LIVE UPDATES
Insights

A ia vlen të vdesësh më për Shqipërinë?

Por ndodhi diçka e pazakontë. Një ushtarak amerikan, i ngarkuar me shërbimin pranë monumentit, ndërhyri dhe u kërkoi sekretarit të Luftës dhe njerëzve të tij të pushonin, të mbanin qetësi dhe të respektonin vendin ku prehen ata që dhanë jetën për Amerikën.

14 November 2026, 15:41 Nga Auron Tare
A ia vlen të vdesësh më për Shqipërinë?
Auron Tare

Dy ditë më parë, sekretari amerikan i Luftës, ish-gazetari i Fox News, Pete Hegseth, u gjend në qendër të një incidenti që mori përmasa të pazakonta në opinionin publik amerikan. Gjatë një vizite ceremoniale në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur, ai, bashkëshortja dhe një pjesë e stafit të tij u filmuan duke biseduar me zë të lartë dhe duke qeshur.

Por ndodhi diçka e pazakontë. Një ushtarak amerikan, i ngarkuar me shërbimin pranë monumentit, ndërhyri dhe u kërkoi sekretarit të Luftës dhe njerëzve të tij të pushonin, të mbanin qetësi dhe të respektonin vendin ku prehen ata që dhanë jetën për Amerikën.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe gjesti i ushtarit u kthye në një debat kombëtar. Në thelb, megjithatë, nuk ishte fjala për një incident protokollar, as për një konflikt mes një ushtari dhe një ministri. Ishte një çështje shumë më e madhe, respekti për të rënët nuk njeh grada, poste apo hierarki politike. Përpara varrit të një ushtari të panjohur, edhe ministri duhet të dijë të heshtë.

Dita e Përkujtimit të të Rënëve, e shoqëruar çdo vit me ceremoni dhe parada në qytete të ndryshme amerikane, dëshmon për një respekt të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kanë rënë në fushëbeteja. Dhe kjo, pavarësisht se jo të gjitha luftërat amerikane kanë qenë të drejta, të nevojshme apo të mirëkuptuara nga të gjithë.

Amerikanët mund të grinden për luftërat e tyre, për politikanët që i nisin dhe për arsyet që i justifikojnë. Por kur vjen puna te ushtari që nuk u kthye më, debati merr fund.

Ndërkohë, në Shqipëri...
Prej vitesh më ka bërë përshtypje një skenë që përsëritet çdo vit në Korçë. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Franceze për nder të ushtarëve francezë të rënë dhe të varrosur në këtë qytet, marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Gjysma e qeverisë, autoritete vendore, drejtues të institucioneve, përfaqësues të Parlamentit, madje edhe Garda e Republikës. Kurora me lule, përkulje solemne, fjalime dhe fotografi protokollare.

Të gjitha këto për të nderuar sakrificën e kujt?

Të ushtarëve francezë, një pjesë e mirë e të cilëve vinin nga kolonitë e largëta të perandorisë franceze. Senegalë, vietnamezë, kongolezë, guajanë dhe të tjerë, që përfunduan në Korçë gjatë Luftës së Parë Botërore. Shumë prej tyre nuk ranë në ndonjë betejë heroike, por u shuan nga tifoja dhe sëmundje të tjera, larg vendeve të tyre, në një qytet që me gjasë nuk e kishin dëgjuar kurrë përpara se fati dhe uniforma franceze t'i sillnin aty.

Nuk kam asgjë kundër këtij nderimi. Përkundrazi. Franca meriton respekt për kujdesin që tregon ndaj ushtarëve që mbanin uniformën e saj, pavarësisht nëse ishin lindur në Paris, Dakar apo Hanoi. Një shtet që nuk i braktis të vdekurit e vet, edhe kur ata kanë ardhur nga skajet e perandorisë, dëshmon një kulturë të caktuar të kujtesës. Por pyetja ime është tjetër, çfarë e detyron shtetin shqiptar të zbresë me gjithë këtë aparat ceremonial nga Tirana në Korçë, për të nderuar ushtarë të një ushtrie të huaj, ndërkohë që vetëm disa kilometra më tutje, dëshmorët shqiptarë presin më kot një tufë lulesh?

Në Vidohovë, fare pranë Korçës, ndodhet një monument i historisë sonë kombëtare. Aty ranë ushtarë shqiptarë gjatë atyre që njihen si Provokacionet e Gushtit të vitit 1949. Ishin djem që luftuan për kufijtë e vendit të tyre. Përtej çdo interpretimi politik që mund t'i bëhet asaj periudhe, ata ishin ushtarë që kryen detyrën ndaj vendit të tyre dhe nuk u kthyen më në shtëpi.

Por çfarë ka mbetur sot nga kujtesa e tyre?

Monumenti është lënë në harresë. Posta kufitare ku u zhvillua qëndresa është rrënuar. Monumenti i ngritur dikur nga shteti komunist është rrethuar nga ndërtime banimi dhe është zhveshur nga dinjiteti i tij. Busti i komandantit që u vra duke luftuar është zhdukur. Shkollës që mbante emrin e kapitenit nga Dukaj i Tepelenës, Memo Nexhipi, një prej atyre që ranë në atë përballje, i kanë hequr emrin.

Dhe çdo vit, kur vjen përvjetori i kësaj ngjarjeje, kujtimi i dëshmorëve mbahet gjallë nga një grusht njerëzish të moshuar. Njerëz që vit pas viti bëhen më të paktë, ndërsa shteti bëhet gjithnjë e më i zënë me punë të tjera. Ja pra, ky është paradoksi ynë. Për ushtarët e huaj gjejmë kohë, protokoll, kurora dhe përfaqësim të nivelit më të lartë. Për ushtarët tanë harrese. Dhe ndërsa shoh debatin që ka përfshirë Amerikën për ndërhyrjen e një ushtari të thjeshtë, i cili nuk ngurroi t'i kërkonte edhe sekretarit të Luftës të respektonte heshtjen e të rënëve, më vjen ndër mend sjellja jonë ndaj historisë dhe heronjve tanë.

Ndoshta problemi ynë nuk është se kemi harruar të bëjmë ceremoni. Përkundrazi, ceremonitë i kemi me bollëk. Kemi harruar kuptimin e tyre.
Nderimi i të rënëve nuk është një shëtitje e ministrave me kurora në duar. Nuk është një fotografi për arkivin e institucionit dhe as një fjalim i shkruar nga ndonjë këshilltar. Është detyrimi për të ruajtur kujtesën e atyre që nuk patën mundësi të ktheheshin në shtëpi. Prandaj sot kur shikoj debatin e zhurshëm që ka kapur Amerikën mbi incidentin në fjalë rri e mendoj, A ia vlen më të vdesësh për Shqipërinë? Sepse një atdhe që harron të rënët e tij, herët a vonë, do ta ketë të vështirë t'u kërkojë të gjallëve të besojnë tek ai.

Informacion Plotesues

Sipas dokumenti arkivor në Shkollën Franceze të Athinës, (École française d'Athènes) pregatitur nga Henri Ducoux (1935–1940), konfirmohet se në varrezat Franceze të Korcës janë varrosur 640 ushtarë të Armatës së Orientit me kombesi si më poshtë:

Francezë
Algjeri
Marokene
Indokina ( Vietnam)
Korea
Senegal
Burkina Faso
Madagaskar
Sipas revistes franceze të kohës “Petit Futé”, "Pjesa me e madhe e ushtarëve vdiqën në Spitalin ushtarak të Korcës nga semundjet"
Po keshtu "disa ushtarë në këtë varreze janë vrareë në përleshjet e 13 Shtatorit në marjen e Pogradecit nga Regjimenti i Parë i Spahinjve Maroken."

Spitali Francez i Korcës. Shkurt 1917.
Drejtuesi Major Canonne.
Njesia Spitalore Ambulance 13/21.
Pacientë ushtarë të Divizionit 76, Armata e Orientit

Fotot:

foto 1 Autoritetet shqiptare dhe Ministrja e Arsimit në perkujtimin e ushtareve koloniale vdekur në Shqipëri në Luftën e parë Botërore.

foto 2. Garda e Republikes dhe autoritet shqiptare gjatë ceremonisë.

foto 3. te moshur duke përkujtuar Luften e Vidohoves ku ushtarët shqiptarë u vranë nga trupat qeveritare greke.

4. ushtare koloniale Vietnameze ne Korce

5. Ushtarakë Franceze në inspektim trupat afrikane në frontin e Korces

Auron Tare


Sondazh

Insights 8 November 2026, 13:58 Auron Tare

"Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

Auron Tare   Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virginia, ku mbajti një fjalim përpa...

Insights 2 November 2026, 18:23 Auron Tare

Na duhen edhe alienët!

Auron Tare Gati një muaj më parë, në Uashington DC, Shqipëria firmosi një dokument për t'u bërë pjesë e prog...

Insights 27 October 2026, 13:39 Auron Tare

LASGUSHI

Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptar...

Insights 26 October 2026, 14:16 Ditmir Bushati

Era që nuk ndalet më!

Ditmir Bushati Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencë...

Insights 22 October 2026, 11:05 Prof.Romeo Hanxhari

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës 

Prof.Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë q&...

Insights 21 October 2026, 18:31 Jona Dividi

Ndjesia e parë më kujtoi Meduzën…

A është çdo deformim një zgjedhje artistike? Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë figura publike dhe historik...

Insights 20 October 2026, 10:23 Paul Lendvai

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa maskë

Edi Rama Pothuajse njëkohësisht me demonstratat masive në Francë, u raportuan protesta kundër politikave qeveritare nga kryeqyteti i ...

Insights 19 October 2026, 14:11 Çim Peka

SHERIFI I RI APO CEO I RI I ZVËRNECIT?

Një kryeministër që i paraqet gazetarët si armiq të policisë po përgatit alibinë për çdo abuzim ndaj tyre. ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin