31 July 2026, 20:21
Nga DOSJA

ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Al Ittihad dhe do të transferohet te Genoa, me marrëveshjen që kanë arritur të dy palët. Klubi italian ka fituar garën ndaj disa ekipeve portugeze, të cilat gjithashtu kishin shfaqur interes konkret për shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar.
Për Mitajn bëhet fjalë për një rikthim në një nga kampionatet më të forta të Europës, pasi pas eksperiencave me AEK Athinën, Lokomotiv Moskën dhe Al Ittihad, tashmë do të provojë veten në Serie A. Genoa e sheh mbrojtësin kuqezi si një përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes, falë shpejtësisë, aftësive në fazën mbrojtëse dhe kontributit në ndërtimin e lojës.
Mario Mitaj ishte pjesë e Al Ittihad në sezonet e fundit, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, ndërsa me fanelën e Kombëtares shqiptare është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
I lindur në Athinë më 6 gusht 2003, ai debutoi me Shqipërinë në moshën vetëm 17-vjeçare dhe deri tani numëron mbi 30 ndeshje me kuqezinjtë, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të brezit të ri.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë në orët në vijim, ndërsa tani Genoa ka siguruar një nga mbrojtësit shqiptarë më premtues të momentit, duke fituar konkurrencën e fortë nga klubet portugeze.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 July 2026, 20:00
SPANJE - Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, do të dalë në gjyq në shtator për akuzat se ka ndarë pamje intime që...
Sport
31 July 2026, 19:45
ANGLI - Cole Palmer zbulon se gati iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin në ijë që e...
Sport
31 July 2026, 18:39
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, pret që Alexander Isak të jetë në formë të mirë në fillim të vitit...
Sport
31 July 2026, 18:27
ANGLI - Anësori i Chelseas, Mykhailo Mudryk, mund të rikthehet në fushën e futbollit menjëherë pasi pezullimi i tij për shk...
Sport
31 July 2026, 18:17
SPANJE - Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me Arsenalin që po e monitoron nga afër situat&eum...
Sport
31 July 2026, 18:02
FRANCE - “Onze d'Or” 2025 ishte një garë shumë e ngushtë midis fituesit të “Topit të Artë&...
Sport
31 July 2026, 17:08
ANGLI - Arsenali është shumë pranë përfundimit të një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit ka...
Sport
31 July 2026, 16:50
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit (FA) konfirmoi të premten një gjobë të majme për Chelsean për shkelje të rregulloreve ...
Sport
31 July 2026, 16:25
SPANJE - Franco Mastantuono është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit kundër Fiorentinës (nesër,...
Sport
31 July 2026, 16:00
ANGLI - Aktualisht, UEFA dhe FIFA nuk janë në marrëdhëniet më të mira për shkak të qëllimit të FIFA-s p...