LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë

• Moti i keq ka përfshirë disa qytete të vendit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime në banesa dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. • Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër dhe Kukës, ku reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat elektrike dhe disa akse rrugore. • Në Pukë, qyteti dhe disa fshatra, mes tyre Qafë Mali, Gjegjan dhe Rrapë, kanë mbetur pa energji elektrike pas defekteve në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë dhe në linjën e emergjencës Koman–Pukë. • Ndërprerje të energjisë raportohen edhe në disa zona të bashkive Kukës, Has dhe Tropojë, ndërsa në Fushë-Arrëz janë regjistruar dëmtime në banesa, në çatinë e një shkolle në Iballë dhe në rrugët rurale. • Problematika në qarkullim janë evidentuar edhe në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, për shkak të rënies së gurëve dhe inerteve. • Ndërkohë, aksi Fushë-Arrëz–Bardhet është bërë sërish i kalueshëm, pas pastrimit të rrugës nga një pemë e rrëzuar.

8 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë problematika në Spitalin e Pukës, një pjesë e llamarinës bie mbi ambulancën 

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pasojë e motit të keq ka rënë një pjesë e mbulesës prej llamarine të korridorit lidhës që bashkon Urgjencën dhe Poliklinikën me godinën e spitalit.

Nga rënia e llamarinave është dëmtuar edhe një prej autoambulancave të shërbimit spitalor, e cila ndodhej e parkuar. Uji nuk ka depërtuar brenda korridorit lidhës, pasi struktura është e pajisur edhe me soletë mbrojtëse.

Problematika është përsëritur, pasi vetëm pak ditë më parë kjo pjesë e mbulesës kishte pësuar dëmtime të pjesshme, për riparimin e të cilave kishte ndërhyrë kompania e sigurimit./Dosja.al      

2 ORE ME PARE

Nis pastrimi i borës në aksin rrugor Qafë Thore/ Mjetet borëpastruese po punojnë për garantimin e sigurisë të drejtuesve të automjetve

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

QAFË THORE- Në aksin rrugor në Qafë Thore po punohet për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit. Segmentet rrugore u bllokuan nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë shoqëruar vendin prej ditësh.

Në zonë raportohet prani e një sasie të vogël dëbore në rrugë, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë për largimin e saj për garantimin e lëvizjes sa më të sigurt për drejtuesit e automjeteve./Dosja.al       

2 ORE ME PARE

Kushtet atmosferike në Pogradec/ Reshjet e shiut lënë pa energji elektrike disa zona të Mokrës 

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shoqëruar gjatë natës edhe qarkun e Pogradecit duke shkaktuar kështu disa probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës në Pogradec.    

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime përcjellsash në Njësinë Administrative të Velçanit ku disa fshatra si Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë dhe Shpellë, janë pa energji elektrike.

Dëmtime ka pasur edhe në Njësinë Trebinjë ku të paktën 4 fshatra në këtë njësi rezultojnë pa energji deri në këto momente. Nga ana e OSHEE-së, bëhet me dije se në terren janë disa grupe të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.

Kjo zonë pati probleme edhe disa ditë më parë ku si pasojë e erës këto zona mbetën për më shumë se 48 orë pa energji./Dosja.al 

2 ORE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme edhe në Kryeqytet/ Pema e rrëzuar në stadiumin Dinamo bllokon kalimin për këmbësorët dhe biçikletat(VIDEO)

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin e vendit me energji elektrike, kryesisht në veri të vendit. Disa fshatra dhe njësi prej ditësh janë përballur me bllokimin e rrugëve rurale dhe kombëtare si në qarkun e Kuësit, Shkodrës, Lezhës dhe Pukës.

Ndërkohë erërat e forta kanë sjellë probleme edhe në Kryeqytet. Një pemë është rrëzuar në stadiumin Dinamo, duke bllokuar kështu kalimin për këmbësorët dhe biçikletat./Dosja.al 

 

 

3 ORE ME PARE

Njësitë dhe disa zona të Lezhës pa energji elektrike/ Grupet e punës të OSHEE-së po punojnë për të evidentuar defektet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut 

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

LEZHË- Qarku i Lezhës është shoqëruar me reshje të dendura të shiu dhe erëra të forta që prej pasdites së së dielës, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të qytetit dhe në njësitë përreth. Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në një pjesë të qendrës së Lezhës, si dhe në disa fshatra të rajonit.

Grupet e punës të OSHEE-së janë angazhuar në terren për të evidentuar defektet e shkaktuara nga reshjet dhe era, si dhe për të vlerësuar problematikat në rrjetin elektrik. Punonjësit po punojnë për identifikimin e pikave problematike dhe kryerjen e ndërhyrjeve të nevojshme me qëllim rikthimin e furnizimit me energji elektrike për abonentët e prekur./Dosja.al  

3 ORE ME PARE

Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike, erërat e forta rrëzojnë disa pemë, dëmtime në rrugët rurale  

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

SHKODËR- Bashkitë e qarkut Shkodër janë përballur me disa problematike me furnizimin me enrgjinë elektrike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime në çatinë e një shkolle 9-vjeçare, në disa banesa dhe në rrugët rurale.   

Sipas informacionit të Prefekturës së Qarkut Shkodër, deri në orën 09:00 të datës 23 nëntor 2026, në bashkinë Shkodër erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve. Shërbimet bashkiake kanë ndërhyrë për largimin e tyre.

Në Malësinë e Madhe nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar gjithashtu me ndërprerje të furnizimit me energji. 

Problematikat më të shumta janë regjistruar në bashkinë Fushë-Arrëz. Si pasojë e motit të keq, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare në Iballë, si dhe disa banesa.

Gjithashtu, prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave kanë shkaktuar dëmtime në rrugët rurale. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie.

Edhe aksi Fushë-Arrëz–Bardhet është bllokuar përkohësisht gjatë natës për shkak të rrëzimit të një peme, por është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

Problematika nga moti i keq janë evidentuar edhe në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ku ka pasur rënie gurësh dhe prurje inertesh. Aktualisht vijon puna për pastrimin e tyre.

Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por aksi rrugor vijon të jetë i kalueshëm. Ndërkohë, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore. Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.

Prefektura e Shkodrës bën me dije se po monitoron situatën në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në zonat e prekura./Dosja.al 

3 ORE ME PARE

Moti i keq në Qarkun e Kukësit/ Vijojnë rëniet e gurëve në rrugët kombëtare, disa zona të vendit mbesin pa furnizim me energji elektrike 

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

KUKËS- Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë Qarkun e Kukësit kanë sjellë problematika në furnizimin me energji elektrike në disa zona, ndërsa të gjitha akset rrugore kombëtare vijojnë të jenë të kalueshme. Strukturat përgjegjëse kanë njoftuar se i gjithë territori i qarkut ishte përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara gjatë natës edhe me erë të fortë. 

Si pasojë e motit të keq, rrugët kombëtare dhe ato bashkiake vijojnë të jenë të rrezikuara nga rënia e gurëve, inerteve dhe vërshimi i ujërave. Ndërkohë, subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin e akseve kombëtare dhe mbajtjen e tyre funksionale. 

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar problematika të tjera. Problematika kryesore mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi një numër zonash në të tria bashkitë e qarkut vijojnë të jenë pa energji.

Në bashkinë Kukës, ndërprerjet prekin zonën industriale të qytetit, njësitë administrative Malzi, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Zapod.

Në bashkinë Tropojë, pa energji elektrike raportohen njësia administrative Margegaj, qyteti i Fierzës dhe lagjja Geg Hysen në qytetin e Bajram Currit.

Ndërsa në bashkinë Has, problematika përfshin njësinë administrative Fajzë, fshatrat Kishaj dhe Pogaj në njësinë administrative Gjinaj, si dhe spitalin dhe ujësjellësin e qytetit të Krumës.

Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ai po vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet dhe strukturat përgjegjëse mbeten në kontakt për ndjekjen e problematikave dhe ndërhyrjen sipas nevojës./Dosja.al 

5 ORE ME PARE

Reshjet e shiut lënë pa energji elektrike qytetin e Pukës/ Dëmtohen linjat e emergjencës Koman-Pukë që prej mbrëmjes së kaluar 

Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz,

PUKË- Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë, që prej mbrëmjes së kaluar. Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën është jashtë funksionit, një defekt që ndodh për të dytën herë në një javë.  

Ndërkohë edhe linja e emergjencës Koman-Pukë ndodhet jashtë funksionet. Si pasojë e erës së fortë dhe rrebeshit, janë dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe fshatrat Qafë Mali,Gjegjan, Rrapë./Dosja.al 

moti i keq nevend

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...