LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit

• Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit, ku duhej të kryente analizat dhe ekzaminimet paraprake për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, të planifikuar për të hënën, më 23 nëntor. • Sipas planifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Veliaj duhej të transferohej në spital për kontrollet përpara operacionit. • Megjithatë, ai ka refuzuar të shkojë në Fier, duke deklaruar se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi ndërhyrjen kirurgjikale. • Veliaj ka theksuar se nuk po refuzon trajtimin mjekësor, por kërkon që ekzaminimet të kryhen nga një mjek i zgjedhur prej tij dhe operacioni në një spital në Tiranë, të përcaktuar nga familja. • Ai e ka cilësuar transferimin në Fier si “internim politik”, duke shprehur mosbesim ndaj kushteve në të cilat do të kryhej ndërhyrja. • Nga ana tjetër, drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu ka reaguar duke akuzuar kryebashkiakun se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor. • Sipas Qalliut, Veliaj dhe avokati i tij kishin kërkuar më herët me këmbëngulje kryerjen e operacionit, duke pretenduar se gjendja shëndetësore po rëndohej. • Ai e cilësoi refuzimin e fundit si të papritur, duke theksuar se kryebashkiaku kishte deklaruar se nuk ishte gati për ndërhyrjen. • Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve ka bërë të ditur se operacioni ishte planifikuar pas një konsulte mjekësore të zhvilluar më 18 nëntor në ambientet e burgut. • Sipas institucionit, gjatë konsultës Veliaj nuk kishte kundërshtuar planin e ndërhyrjes. • Burgjet kanë sqaruar gjithashtu se ishte parashikuar që mjeku i zgjedhur prej tij të ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve mjekësore dhe operacionit.

3 artikuj për këtë temë.

20 ORE ME PARE

Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen!

Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen
Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti, pasi kryebashkiaku refuzoi të paraqitej në Spitalin Memorial për ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuar për nesër. Qalliu tha se Veliaj e kishte argumentuar vendimin me faktin se “nuk është gati”.

“Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore! Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati!”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Burgut të Fierit, Arben Qalliu.

Veliaj ka dhënë një tjetër shpjegim për refuzimin. Ai tha se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi ndërhyrjen dhe se këmbëngul të operohet në Tiranë.

“Unë i jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj. 

Kryebashkiaku tha se nuk i beson kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se e internoi në Fier, dhe se nuk pranon të operohet në një spital që, sipas tij, i është imponuar nga kryeministri.

“Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?”, theksoi Veliaj.

Ndërhyrja ishte planifikuar për të hënën, më 23 nëntor, në Spitalin Memorial Fier. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vendimi u mor pas një konsulte të zhvilluar më 18 nëntor në burg, gjatë së cilës Veliaj nuk kishte kundërshtuar planin. Burgjet thanë gjithashtu se ishte rënë dakord që mjeku i zgjedhur prej tij të mund të ishte i pranishëm gjatë operacionit.

Veliaj duhej të paraqitej në spital të dielën, më 22 nëntor, për konsultat dhe analizat. Sipas Burgjeve, mjeku i tij mund të ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve, gjatë operacionit ose në të dyja ditët. Ndërkaq, Veliaj ka kërkuar që ndërhyrja të kryhet në Tiranë dhe më herët ia kishte parashtruar këtë kërkesë publikisht Belinda Ballukut./Lapsi.al

1 DITE ME PARE

"Në lojë është jeta ime"/ Veliaj për refuzimin e operacionit në Fier: Nuk ja besoj jetën Kryeministrit

Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen
Edi Rama & Erion Veliaj

FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas refuzimit për tu operuar në Spitalin Memorial të Fierit, duke pretenduar se nuk ka kërkuar dhe as pranuar që ndërhyrja të kryhet në një spital të përcaktuar nga kryeministri Edi Rama. Ai e ka cilësuar transferimin në Fier si 'internim politik' dhe ka shprehur shqetësimin për besueshmërinë e kushteve në të cilat do t’i nënshtrohej operacionit.

Veliaj thekson se nuk po refuzon trajtimin mjekësor, por kërkon që ekzaminimet të kryhen nga një mjek i zgjedhur prej tij dhe operacioni në një spital të përcaktuar nga familja. Ai thotë se që prej së premtes i është drejtuar GJKKO-së për të marrë miratimin për këtë kërkesë.

“Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime? Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!" shprehet Veliaj./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Ndërhyrja kirurgjikale ditën e hënë/ Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit: Pres përgjigjen e GJKKO-së

Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen
Erion Veliaj

FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave dhe kontrolleve paraprake për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, e planifikuar për të hënën.

Sipas planifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Veliaj duhej të kryente ekzaminimet përpara operacionit. Mësohet se, ai ka refuzuar transferimin në spital, duke deklaruar se i është drejtuar GJKKO-së për të marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale.

“Unë jam drejtuar GJKKOsë për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirugrgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar ai./Dojsa.al

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...