1 August 2026, 02:36
Nga DOSJA

ZVICER - Një "tërmet" i vërtetë ka goditur qeverinë e futbollit botëror. Të 55 shoqatat anëtare të UEFA-s kanë vendosur unanimisht të bojkotojnë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra.
Ky vendim drastik vjen si shenjë proteste ndaj planeve të fundit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për projektin "FIFA Forward Enterprise" (FFE), i cili synon t'u shesë investitorëve privatë një pjesë të të drejtave tregtare të Botërorit.
Lajmi i bujshëm u bë me dije nga gazetari investigativ i talkSPORT, Ben Jacobs, i cili konfirmoi se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje urgjente ku u vendos që asnjë skuadër evropiane nuk do të marrë pjesë në kompeticionet e FIFA-s nëse ky plan nuk anulohet plotësisht. UEFA deklaroi prerazi se "Kupa e Botës nuk është në shitje".

Ironia në rrjetet sociale
Ky lajm ka sjellë reagime të panumërta në rrjet. Ndër komentet më të shpërndara ishte ai i opinionistit L.A. Matthews, i cili përmes platformës X goditi drejtpërdrejt aftësitë menaxhuese të Infantinos.
Matthews shkroi me ironi se duhet një "paaftësi e jashtëzakonshme" në punë që të bësh 55 shtete të ndryshme evropiane, të cilat shpesh kanë interesa të përpjekura politike dhe sportive, të bien dakord 100% për të njëjtën gjë.
Çfarë po ndodh me FIFA-n?
Projekti i Infantinos ka sjellë një përçarje të madhe. Përveç UEFA-s, edhe konfederata e Amerikës Veriore (CONCACAF) dhe ajo e Azisë (AFC) kanë dalë kundër planeve të investitorëve privatë. Ndërkohë, brenda vetë strukturave të FIFA-s ka nisur dorëheqja e zyrtarëve të lartë, duke e çuar pozicionin e Gianni Infantinos në pikën më kritike të karrierës së tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 July 2026, 21:06
ITALI - Genoa CFC njofton se ka zyrtarizuar blerjen e të drejtave sportive të mbrojtësit të krahut Mario Mitaj nga Al-Ittihad, n...
Sport
31 July 2026, 20:21
ITALI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Al Ittihad dhe do të transferohet te Genoa, me marrëveshjen që kan&e...
Sport
31 July 2026, 20:00
SPANJE - Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, do të dalë në gjyq në shtator për akuzat se ka ndarë pamje intime që...
Sport
31 July 2026, 19:45
ANGLI - Cole Palmer zbulon se gati iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin në ijë që e...
Sport
31 July 2026, 18:39
ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, pret që Alexander Isak të jetë në formë të mirë në fillim të vitit...
Sport
31 July 2026, 18:27
ANGLI - Anësori i Chelseas, Mykhailo Mudryk, mund të rikthehet në fushën e futbollit menjëherë pasi pezullimi i tij për shk...
Sport
31 July 2026, 18:17
SPANJE - Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, me Arsenalin që po e monitoron nga afër situat&eum...
Sport
31 July 2026, 18:02
FRANCE - “Onze d'Or” 2025 ishte një garë shumë e ngushtë midis fituesit të “Topit të Artë&...
Sport
31 July 2026, 17:08
ANGLI - Arsenali është shumë pranë përfundimit të një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit ka...
Sport
31 July 2026, 16:50
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit (FA) konfirmoi të premten një gjobë të majme për Chelsean për shkelje të rregulloreve ...