LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Prenga surprizon, teksa rrëzon në tokë ish-kampionin e Botës... Por Joshua u ngrit dhe e mbylli aventurën e boksierit shqiptar me KO në raundin e dytë

Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Anthony Joshuas bënë diferencën.

26 July 2026, 01:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Prenga surprizon, teksa rrëzon në tokë ish-kampionin e

ARABIA SAUDITE - Ish-kampioni britanik i botës u rikthye nga një raund i parë katastrofik për të fituar me nokaut në raundin e dytë, në një duel dramatik që mbajti në ankth mijëra tifozë në Xhedah dhe miliona të tjerë para ekranit.

Askush nuk e priste atë që ndodhi në tre minutat e para. Prenga hyri në ring pa asnjë kompleks inferioriteti dhe dominoi plotësisht ish-kampionin e botës. Me një seri goditjesh të fuqishme, shqiptari e vuri Joshuan në vështirësi të mëdha, duke e rrëzuar në tapet gjatë raundit të parë. Britaniku shpëtoi nga përvoja dhe gongu, pasi raundi ishte pa diskutim në favor të boksierit shqiptar.

Arena mbeti e shtangur. Joshua dukej i tronditur dhe për herë të parë pas shumë vitesh u pa në prag të një humbjeje të bujshme. Prenga kontrolloi ritmin, imponoi forcën e tij dhe i dha publikut një demonstrim të nivelit të lartë që kishte arritur.

Por në raundin e dytë gjithçka ndryshoi

Joshua u rikthye në ring me një qasje krejt tjetër, më i qetë dhe më i kujdesshëm. Britaniku nisi të shfrytëzonte përvojën e tij, duke gjetur distancën e duhur dhe duke goditur me kombinime gjithnjë e më të sakta. Prenga provoi të ruante të njëjtin ritëm, por gradualisht filloi të humbiste terren përballë reagimit të kundërshtarit.

Në momentin vendimtar, Joshua goditi me një të djathtë të fuqishme që lëkundi shqiptarin. Pasoi një seri goditjesh të tjera dhe një tjetër e djathtë e pastër e dërgoi Prengën në tapet. Arbitri ndërhyri menjëherë, duke ndalur sfidën dhe duke i dhënë fitoren me nokaut britanikut.

Pavarësisht humbjes, Kristian Prenga largohet nga kjo përballje me kokën lart. Ai i dhuroi Anthony Joshuas një nga raundet më të vështira të karrierës së tij dhe tregoi se mund të rivalizojë me emrat më të mëdhenj të peshave të rënda.

Për Joshuan, kjo fitore e rikthen fuqishëm në garën për duelet më të mëdha të divizionit, ndërsa për Prengën mbetet krenaria e një paraqitjeje që për pak çaste bëri të besonte gjithë botën e boksit se mrekullia shqiptare ishte shumë pranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim