LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka bën bilancin dhe ndan tortën: “Vit shumë i suksesshëm, ja arritjet e futbollit shqiptar dhe objektivat”...

Presidenti Duka falënderoi me radhë të gjithë aktorët që kanë shërbyer që futbolli shqiptar të ketë këto arritje, që kulmuan me kualifikimin për në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

18 December 2023, 19:04 Nga DOSJA

Presidenti Duka bën bilancin dhe ndan tortën: “Vit shumë i

TIRANE - Gjatë mbrëmjes gala “Më të Mirët 2023”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mbajti një fjalim hapës dhe përshëndetës për të gjithë të pranishmit në këtë spektakël të veçantë të organizuar nga FSHF në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në fjalën e tij, presidenti Duka theksoi se viti 2023 është një nga vitet më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar në të gjitha drejtimet, ndërsa falënderoi me radhë të gjithë aktorët që kanë shërbyer që futbolli shqiptar të ketë këto arritje: futbollistë e futbolliste, trajnerë, drejtues klubesh, akademish e shoqatash, arbitra, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF-së, qeverinë, FIFA-n, UEFA-n, bashkëpunëtorë, sponsorë, tifozë si edhe ekipin kombëtar shqiptar, që siguroi finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ja dhe fjala përshëndetëse e presidentit Duka:

I nderuar President i Republikës z. Bajram Begaj,

I nderuar Kryeministër z. Edi Rama, të nderuar ministra,

I nderuar president i KOKSH, z.Fidel Ylli,

Të nderuar miq që na keni ardhur nga jashtë, ambasadorit të UEFA, Gianluca Zambrotta,

president i Federatës së Kosovës z. Agim Ademi, president i Federatës së Maqedonisë së Veriut z. Muamet Sejdini,

Të dashur anëtare të FSHF,

Miq e të ftuar,

Mirëmbrëma e mirë se keni ardhur sonte në këtë natë shumë të rëndësishme festive, falënderuese e vlerësuese të futbollit shqiptar!

Jam vërtet shumë i lumtur që në këtë fund viti takohemi jo si zakonisht, siç jemi mësuar të shihemi e të takohemi me njëri-tjetrin në fusha apo stadiume futbolli, për të luajtur apo sfiduar njëri – tjetrin në 90 minuta apo për të parë një ndeshje. Jemi këtu për të festuar, vlerësuar e falënderuar më të mirët e këtij viti të suksesshëm që po mbyllim. Përbërja e kësaj salle dëshmon pa asnjë diskutim magjinë e lojës sonë, dashurinë për të dhe vlerat e saj bashkuese.

Viti 2023 është një nga vitet më të suksesshëm, mbase më i suksesshmi në historinë e futbollit shqiptar, në të gjitha drejtimet: infrastrukturë, organizim, masivizim, kualitet e rezultate. Unë  dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar e kontribuar për këto arritje.

Si fillim të gjithë futbollistët e futbollistet tona: Profesionistë e amatorë – për punën e kontributin e tyre, në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, për djersën e derdhur e për kënaqësinë e emocionet që na kanë dhuruar. Gjithashtu dhe stafet e tyre Teknike e administrative.

Drejtuesit e klubeve, Akademive e Shoqatave të cilët ia kanë kushtuar jetën futbollit.

Arbitrat të cilët kanë kontribuar e sakrifikuar vërtetë shumë për garat në vend ,por kanë marrë dhe vlerësim kombëtar e ndërkombëtar. Çdo njëri nga ne, nëse jo krenar, ndihet mirë kur sheh çdo javë në kompeticionet europiane emra arbitrash shqiptarë. Sot numërojmë 22 arbitra shqiptarë me stemën e FIFA.

Komitetin Ekzekutiv dhe Administratën e FSHF-së, për të gjithë seriozitetin e treguar dhe projektet e realizuara me sukses gjatë këtij viti për ta çuar futbollin përpara. Ka qenë vërtet një vit i lodhshëm për ju, por për atë që keni arritur, ja ka vlejtur.

Gjatë vitit 2023, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar 13.531 ndeshje futbolli, me një mesatare 722 ndeshje në javë. Janë aktivizuar 20.324 mijë futbollistë, 1990 më shumë se një vit më parë e 1498 zyrtarë: trajnerë, stafe mjekësore, arbitra, delegatë e vëzhgues. Pra 21.822 njerëz janë të përfshirë në lojën tonë, të cilët krijojnë një ekonomi futbolli, që konsumon e kontribuon në ekonominë shqiptare.

2023 ishte edicioni i dytë i projektit “Uniforma IME”, që furnizon pa pagesë me uniformat e lojës çdo njeri që luan futboll, dhe edicioni i shtatë i projektit “Topi YT”. Këto projekte kanë pasur impakt të madh për rritjen e numrit të futbollistëve. Jemi e vetmja federatë në Europe që kemi realizuar këto  projekte dhe do t’i vazhdojmë ato, jo thjesht sepse janë një lehtësi e madhe financiare për fëmijët e familjet e tyre, por edhe një mesazh i qartë solidariteti.

Bashkëpunimi me qeverinë ka qenë i niveleve të mira, projekte të përbashkëta janë implementuar me sukses në infrastrukturë e në edukim.

Pas bashkëpunimeve shumë të suksesshme me qeverinë për ndërtimin e stadiumeve në Elbasan, Shkodër, Kukës e Tiranë, këtë vit e nisëm me konkurset e hapura, për përzgjedhjen e projekteve më të mira të stadiumeve apo komplekseve sportive në Korçë, Durrës e Vlorë, të cilët sot janë në proces projektimi e prokurimi final. Uroj të nisë puna sa më shpejt. Gjej rastin të falënderoj qeverinë shqiptare dhe në veçanti kryeministrin, jo vetëm për projektet e reja për stadiumet, por edhe për mbështetjen me fonde financiare për stafin dhe ekipin kombëtar. Dhe besoj se ja ka vlejtur, ky ekip meriton gjithçka.

Një falënderim  special për FIFA-n për suportin e dhënë në ndërtimin e kampusit të ri të Kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”, një nga më modernët në Ballkan dhe nga ku nisëm rrugëtimin për EURO 2024. Por jo vetëm kaq, gjatë vizitës së tij në Shqipëri për të inauguruar zyrat e reja të FSHF Presidenti Gianni Infantino i premtoi Ministeres Kushi (të cilën dua ta falënderoj për bashkëpunimin) projektin pilot të Futbollit në Shkolla, I cili u finalizua dhe është aktiv në 116 shkolla të vendit. Ne e mbështesim me bazë materiale e trajnime me lektorë nga FIFA për mësuesit.

Bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e me Ministren e re, Ogertën (të cilën dua ta uroj publikisht për detyrën) jam i bindur që do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë këtë projekt.

Përfaqësimi ynë në organizatën europiane të Futbollit UEFA është si asnjë herë më parë. 20 përfaqësues të futbollit shqiptar janë emëruar në poste e komisionet e zyrtarëve të UEFA.

Vazhdojmë edhe këtë vit bashkëpunimin për projekte masivizimi, infrastrukture dhe edukimi: Projekti “UEFA Playmakers”, ka bashkuar me lojën e futbollit 2175 vajza të vogla të moshës 5-8 vjeçe. Projektet e edukimit, kualifikimit e certifikimit për trajnerë, e stafe Teknike e administrative – Investimi te kapitali njerëzor është një gur themeli i rëndësishëm për të qenë konkurrues.

Nëpërmjet projektit të “100 fushave”, kemi bashkuar fondet e UEFA-s, FSHF-s, individëve, klubeve dhe pushteteve vendore për të  ndërtuar fusha të reja në: Vorë, Arbanë për klubin Dinamo, në kompleksin e Kamzës, tre fusha në qarkun e Shkodrës, dy në  Radhimë Vlorë dhe disa të tjera në proces.

26 ekipe (Andora, Kosova, Moldavia, Islandë, Luksemburg, France, Letoni, Zvicër, Skoci, Lichtenstein, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Malta, Bjellorusi, Skoci, Serbi, Hungari, Maqedoni e Veriut, Suedi, Danimarkë, Greqi, Belgjike, Republika e Irlandes, Slloveni, Kazakistan, Uells) të rinjsh e të rejash kanë vizituar Shqiperinë në 2023, për të luajtur në 13 kompeticione europiane kualifikuese. Pothuajse gjysma e federatave anëtare të UEFA.

