21 November 2026, 10:42
Nga Agim Nesho

Nuk ka ndodhur kurrë që një showman nga një vend i vogël të bëhet pjesë e skenave zyrtare të politikës europiane: herë me atletet e bardha, herë me vizatimet e tij të “komplikuara”, i ulur në gjunjë para kryeministres simpatike, dirigjent i udhëheqësve europianë përpara fotos zyrtare të samiteve, herë si përqafues surprizues i kryeministrave duke ju mbyllur sytë apo kapur nga mbrapa, etj.
Por loja nuk mbaron vetëm me shfaqjet dhe ekzibicionizmin e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen e shtypit botëror. Ai është i bindur se është një talent politik që udhëheq botën perëndimore në politikat e saj. Ai nuk e pranon Presidentin Trump si ‘turpi i civilizimit’, tallet në Bruksel me të se i përvetëson inisiativat e paqes Armeni-Azerbaixhan Makronit; flet në Romë se Europa nuk duhet të lejojë fuqi të huaja për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën; këshillon OKB-në që do të bëhet e pavlefshme në qoftë se nuk mëson nga Bordi i Paqes; zhgënjehet në Berlin që Bashkimi Europian ka bërë një gabim strategjik që nuk ka lënë një kanal komunikimi me Rusinë, etj., etj.
Në historinë botërore jemi njohur me faktin që mbretërit e fuqishëm përdornin lolot e tyre për të luajtur me kundërshtarët, por kur loloja bën punën e Mbretit këtë po e përjetojmë tani.
Lind pyetja: Pse Edi Ramës i mundësohet një rol i tillë? Është karizma e tij, e një basketbollisti dhe piktori mediokër që e bënë atë të vecantë dhe të pranueshëm për të gjithë apo eksperimenti që ai bën me një shtet të vogël duke e kthyer në ishullin europian të narko-shtetit? Është eksperimenti një strategji europiane apo europianët janë të kënaqur me prodhimet e këtij eksperimenti?
Ajo që dimë deri tani nga kjo “enigmë” tërheqëse e Shqipërisë së Edi Ramës është se pas eksperimentimit të projektit të “kanabisit politik” ai u ndje më i barabartë se të barabartët në skenën europiane duke shkelur dhe protokollin më serioz francez dhe përqafuar me dorën e tij në shpatull presidentin Makron.
Ashtu si vëllai i tij Vucic, edhe kryeministri Rama që në fillimet e tij mori këshilltarë të shumtë ish-kryeministra si Tony Blair, D’Alemma, Charles Michel (ish-president i Këshillit Europian), etj., etj., të cilët pas këshillave qeveritare marrin si koncesion veprimtari ekonomike, përfaqësim në arbitrazh, konsulencë ligjore për cështjen e detit, etj. keta këshilltarë të zellshëm europianë, të cilëve nuk ju intereson që Shqipëria po shket në një autokraci elektorale si Rusia e Putinit, por mirëqënia dhe pasurimi i tyre janë shembulli më i mirë për lidera të tjerë në pushtet si të mbyllin karrierën, jo sic pretendon Rama si rrobaqepës të rëndomtë, por si bosa për të marrë atë që nuk e kanë imagjinuar kurrë në demokracitë e tyre. Strategjia e Ramës është dhe më e thellë duke i lënë mundësi cdo lideri apo burokrati europian, të cilët në këmbim të ndihmës për ta mbajtur në pushtet, mund të mbushin numrin e këshilltarëve në të ardhmen. Dërgimi i cantave me dollarë tek McGonigal ishte një veprim që linte gjurmë, por mjelja e Shqipërisë me këshilltarë është dicka e justifikueshme.
Në qoftë se Shqipëria është bërë plackë tregu për pushtetin personal të Edi Ramës, kjo nuk është problemi i tyre por i popullit shqiptar. Hienat vetëm kafshojnë kërmën, nuk ju intereson se kush e ka shkaktuar dhe si.
Këta këshilltarë me lidhjet e vjetra të tyre i kursejnë kohë Ramës të blejë influencë në kancelaritë botërore. Shteti i së drejtës, demokracia kanë qenë pjesë vetëm e kohës kur kanë shërbyer në jetën publike në vendet e tyre. Shqipëria për ta ekziston vetëm me Edi Ramën, punëdhënësin e tyre. Sa më kontraversial të jetë ai, aq më të nevojshëm bëhen ata.
Sot populli Shqiptar është ngritur kundër regjimit të korruptuar dhe shpërdorimeve të regjimit të Edi Ramës. Liderat europianë heshtin ndaj instalimit të narko-shtetit në Shqipëri, dhe komisionerja Kos deklaron se Shqipëria është shumë afër integrimit europian dhe Edi Rama është udhëheqës me vizion.
Aq konfident është Edi Rama në këtë përkrahje sa e di përpara që Komisioni Europian do të kërkojë hapjen e negociatiave për Traktatin e anëtarësimit me Shqipërinë!? Në të njëjtën kohë në Shqipëri dhuna policore ndaj protestuesve dhe studentëve, arrogancës së pushtetit dhe shkarjes së Shqipërisë drejt një diktature të re, mbetet në heshtje.
Paradoksi më i madh për këtë Europë, që lufton kundër autokracive në botë, është që në Shqipëri po mbështet në heshtje Autokratin, përpara një populli që kërkon demokraci.
Edhe për sa kohë …
Editorial
17 November 2026, 14:04
Agim Nesho
Agim Nesho
Asambleja e fundit e Partisë Socialiste tregoi qartë se kjo parti nuk ekziston më, por njësohet me figurën e një njer...
Editorial
17 November 2026, 10:36
Auron Janku
Auron Janku
Kur Kushtetuta kërkon demokraci brenda partive, por realiteti ngre dyshime për shkeljen e saj. Ekziston një dispozitë n&e...
Editorial
9 November 2026, 14:01
Eugen Beçi
Eugen Beçi
Në datën 5 nëntor 2026, pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, Unioni i G...
Editorial
9 November 2026, 10:20
Auron Janku
Auron Janku
Një popull që kërkon vazhdimisht një sundimtar më të mirë, ndoshta nuk e ka kuptuar ende se problemi nuk ë...
Editorial
9 November 2026, 10:16
Agim Nesho
Agim Nesho
Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së cmi...
Editorial
8 November 2026, 07:42
Irena Beqiraj
Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë...
Editorial
6 November 2026, 21:10
Eugen Beçi
Eugen Beçi
Miratimi i Vendimit Nr. 13, datë 2.11.2026, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese — përmes të...
Editorial
3 November 2026, 10:15
Auron Janku
Shqipëria po ndjek episodin e radhës të një reality show politik. Këtë herë protagonistët janë Kryeministri Edi Ra...
Editorial
3 November 2026, 10:09
Irena Beqiraj
Në historinë e Benito Mussolinit ka një episod që meriton të kujtohet sa herë flasim për marrëdhënien mes një...
Editorial
29 October 2026, 11:17
Auron Janku
Auron Janku
Në daljen e tij të fundit publike, Kryeministri iu drejtua një pjese të popullit të pakënaqur me fjalët “...