30 July 2026, 23:40
Nga DOSJA
Në qendër, Lorenco Vila, autori i golit të parë...
ELBASAN - Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij, duke siguruar me meritë kualifikimin për në turin e tretë të UEFA Conference League.
Pas barazimit 1 -1 në sfidën e parë në transfertë, ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Dinamo hodhi themelet e fitores që në pjesën e parë. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, duke ndezur festën në tribunat e “Elbasan Arenës”. Vetëm pak çaste para pushimit, në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme skuadrës shqiptare.
Në pjesën e dytë, Aluminij u përpoq të rikthehej në lojë, por Dinamo administroi me zgjuarësi avantazhin dhe në minutën e 77-të vulosi gjithçka. Ishte Fabjan Perndreca ai që realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës sllovene dhe duke kthyer fundin e ndeshjes në një festë për blutë.
Me këtë sukses, Dinamo vazhdon ëndrrën europiane dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një tjetër sfidë ku do të synojë të afrohet edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 July 2026, 19:30
Matthias Jaissle fitoi dy tituj radhazi të Bundesligës austriake me RB Salzburg
ANGLI - Burime të ESPN të enjten në mëngjes r...
Sport
30 July 2026, 19:00
SUEDI - 77 ekipe nga vende të ndryshme, morën pjesë në një turne ndërkombëtar futbolli të rinjsh, përfshirë ...
Sport
30 July 2026, 18:30
ZVICER - Liderët evropianë të futbollit po përpiqen ta pozicionojnë biznesmenin katarian Nasser Al-Khelaïfi kundër Gianni I...
Sport
30 July 2026, 18:00
ANGLI - Jack Grealish përdori rrjetet sociale për të mohuar se ishte lënë jashtë turneut parasezonal të Manchester Cityt n&...
Sport
30 July 2026, 17:30
ARABIA SAUDITE - Joao Cancelo duhej të paraqitej në kampin stërvitor të Al Hilal në Austri të mërkurën,...
Sport
30 July 2026, 17:15
Raphinha dhe Flick
ANGLI - Barcelona përfundoi një tjetër seancë stërvitore në Angli të enjten në m&...
Sport
30 July 2026, 17:00
ITALI - Kristian Asllani nuk është më pjesë e projektit të Interit. Klubi zikaltër ka vendosur që mesfushorin shqiptar ta l...
Sport
30 July 2026, 16:30
Mastantuono gjatë ndeshjes kundër Leganés
SPANJE - E ardhmja e Franco Mastantuonos po fillon të marrë formë dhe do të ...
Sport
30 July 2026, 16:00
ANGLI - Chelsea vazhdon përgatitjet për një rikthimin në Premier League. Është një sezon sfidues për djemt&e...
Sport
30 July 2026, 15:30
Stadiumi Mario-Rigamonti tani pret ndeshjet e Union Brescias
ITALI - Fundi i një epoke në Lombardi: gjykata e Brescias ka shpallur të falime...