Stadiumet e ndërtuara, organizimi perfekt i turneve kualifikuese, eksperienca e fituar, profesionalizmi i treguar, opinionet pozitive të pjesëmarrësve, por edhe zyrtarëve të UEFA-s bindi KE-në e UEFA-s të na besojë organizimin e kampionatit Europian në vitin 2025 për moshat nën 17 vjec. Në fakt kemi aplikuar me projekte, tani na duhet shumë punë, e shumë mbështetje nga të gjithë që të sjellim në nivelin e kërkuar infrastrukturën, fushat e stërvitjes e mbase dhe ndonjë rrugë aksesi për to.

Faleminderit UEFA, Faleminderit Presidentit Aleksander Ceferin.

Dua ti falenderoj Gianni-n dhe Alex-in edhe për përshendetjen dhe urimin që na kanë përcjellë e që do të transmetohet gjatë kësaj mbrëmje.

Falenderime për të gjithë bashkëpunëtorët që kemi realizuar projektet me përgjegjësi sociale – të cilat kanë qënë në qendër të vëmendjes sonë si çdo vit tjetër. Kemi qënë aktivë e kemi organizuar fushata sensibilizuese për kancerin e gjirit, kemi organizuar mamografinë lëvizëse për kontrollin e kancerit të gjirit për vajzat e përfshira në futboll.

Ekipi i të Amputuarëve, i cili ka pasur suportin e plotë të FSHF për terrenet stërvitore dhe bazën materiale si dhe mbështetjen financiare për pjesëmarrjen në ndeshjet e Nations League për të Amputuarit, që u zhvillua në Skoci. Organizata jo fitimprurëse Faith and Light, organizatë e cila i vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara intelektuale, është suportuar me bazë materiale në kuadër të turneut KIMATA CUP.  Në bashkëpunim me Coca-Cola-n kemi përmirësuar infrakstrukturën futbollstike në fshatin SOS, kemi mbështetur me fonde simbolike për tërmetin vrastar që goditi Turqinë me 6 Shkurt të këtij viti, apo përmbytjet katastrofike në Slloveni gjatë verës që lamë pas.

Në këtë mbrëmje festive sonte dua të falënderoj pa dyshim edhe të gjithë sponsorët tanë: Vodafone, Macron, Sigal, Union Bank, Uji Tepelena, VAS Tour, Infinity Destination, të cilët na kanë besuar për promovimin e biznesit të tyre. Pa dyshim që kemi benefite komeciale të dyanëshme por ajo që fitojmë më shumë është rritja e të interesuarve rreth lojës sonë e bashkimi i energjive për progres.

Tifozët Lojtari i 12 - Faleminderit që nuk mungoni  në shkallët e stadiumeve në mbështetje të skuadrave tuaja të zemrës dhe ekipeve kombëtare. Mbështetja për ekipin kombëtare ka qënë si kurrë meë parë brenda dhe jashtë Shqipërie.

Ekipi kombëtar- performanca e tij, golat e bukur, (nga më të bukurit në Europë) rezultatet fantastike kundër Polonisë e Republikës Ceke në “Air Albania”, e finalizimi me kualifikim nga vendi i parë i grupit ka qenë ngjarja më e bukur e vitit, madje e historisë sonë.

Çdo ditë që kalon, aq më shumë e ndjej suksesin e Kombëtares, dhe aq më shumë i jam falënderues futbollistëve, Sylvios, Dorit, Zabaletes, Bulkut, Salihit, Bozhiqit, e gjithë stafit teknik e administrativ. Për atë që na kanë dhuruar. Për krenarinë që na kanë dhënë.

Ne jemi një vend relativisht i vogël, por një komb i madh dhe unë jam fort i bindur se kjo skuadër i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm.

Tani jemi në pritje e e përgatitje të Europianit. Dhe thirrja ime për lojtarët e stafin është: Shijojeni suksesin tuaj, shijojeni europianin, bëni atë që keni bërë në Eliminatore dhe jam i bindur që do të na bëni më shumë krenare. Por sido që të shkoje ne jemi në shërbimin tuaj, ne jemi JU.

Të nderuar zotërinj, kryesisht Kryeministër, përfaqësues të qeverisë e parlamentit të vendit që jeni sonte të pranishëm në këtë Mbrëmje Gala për kampionët tanë, për Kombëtaren tonë, për futbollin tonë. Vërtet kemi bërë hapa përpara por akoma më shumë mund të bëjmë. Akoma më shumë mund të bëjmë progres.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Sport 18 December 2023, 18:44

Lajme për Guardiolën: kthehet De Bruyne!

ARABIA SAUDITE - Lajm i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Një nga pjesët kryesore të tij, Kevin de Bruyne, ...

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...