23 November 2026, 09:12
Nga E. D

LIBI- Një anije ushtarake ruse është goditur sot në brigjet e Libisë, pranë portit të Bengazit, nga një dron ujor që autoritetet libiane thanë se ishte lëshuar nga forcat ukrainase. Sulmi ka dëmtuar rëndë “Merkury”-n, anijen luftarake të marinës ruse dhe ka shkaktuar një zjarr në bazën detare.
Sipas hetimeve paraprake, disa dronë detarë ukrainas u lëshuan drejt anijes nga një bazë e kontrolluar prej forcave ukrainase në Libinë perëndimore. Zyrtarët i thanë agjencisë “Associated Press” se të paktën katër dronë u kapën dhe u shkatërruan, ndërsa dy të tjerë goditën anijen luftarake. Por sipas disa raportimeve të mediave të huaja, thuhet se droni është lëshuar nga brigjet e Shqipërisë.
Pas raportimeve se droni është lëshuar nga brigjet e Shqipërisë ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pambështetura në prova.
MEPJ thekson se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur apo vënë në dispozicion për nisjen ose lehtësimin e një sulmi të tillë.
Ministria u ka bërë thirrje mediave dhe të gjithë atyre që kanë përhapur këto raportime të korrigjojnë informacionin, duke kërkuar më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri në trajtimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë.
Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.
Ne hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë./Dosja.al
libi MEPJ
Politike
23 November 2026, 08:00
E. D
Profesori amerikan Daniel Serwer
KOSOVË- Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet n&eum...
Politike
22 November 2026, 21:04
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë shqiptarë në Manastir, në kuadër t&e...
Politike
22 November 2026, 20:53
E.d
Kryeministri Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova,...
Politike
22 November 2026, 20:33
E.d
Fotoja që ka postuar kryeministri
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë pë...
Politike
22 November 2026, 19:42
E.d
Pamje
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Manastir, gjatë vizit&e...
Politike
22 November 2026, 19:25
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër vendimit për shkarkimin e Zhaneta Beqirit nga drejtimi...
Politike
22 November 2026, 18:59
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Man...
Politike
22 November 2026, 17:31
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim...
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...
Politike
22 November 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me ra...