1 August 2026, 13:38
Nga DOSJA

KEPI I GJELBERT - Gardiani 40-vjeçar u bë një nga emrat më të përfolur të futbollit këtë verë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me përfaqësuesen e Kepit të Gjelbër, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fushate historike në Kupën e Botës.
Vozinha shkëlqeu me pritjet e tij ndaj skuadrave të mëdha si Spanja, Uruguaji dhe Arabia Saudite, ndërsa Kepi i Gjelbër arriti deri në fazën e play-off-it të Botërorit të parë në histori.
Kombëtarja afrikane ishte shumë pranë një surprize të madhe edhe ndaj Argjentinës, por u eliminua pas një humbjeje dramatike 3-2 në kohën shtesë. Paraqitjet e tij fantastike mes shtyllave i siguruan Vozinhas një vend në formacionin e më të mirëve të turneut, përkrah yjeve botërorë si Lionel Messi, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe.
Pas këtij suksesi, klubi kilian Colo-Colo u afrua për ta transferuar si lojtar të lirë pas largimit nga Chaves në qershor. Madje, klubi njoftoi edhe zyrtarisht afrimin e tij.
Por marrëveshja tashmë mund të marrë një kthesë të papritur. Sipas gazetarit Raphael Bozeo, skuadra marokene Berkane po përpiqet të ndërhyjë dhe të sigurojë shërbimet e portierit veteran.
Vozinha ka shtyrë tri herë mbërritjen e tij në Kili, duke rritur pasigurinë rreth transferimit. Ai pritej të mbërrinte fillimisht të martën, më pas udhëtimi u shty për të mërkurën dhe më vonë për të enjten, por portieri nuk u paraqit.
Sipas raportimeve, Berkane është pranë paraqitjes së një oferte zyrtare për Vozhinan, ndërsa klubi maroken thuhet se ka arritur gjithashtu një marrëveshje me trajnerin e Kepit të Gjelbër, Bubista, për të marrë drejtimin e skuadrës.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 August 2026, 13:26
SPANJE - "Për të menaxhuar Manchester United, ju nevojitet dikush me shumë më tepër përvojë në fitimin e trofeve ...
Sport
1 August 2026, 13:06
SPANJE - Nëse një pozicion ka qenë veçanërisht i brishtë te Real Madridi në vitet e fundit, ka qenë ai&nbs...
Sport
1 August 2026, 11:30
ANGLI - Barcelona barazoi 2-2 pas 90 minutash dhe humbi në gjuajtjet e penalltive. Trajneri gjerman vlerësoi punën e lojtarëve të rin...
Sport
1 August 2026, 11:00
SPANJE - Në moshën 36 vjeç, Wojciech Szczęsny po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës s&...
Sport
1 August 2026, 10:30
ANGLI - Kampi stërvitor në anglez i FC Barcelonës vazhdoi të premten në mbrëmje me një humbje pas gjuajtjeve të penall...
Sport
1 August 2026, 10:00
ANGLI - Lajmet e fundit nga Anglia janë tronditëse: Arsenali thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Vinic...
Sport
1 August 2026, 09:30
ITALI - Presidenti i Genoas, Dan Sucu, "nuk mund të konsiderohet punëtor ose bashkëpunëtor i Securitate (shërbimeve sekrete rumu...
Sport
1 August 2026, 09:00
ITALI - Tifozët e futbollit të Napolit i lyen rrugët e qytetit sot me ngjyrë blu. Një maratonë e gjatë priste mes...
Sport
1 August 2026, 08:30
ZVICER - "Pasi dëgjova me kujdes të gjitha pikëpamjet, u bë e qartë se projekti ka krijuar përçarje të një naty...
Sport
1 August 2026, 08:15
FRANCE - I konsideruar nga shumë si pasardhësi ideal i Gianni Infantinos si president i FIFA-s, Nasser al-Khelaïfi ka refuzuar çdo kandi...