24 November 2026, 15:02
Nga E.M

SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal të specializuar në grabitjen e banesave. Sipas autoriteteve spanjolle, ata dyshohet se kanë kryer të paktën 17 vjedhje në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña, duke u dalluar për shpejtësinë dhe organizimin e tyre.
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit “Ziralla”, pas një hetimi të nisur nga Garda Civile më 30 tetor. Sipas mediave spanjolle, shqiptarët arrinin të përfundonin një grabitje në vetëm 10 minuta, duke përdorur pajisje të specializuara për të hyrë në banesa dhe për të identifikuar sendet me vlerë.
Policia sekuestroi targa të dyfishta, prerës hidraulikë dhe reagentë kimikë për të testuar pastërtinë e arit dhe diamanteve të vjedhura. Këto pajisje u mundësonin të përcaktonin me shpejtësi vlerën e sendeve të grabitura.
Sipas informacioneve tre shqiptarët përdornin një automjet me mbi 350 kuaj fuqi, të cilin dyshohet se e përdorën edhe për të përplasur makinat e efektivëve gjatë ndjekjeve. Ata ishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në Pontevedra, ku flinin në çadër, ndërsa Garda Civile kishte dështuar t’i kapte në dy përpjekje të mëparshme.
Arrestimi përfundimtar u krye më 18 nëntor, në Vila de Cruces. Nënkoloneli Rafael Berguillo e cilësoi automjetin e tyre si një “armë prej pothuajse dy tonësh”, duke theksuar rrezikun që paraqisnin gjatë përballjeve me policinë.
Të dyshuarit ndodhen tashmë në burg, ndërsa autoritetet spanjolle vijojnë hetimet, pasi nuk përjashtojnë mundësinë që grupit t'i atribuohen edhe grabitje të tjera./Dosja.al
Spanje
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...
Aktualitet
24 November 2026, 14:44
Elton Qyno
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur S...
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...
Aktualitet
24 November 2026, 13:13
G.M
Arlinda Zekaj
PEJË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të hetimeve për vras...
Aktualitet
24 November 2026, 12:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke i ulur. Bëhet...
Aktualitet
24 November 2026, 12:06
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe...
Aktualitet
24 November 2026, 12:00
E. D
FIER- Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati ndaj Selami Hasanit, i njohur edhe si...