Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Mësohet se Jakup Hasani kishte marrë tre plumba në trup, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
FIER- Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen “1 Maji” në Fier ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se Jakup Hasani kishte marrë tre plumba në trup, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 09:40, pranë banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri teksa ndodhej duke punuar në oborrin e banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 60-vjeçarit dhe nipit të tij, duke u larguar më pas me automjet nga vendi i ngjarjes.
Pas atentatit, policia konstatoi një automjet në flakë në fshatin Ndërmenas, i dyshuar si një prej mjeteve të përdorura nga autorët dhe brenca tij u gjetën dy armë zjarri. Pak më vonë, një tjetër automjet tip “Volvo” u gjet i shkrumbuar pranë rrethrrotullimit të Pojanit. Këto makina dyshohet se janë përdorur për realizimin e atentatit dhe më pas janë djegur për të zhdukur gjurmët.
Selami Hasani ishte një emër i njohur në kronikën e zezë të Fierit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për përfshirjen në ngjarjen e 25 marsit 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës”, ku mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.
Pas shtatë vitesh në kërkim, Hasani u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA, të koduar “Parukieri”. Ai la qelinë në fund të vitit 2021, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burg. Vrasja e Selami Hasanit dhe tashmë edhe vdekja e nipit të tij rikthejnë në vëmendje konfliktin e hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj.
Megjithatë, motivet e atentatit mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve./Dosja.al
TIRANË- Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim t&e...
Foto ilustruse ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksi...
Logo e FBI-së. Hektor Avdyli u arrestua nga autoritetet kosovare me kërkesë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Drejtësi...
Pamje FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, i njo...
Emanuela Shahini ITALI- Një aksident tragjik automobilistik i ka marrë jetën 31-vjeçares shqiptare Emanuela Shahini në Itali,...
Pamje TROPOJA- Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta dhe stuhi, kanë shkaktuar dëme të shum...
Foto ilustruse BELGJIKA- Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mas...
Foto ilustruse AMERIKA LATINE- Rrjetet kriminale shqiptare po forcojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në Amerikën Lat...
Pamje QAFË- THORE- Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Qafë-Thore, pas rënies së ndjeshme të temperaturave gjat&...
Pamje FIER- Familja Hasani ka hapur dyert e mortit pas ekzekutimit të 60-vjeçarit Selami Hasani, i cili u vra me armë zjarri mëngj...