gjithnjë e më pak lekë, të ardhurat e tij në monedhën vendase zvogëlohen. Nëse produktiviteti nuk rritet mjaftueshëm për të kompensuar këtë efekt dhe kostot e tjera, fitimi ngushtohet dhe konkurrueshmëria dobësohet.
Problemi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim raportin mes kostos së punës dhe produktivitetit. Në vitin 2024, paga për punonjës në Shqipëri u rrit me 18.9%, ndërsa produktiviteti për orë pune u rrit me 3.6%. Këta tregues duhen krahasuar me kujdes, diferenca sinjalizon një presion të fortë mbi kostot e bizneseve, ku shpërblimi i punës po rritet shumë më shpejt sesa produktiviteti. Faturën e këtij ndryshimi e paguan prodhuesi që duhet të mbijetojë në treg.
Kjo nuk është thjesht një përshtypje apo mllef i atyre që nuk arrijnë të shohin arritjet e qeverisë, pasi edhe Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2026 evidenton se industria dhe bujqësia janë sektorë me produktivitet të ulët që kanë shënuar tkurrje. Eksportet e prodhimit industrial kanë rënë për të tretin vit radhazi, ndërsa forcimi i lekut përmendet shprehimisht ndër faktorët që kanë dëmtuar konkurrueshmërinë e eksporteve.
Forcimi i lekut edhe tkurrja e industrisë edhe bujqësisë nuk është thjesht një bashkëjetesë statistikore, por sinjal i një problemi strukturor edhe disbalancë ekonomike varfëruese.
Suksesi ekonomik nuk mund të matet me kursin e këmbimit. Ai matet me atë që prodhojmë, me produktivitetin, me eksportet dhe me vlerën që krijojmë për çdo orë pune. Një ekonomi bëhet më e pasur kur rrit produktivitetin, kur prodhon mallra me vlerë të shtuar dhe kur pagat rriten sepse punëtorët krijojnë më shumë vlerë, jo thjesht sepse rriten kostot . Ndaj kemi arsye të themi me plot gojën modeli ekonomik socialist e ka kthyer lekun në një medalje që shkëlqen në tregun valutor, ndërsa prodhimi vendas paguan faturën.
Editorial
21 November 2026, 10:42
Agim Nesho
Nuk ka ndodhur kurrë që një showman nga një vend i vogël të bëhet pjesë e skenave zyrtare të politikës europi...
Editorial
17 November 2026, 14:04
Agim Nesho
Agim Nesho
Asambleja e fundit e Partisë Socialiste tregoi qartë se kjo parti nuk ekziston më, por njësohet me figurën e një njer...
Editorial
17 November 2026, 10:36
Auron Janku
Auron Janku
Kur Kushtetuta kërkon demokraci brenda partive, por realiteti ngre dyshime për shkeljen e saj. Ekziston një dispozitë n&e...
Editorial
9 November 2026, 14:01
Eugen Beçi
Eugen Beçi
Në datën 5 nëntor 2026, pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, Unioni i G...
Editorial
9 November 2026, 10:20
Auron Janku
Auron Janku
Një popull që kërkon vazhdimisht një sundimtar më të mirë, ndoshta nuk e ka kuptuar ende se problemi nuk ë...
Editorial
9 November 2026, 10:16
Agim Nesho
Agim Nesho
Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së cmi...
Editorial
8 November 2026, 07:42
Irena Beqiraj
Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë...
Editorial
6 November 2026, 21:10
Eugen Beçi
Eugen Beçi
Miratimi i Vendimit Nr. 13, datë 2.11.2026, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese — përmes të...
Editorial
3 November 2026, 10:15
Auron Janku
Shqipëria po ndjek episodin e radhës të një reality show politik. Këtë herë protagonistët janë Kryeministri Edi Ra...
Editorial
3 November 2026, 10:09
Irena Beqiraj
Në historinë e Benito Mussolinit ka një episod që meriton të kujtohet sa herë flasim për marrëdhënien mes një...