16 December 2024, 07:26
Nga DOSJA

ANGLI - Ishte e papranueshme për Southamptonin humbja 5-0 kundër Tottenhamit. Humbja e tretë radhazi ishte vdekjeprurëse, vargu i rezultateve negative që nisi në fillim të nëntorit dhe ka vazhduar deri më sot, me “Shenjtorët” në mëshirë të një situate katastrofike në renditje: 5 pikë në 16 ndeshje në Premier League.
Për këtë arsye, të dielën në mbrëmje u zyrtarizua me anë të një komunikate për shtyp, edhe shkarkimi i menjëhershëm i kryetrajnerit, Russell Martin.
Deklarata zyrtare
“Mund të konfirmojmë se kemi marrë vendimin e vështirë për të ndarë rrugët me trajnerin e ekipit tonë për meshkuj, Russell Martin.
Në fillim të sezonit të gjithë ishim të vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballeshim këtë vit për t'u përshtatur me jetën në ligën më të mirë, duke konkurruar në ligën më të bukur dhe më konkurruese në botë.
Megjithatë, realiteti i situatës sonë është i qartë. Bordi mbështeti Russell dhe stafin e tij dhe ishte i hapur dhe transparent në lidhje me pritshmëritë tona. Ne të gjithë ramë dakord se kishte një nevojë urgjente për të përmirësuar rezultatet.
Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar Russell dhe stafin e tij për të gjithë punën dhe përkushtimin që i kanë dhënë klubit brenda dhe jashtë fushës gjatë 18 muajve të fundit. Të gjithë të lidhur me Southampton FC do të kenë gjithmonë kujtime fantastike nga sezoni i kaluar, veçanërisht fitorja në finalen e play-off-it në maj.
Trajneri aktual U-21 Simon Rusk do të marrë përgjegjësinë e skuadrës në mënyrë të përkohshme derisa të shpallet një zëvendësues i përhershëm.
Prapa skenave, ne jemi të inkurajuar nga zhvillimi i vazhdueshëm i talenteve që vijnë nga Akademia jonë. Ne jemi krenarë për kontributin që lojtarët tanë të rinj po japin dhe kemi besim se ky do të mbetet një burim force dhe krenarie për të gjithë ata që lidhen me klubin.
Ne jemi gjithashtu thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe pozitivitetin e treguar nga fansat tanë. Ne jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë të hendekut të madh midis Champions League dhe Premier League, por mirëkuptimi dhe pasioni juaj, edhe kur rezultatet nuk kanë qenë sipas dëshirës, vazhdojnë të drejtojnë angazhimin tonë afatgjatë ndaj klubit”.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 December 2024, 01:48
ITALI - Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 15-të të Serie A, Milani nuk shkoi përtej barazimit 0-0 kundër Gen...
Sport
16 December 2024, 01:31
SPANJE - Tjetër zhgënjim nga Brcelona në La Liga. Skuadra “blugrana”, pas barazimit 2-2 në fushën e Betisit, u mposht p&eum...
Sport
15 December 2024, 22:05
ANGLI - Manchester City po përjeton krizën më të thellë në epokën e Pep Guardiolës dhe kjo ka përkuar me munges&eum...
Sport
15 December 2024, 22:04
GJERMANI - Borussia Dortmund dhe Hoffenheim u ndanë në barazim 1-1 në një ndeshje të tensionuar në “Signal Iduna Park”...
Sport
15 December 2024, 21:59
ANGLI - Përmbysje e çmendur e rezultatit nga Manchester United në Etihad, në derbin me Manchester City-n. Një gol i shënuar nga ...
Sport
15 December 2024, 18:43
DURRES - Egnatia rreshket në vendin e katër në përfundim të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Kampion&...
Sport
15 December 2024, 18:38
TIRANE - 37 talentet që janë pjesë e programit “Elite Youth Development Academy” morën pjesë këtë javë n&e...
Sport
15 December 2024, 18:26
nedim bajrami
SKOCI - Nedim Bajrami gjen golin me Rangers në finale e Kupës së Ligës në Skoci. Në duelin ku përplasen d...
Sport
15 December 2024, 16:00
ANGLI - Gary O'Neil nuk është më trajner i Wolverhampton, sipas shtypit anglez. Trajneri nuk i rezistoi dot rezultateve të këqija dhe...
Sport
15 December 2024, 15:30
SHBA - Randy Moss konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të gjerë në historinë e NFL-së....