8 December 2023, 18:34
Nga DOSJA
GREQI - Ndeshjet e futbollit të Ligës Greke, të planifikuara për fundjavën, u shtynë këtë të premte, pas një sërë episodesh dhune me tifozët, ku rasti më i fundit ka lënë në gjendje kritike një oficer policie.
Organizatorët e Ligës Greke thanë se ndeshjet e fundjavës do të ricaktohen, pasi nuk gjetën gjyqtarë për ndeshjet, pasi në fillim të javës arbitrat vendosën të vazhdojnë një grevë për të garantuar çështje sigurie.
Ky vendim pasoi një seri incidentesh të dhunshme lidhur me sportin, më i fundit të enjten mbrëma, gjatë një ndeshje volejbolli mes Panathinaikos dhe Olimpiakos, ku u ndaluan rreth 400 persona dhe u plagos rëndë një oficer policie.
"Autorët e këtyre krimeve të tmerrshme nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Ata janë kriminelë të zakonshëm, që kërcënojnë dhe ndonjëherë marrin jetë njerëzish dhe shkatërrojnë prona,"- tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis.
Në përleshje, tifozët kanë hedhur gurë dhe pishtarë, ndër të tjera, ndaj policisë, ku një efektiv 31-vjeçar është goditur në kofshë, i cili i ka shkaktuar dëmtime në arteriet dhe humbje gjaku, duke shkaktuar arrest kardiak.
Ndër rastet e tjera të regjistruara, të dielën e kaluar ndeshja mes Olympiakos dhe Volos u ndërpre për shkak të dhunës së shkaktuar nga tifozët.
"Ky sulm nuk duhet dhe nuk do të mbetet i pandëshkuar. Është një çështje e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Policia greke prej kohësh, si e gjithë shoqëria jonë, ka paguar një çmim të lartë për dhunën e tifozëve,"- tha Giannis Oikonomou, minister i brendshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 December 2023, 18:26
GJERMANI - Futbollisti gjerman dhe lojtari i Bayern Munichut Jamal Musiala është rikthyer në skuadër pas lëndimit para d...
Sport
8 December 2023, 18:19
ARABIA SAUDITE - Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Turki al Faisal, argumentoi se akuzat për përdorimin e sportit, p&eum...
Sport
8 December 2023, 18:16
TURKMENISTAN - FK Arkadag i Turkmenistanit e ka çuar dominimin e futbollit në një nivel krejtësisht të ri - duke kompletuar një...
Sport
8 December 2023, 17:46
FRANCE - Qeveria franceze vendosi këtë të premte të ndalojë tifozët e tetë klubeve të udhëtojnë për t&eum...
Sport
8 December 2023, 17:23
ARABI SAUDITE - Një penallti e çuditshme është akorduar këtë të enjte në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa vid...
Sport
8 December 2023, 17:21
SPANJE - Carlo Ancelotti foli edhe për një nga temat më të nxehta në lajmet sportive: kontratën miliona dollarëshe t&eum...
Sport
8 December 2023, 17:16
ITALI - Ish-bashkëshortja e futbollistit të famshëm italian Francesco Totti, Ilari Blasi, ka folur për divorcin me futbollistin e njo...
Sport
8 December 2023, 16:44
FRANCE - Sipas informacioneve të “RMC Sport” që “L'Équipe” mund të konfirmojë, Achraf Hak...
Sport
8 December 2023, 16:30
FRANCE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka autorizuar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë në...
Sport
8 December 2023, 16:16
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën ...