LIVE UPDATES
Sport

Ish-kapiteni kuqezi flet pas shortit të Botërorit, për ndeshjen Shqipëri-Serbi!

Rëndësi ka që të mos përsëriten ngjarjet e 10 viteve më parë. Duka ka thënë se, dashje pa dashje, është ajo situata dhe frika e ndeshjeve të tilla, në aspektin jashtë futbollit. Serbia është ekip i fortë.

13 December 2024, 23:20 Nga DOSJA
Ish-kapiteni kuqezi flet pas shortit të Botërorit, për ndeshjen

TIRANE - Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, një nga protagonistet ë mëdhenj kuqezi në ngjarjet e 9 viteve më parë në Beograd, ka folur për shortin e Botërorit 2026, duke shprehur besimin se Kombëtarja mund t’ia dalë në grupin e saj ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Në një intervistë për gazetaren e New Sport, Trevisa Tufa, 41-vjeçari u shpreh:  

Lorik, shpërtheu rrjeti, u bë dhe një herë virale fotoja juaj në Beograd. Çfarë ju shkoi në mendje fillimisht kur u shortuam sërish me Serbinë?

Në vazon e parë kemi marrë një nga ekipet më të forta(Anglinë). Ndaj tyre shumë e vështirë të garosh për vendi ne parë. Nga vazot e dyta, Serbia bën pjesë tek ekipet e forta. Nga vazoja e katërt, Letonia nuk është më e vështira që mund të kishim marrë. Nga vazoja e pestë, doja San Marinon. Serbinë doja të evitonim për shkak të tensioneve që dihen.

 “Mes luftës dhe paqes” e kemi cilësuar ne, dhjetë vite më parë ishte luftë, sot predikohet paqe, a mund të ketë një te mesme me Serbinë?

Nuk duhet të shikojmë në këndvështrim ndryshe, duhet të luajmë ndeshje dinjitoze. Para 10 vitesh kemi pasur kushte tjera, nuk kemi menduar se do të cenohemi. Kemi bërë një lojë të mirë. Nuk dua të humb shumë kohë, fokusi duhet të jetë të futbolli. Kemi mundësitë për t’u përballur me këtë ekip dhe të luftojmë me Anglinë.

Lorik, do të doje ta rilaje këtë takim, do të kishte dëshirë t’i drejtoje edhe një herë djemtë në Beograd?

Do të ishte kënaqësi nëse do ta vishja edhe një herë atë fanellë.

Lorik, në studio kam profesor Shpëtim Duron. Profesor, e doje Serbinë në short? E sigurt është që Duka nuk e donte, e shfaqi qartë mimika e tij ‘live’...

Rëndësi ka që të mos përsëriten ngjarjet e 10 viteve më parë. Duka ka thënë se, dashje pa dashje, është ajo situata dhe frika e ndeshjeve të tilla, në aspektin jashtë futbollit. Serbia është ekip i fortë. Vazoja e parë dhe vazoja e dytë kanë skuadra të forta. Anglia ka pretendime për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit. Kemi kapacitetet për t’u përballur me dinjitet.

10 vite më pas Lorik, a i druheni sërish së njëjtës situatë, a mund të zhvillohet një ndeshje e tillë në kushte normale?

Unë besoj që ajo çfarë ka ndodhur para 10 vitesh e ndihmon të gjithë ambientin që të mos përsëriten skena të tilla. Ata kanë mësuar nga gabimet. Duke njohur mentalitetin e tyre, nuk do mungojnë provokimet. Ne duhet të fokusohemi te fusha, serbët si individë janë shumë të fortë. Ne kemi qenë më skuadër, të luajmë me dinjitet dhe të mos kemi pishmane.

E prisje që pas dhjetë vitesh të bashkoheshim me Serbinë për të organizuar një turne Evropiani, si ai i 21-vjeçarëve, a do të ndikojnë ky organizim për të zbutur këtë ritakim me Serbinë?

Organizimi nuk ndryshon diçka në ambientin e ndeshjes. Në interesin e të gjithëve, është që gjërat të shkojnë si duhet. Mbetet temë e konsumuar. Për mua ky nuk ishte momenti i duhur që duhej bërë. Duhej që të kryheshin disa procese, e më pas mund të bashkëpunonim. Secili ka mendimin e vet, nuk mund të themi pro apo kundër, por mua nuk m’u duk momenti i duhur.

Jo vetëm Serbia, por dhe Anglia në grup. Tuchel u shpreh se Shqipëria mund të na befasojë, mund të ndodhë realisht? Mund ta befasojmë Anglinë?

Sikurse ne mund të humbasim pikë me Letoninë! Nëse duam kualifikimin, nuk duhet të llogarisim se do dalim pa pikë nga sfidat me Anglinë. Dikur ishte arritje me 5-6 pikë, tani synojmë më shumë. Tani kombëtarja ka ambicie dhe kemi shkuar në një tjetër pozicion. Kujtojmë që kemi marrë pikë ndaj Portugalisë që më pas u bë kampion Europe. Kemi cilësi dhe mund të luajmë mirë.

Beson te kualifikimi? E thyem tersin me Serbinë 10 vite me parë, mund ta thyejmë sërish, këtë herë për të shkuar në Botëror?

Shpresojmë që të jetë ogur i mirë, që kur të na bie Serbia, të kalojmë ne dhe ajo ata (qesh). Të luajmë me dëshirë dhe vullnet. Ky grup është pjekur.

Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova njohu rivalët, në një grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Si të duket si grup? Sa shanse ka Kosova për të kualifikuar?

Kosova pati fatin që mori një nga ekipet më të dobëta të vazos së parë, Zvicra. Këta të fundit nuk janë në momentin më të mira. Suedia dhe Sllovenia janë ekipe që po kalojnë periudhë të mirë. Kosova ka kualitet, një fillim i mbarë mund t’u sjellë shpresë. Do të ishte bukur që eliminatoret t’i bënim bashkë (Kosova dhe Shqipëria), që t’i përballonim si duhet rivalë të tillë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim