28 July 2026, 18:38
Nga DOSJA

TIRANE - Sporti dhe akademia shqiptare janë tronditur nga një lajm i hidhur. Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni, një nga emrat e njohur të edukimit fizik, sportit dhe administrimit sportiv në vend.
Pogoni u nda nga jeta pak orë më parë në Vlorë, si pasojë e një infarkti (sulmi në zemër), duke lënë pas një karrierë të gjatë të ndërtuar mes auditorëve universitarë, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.
Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.
Me një formim të gjerë akademik, Doktor Shkencash dhe me katër diploma universitare, Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.
Ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare, ndërsa kishte kontribuar edhe në projekte ndërkombëtare akademike përmes programeve Tempus dhe Erasmus+, duke promovuar shkëmbimin e eksperiencave dhe modernizimin e sportit shqiptar.
Përtej karrierës akademike, Pogoni ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ishte një nga figurat drejtuese të Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner i ekipit të femrave.
Emri i tij ishte i pranishëm edhe në debatet publike për problematikat e sportit shqiptar, ku shpesh ka ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të federatave sportive.
Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një pedagog, studiues dhe kontribues të rëndësishëm të sportit. Kolegë, studentë dhe sportistë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një profesionisti që për shumë vite punoi për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Artan Pogoni do të kujtohet si një nga zërat e rëndësishëm të lidhjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri./Top Channel
Sport
28 July 2026, 18:10
TIRANE - E trishtë… e pa besueshme. Tragjikisht zia ka kapluar në sportin shqiptar. Një ngjarje e rëndë është regjis...
Sport
28 July 2026, 17:50
ANGLI - Kroati 24-vjeçar Josko Gvardiol, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2023 nga RB Leipzig për rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy ...
Sport
28 July 2026, 17:27
Franca u përball me Italinë në finalen e Kupës së Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani
GJERMANI - Një rikthim ...
Sport
28 July 2026, 16:56
FRANCE - Pritja kishte qenë e gjatë për muaj të tërë, por më në fund mori fund këtë të martë me em...
Sport
28 July 2026, 16:44
ANGLI - Ky mund të jetë një hap vendimtar në këtë sagë. Pasi zgjodhi, siç u zbulua të dielën, të...
Sport
28 July 2026, 15:02
ITALI - Rafa Leao pritet t'i bashkohet Milanit në Australi të mërkurën, por e ardhmja e portugezit duket ende larg Ro...
Sport
28 July 2026, 14:35
Presidenti Giovanni Malagò (majtas) dhe trajneri Roberto Mancini
ITALI - Një fytyrë e njohur po rikthehet në Nazionale. Roberto Manci...
Sport
28 July 2026, 13:00
FRANCE - E mërkura, 28 korrik 2026, do të jetë një datë e shënuar në historinë e futbollit francez. Epoka e Didier Des...
Sport
28 July 2026, 12:45
FRANCE - Zinedine Zidane, trajneri i ri i “Les Bleus” i emëruar zyrtarisht këtë të martë, nuk e fshehu emocionin dhe padu...
Sport
28 July 2026, 12:30
ITALI - Futbolli italian rikthehet në kohë një muaj më parë, kur Giovanni Malagò sapo ishte zgjedhur presidenti i ri...