28 July 2026, 17:50
Nga DOSJA

ANGLI - Kroati 24-vjeçar Josko Gvardiol, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2023 nga RB Leipzig për rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, por klubi vendosi ta blindojë me një marrëveshje të re pesëvjeçare.
Pas firmosjes së kontratës, Gvardiol shprehu kënaqësinë për vazhdimin e aventurës në Etihad Stadium. "Sapo mësova se Man.City dëshironte të ma rinovonte kontratën, e kuptova menjëherë se kjo ishte ajo që doja. Është klubi më i mirë në botë për të luajtur", deklaroi kroati.
Ai vlerësoi gjithashtu cilësinë e skuadrës dhe ambiciet për vitet e ardhshme. "Lojtarët që janë këtu janë të jashtëzakonshëm. Kemi një ekip të ri, me shumë cilësi dhe potencial. Besoj se do të arrijmë suksese të mëdha në vitet që vijnë."
Që nga transferimi i tij në Manchester City, Gvardiol ka fituar pesë trofe, mes tyre Premier League dhe FA Cup, duke u shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes së Cityt.
Edhe drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, e përshëndeti rinovimin e kontratës. "Josko është një futbollist tek i cili ky klub beson plotësisht. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Manchester City është i përkushtuar të mbajë talentet e tij më të mira dhe jemi shumë të lumtur që ai ka firmosur një kontratë të re", u shpreh Viana.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 July 2026, 17:27
Franca u përball me Italinë në finalen e Kupës së Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani
GJERMANI - Një rikthim ...
Sport
28 July 2026, 16:56
FRANCE - Pritja kishte qenë e gjatë për muaj të tërë, por më në fund mori fund këtë të martë me em...
Sport
28 July 2026, 16:44
ANGLI - Ky mund të jetë një hap vendimtar në këtë sagë. Pasi zgjodhi, siç u zbulua të dielën, të...
Sport
28 July 2026, 15:02
ITALI - Rafa Leao pritet t'i bashkohet Milanit në Australi të mërkurën, por e ardhmja e portugezit duket ende larg Ro...
Sport
28 July 2026, 14:35
Presidenti Giovanni Malagò (majtas) dhe trajneri Roberto Mancini
ITALI - Një fytyrë e njohur po rikthehet në Nazionale. Roberto Manci...
Sport
28 July 2026, 13:00
FRANCE - E mërkura, 28 korrik 2026, do të jetë një datë e shënuar në historinë e futbollit francez. Epoka e Didier Des...
Sport
28 July 2026, 12:45
FRANCE - Zinedine Zidane, trajneri i ri i “Les Bleus” i emëruar zyrtarisht këtë të martë, nuk e fshehu emocionin dhe padu...
Sport
28 July 2026, 12:30
ITALI - Futbolli italian rikthehet në kohë një muaj më parë, kur Giovanni Malagò sapo ishte zgjedhur presidenti i ri...
Sport
28 July 2026, 12:14
FRANCE - Zërat kishte filluar prej muajsh, por pritja vazhdoi deri këtë të martë. Më 28 korrik 2026, Zinédine Zidane...
Sport
28 July 2026, 12:00
Antonio Rüdiger, Jude Bellingham dhe Trent Alexander-Arnold janë ndër yjet e Real Madridit që do të lançojnë uniformë...