8 December 2023, 17:46
Nga DOSJA
FRANCE - Qeveria franceze vendosi këtë të premte të ndalojë tifozët e tetë klubeve të udhëtojnë për të mbështetur skuadrat e tyre në kampionat dhe ndeshjet e Kupës së Francës, që do të zhvillohen gjatë fundjavës, pas incidenteve të regjistruara muajt e fundit.
Në një urdhër të publikuar sot, Ministria e Brendshme franceze identifikoi tifozët e Lens, Bordeaux, Nimes, Auxerre, Toulouse, Reims, Nantes dhe Marseille, si ata që nuk mund të marrin pjesë në udhëtimin e ekipeve të tyre.
Në dokumentin e publikuar nënvizohet se kjo masë synon “të shmangë të gjitha rreziqet serioze për sigurinë e njerëzve dhe pronës”, që ajo konsideron se ekzistojnë në lojërat e skuadrave në fjalë.
“Që nga fillimi i vitit 2023 dhe sezoni i Ligës dhe Kupës së Francës, lëvizjet e tifozëve të klubeve të futbollit kanë qenë shumë shpesh burim i incidenteve të rendit publik për shkak të sjelljeve të dhunshme të disa prej tyre”, shpjegon njoftimi.
Rasti më i fundit ka ndodhur të shtunën, me vdekjen e një tifozi të Nantes në përleshjet me tifozët e Nice. Më parë, në tetor, ndeshja ndërmjet Marseilles dhe Lyonit u shty, pasi autobusi i Lionit u godit me gurë, duke i shkaktuar lëndime Fabio Grossos, trajnerit që drejtonte ekipin në atë kohë.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 December 2023, 17:23
ARABI SAUDITE - Një penallti e çuditshme është akorduar këtë të enjte në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa vid...
Sport
8 December 2023, 17:21
SPANJE - Carlo Ancelotti foli edhe për një nga temat më të nxehta në lajmet sportive: kontratën miliona dollarëshe t&eum...
Sport
8 December 2023, 17:16
ITALI - Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm italian Francesco Totti, Ilari Blasi, ka folur për divorcin me futbollistin e njo...
Sport
8 December 2023, 16:44
FRANCE - Sipas informacioneve të “RMC Sport” që “L'Équipe” mund të konfirmojë, Achraf Hak...
Sport
8 December 2023, 16:30
FRANCE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka autorizuar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë në...
Sport
8 December 2023, 16:16
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën ...
Sport
8 December 2023, 12:32
ITALI - Milani i Stefano Piolit po përgatitet të përballet me Atalantën me synimin për t'i dhënë vazhdimësi fitoreve nda...
Sport
8 December 2023, 12:22
TIRANE - Edhe Shqipëria U19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e rivaleve që do të ketë përballë në...
Sport
8 December 2023, 12:19
ANGLI - Qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premier L...
Sport
8 December 2023, 12:10
ARGJENTINE – Duket e paqartë e ardhmja e stolit të kampionëve të Botsës së Argjentinës. Këtë gjë e kompl...