10 December 2024, 23:16
Nga DOSJA
ITALI - Vjen humbja e parë e Interit në këtë format të ri të Champions League. Skuadra zikaltër u mposht 1-0 me gol të Mukieles në “BayArena” nga Bayer Leverkusen në një ndeshje emocionuese me një nivel tepër të lartë, e zgjidhur pikërisht nga një episod i minutës fundit të kohës së rregullt.
Atalanta, edhe pse zhvilloi një ndeshje të madhe, nuk ia doli të merrte pikë përballë kampionëve në fuqi të Championsit, Real Madrid. Në Bergamo ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3 të “Los Blancos”.
Atalanta reziston më pak se 10 minuta lojë përballë Realit të Madridit në shtëpi. Një pasim i bukur i Brahim Diaz, i shfrytëzua në maksimum nga Kylian Mbappe, që, pasi shmang me një lëvizje të bukur mbrojtësin kundërshtar, e dërgon me lehtësi topin në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë Tchouameni shkakton 11-metërsh që shndërrohet në gol nga De Keteleare. Rikthehet furishëm në lojë Reali në pjesën e dytë.
Vinicius Junior shënon golin e dytë në minutën e 56-të e vetëm pak çaste më vonë tund rrjetën edhe Belligham. Rihapet ndeshja në Bergamo: Lookman, i asistuar nga Samardzic, e shkurton diferencën në 2-3, por nuk shkon më tepër se sa kaq.
Fitore të lehtë të Bayernit dhe PSG-së, respektivisht 1-5 kundër Shaktarit dhe 0-3 ndaj Salzburgut. Leipzigu u mposht 2-3 nga Aston Villa, ndërsa Club Brugge fitoi 2-1 ndaj Sportingut. Vazhdon të befasojë pozitivisht Bresti, që iu imponua 1-0 PSV-së.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 December 2024, 23:10
BAHREIN - Këtë të martë në pedanën e kampionatit botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Manama t&eu...
Sport
10 December 2024, 17:34
ANGLI - Pep Guardiola pranoi këtë të martë, në paraqitjen paraprake të ndeshjes së nesërme kundër Juventusit, p&eum...
Sport
10 December 2024, 17:26
ANGLI - Pavarësisht se ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit në Champions League, Aston Villa mbetet nj&eum...
Sport
10 December 2024, 17:11
ANGLI - Në prag të takimit me Juventusin në raundin e 6-të të Champions League, Manchester City duket se nuk ka pushim dhe faza negativ...
Sport
10 December 2024, 16:56
ANGLI - Për Julen Lopetegui nuk ka dyshim se ishte “një mrekulli” që Michail Antonio shpëtoi jetën nga aksidenti rrugor q&e...
Sport
10 December 2024, 16:32
ARGJENTINE - Alejandro Gómez kaloi nga bashkëjetesa me Leo Messin dhe shoqërinë në ekipin kombëtar të Argjentinës, n...
Sport
10 December 2024, 16:06
SPANJE - FC Barcelona po punon kundër kohës për të regjistruar Dani Olmo (26 vjeç), nënshkrimin e yllit t&eu...
Sport
10 December 2024, 15:34
SPANJE - Real Madridi do të zhvillojë një seancë stërvitore të hapur, në mënyrë që ti...
Sport
10 December 2024, 15:09
BRAZIL - Joao Lucas Reis da Silva, 24 vjeç, është tenisti i parë profesionist që e deklaroi veten homoseksual. Br...
Sport
10 December 2024, 14:51
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret finalet e Kampionatit Europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor q...