1 August 2026, 16:21
Nga DOSJA

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të saj te investitorë privatë.
Përmes një deklarate publike, Duka e ka mirëpritur tërheqjen e FIFA-s nga ky projekt, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Megjithatë, ai thekson se e gjithë situata ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e qeverisjes së futbollit në nivel ndërkombëtar.
“E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen”, shkruan Duka.
Presidenti i FSHF-së nënvizon se vendimet që prekin të ardhmen e futbollit duhet të bazohen gjithmonë në standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale, duke i cilësuar këto si parime themelore për mbrojtjen e integritetit të lojës.
Në deklaratën e tij, Duka shpreh edhe mbështetjen e plotë për qëndrimin e UEFA-s, duke bërë të ditur se do të vijojë të punojë së bashku me drejtuesit e federatave të tjera evropiane për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten.
“Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s. Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkretë dhe të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen”, thekson ai.
Në përfundim, zëvendëspresidenti i UEFA-s vlerëson unitetin e federatave evropiane si faktorin kyç që ndikoi në tërheqjen e FIFA-s nga ky plan.
“Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, përfundon deklarata e Armand Dukës.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 August 2026, 13:38
KEPI I GJELBERT - Gardiani 40-vjeçar u bë një nga emrat më të përfolur të futbollit këtë verë pas paraqitj...
Sport
1 August 2026, 13:26
SPANJE - "Për të menaxhuar Manchester United, ju nevojitet dikush me shumë më tepër përvojë në fitimin e trofeve ...
Sport
1 August 2026, 13:06
SPANJE - Nëse një pozicion ka qenë veçanërisht i brishtë te Real Madridi në vitet e fundit, ka qenë ai&nbs...
Sport
1 August 2026, 11:30
ANGLI - Barcelona barazoi 2-2 pas 90 minutash dhe humbi në gjuajtjet e penalltive. Trajneri gjerman vlerësoi punën e lojtarëve të rin...
Sport
1 August 2026, 11:00
SPANJE - Në moshën 36 vjeç, Wojciech Szczęsny po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës s&...
Sport
1 August 2026, 10:30
ANGLI - Kampi stërvitor në anglez i FC Barcelonës vazhdoi të premten në mbrëmje me një humbje pas gjuajtjeve të penall...
Sport
1 August 2026, 10:00
ANGLI - Lajmet e fundit nga Anglia janë tronditëse: Arsenali thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Vinic...
Sport
1 August 2026, 09:30
ITALI - Presidenti i Genoas, Dan Sucu, "nuk mund të konsiderohet punëtor ose bashkëpunëtor i Securitate (shërbimeve sekrete rumu...
Sport
1 August 2026, 09:00
ITALI - Tifozët e futbollit të Napolit i lyen rrugët e qytetit sot me ngjyrë blu. Një maratonë e gjatë priste mes...
Sport
1 August 2026, 08:30
ZVICER - "Pasi dëgjova me kujdes të gjitha pikëpamjet, u bë e qartë se projekti ka krijuar përçarje të një naty...