"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
3 PISTAT/ Pse u vra Backa në Fier, sherri për lagunën e dhënë me koncension
24 October 2021, 15:55Nga DOSJA
FIER– Tre janë pistat ku po hetohet në lidhje me ekzekutimin mafioz të Demir Backës, 57-vjeçarit që u vra një natë më parë në Fier. Mësohet se pista e parë që ka mbi tavolinë grupi hetimor është konflikti që ka sjellë dhe vrasjen e motrës së Backës 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe kunatin (bashkëshortin e saj). Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.
Pista e dytë është dhënia me koncension e një pjese të lagunës në Lushnje. Mësohet se janë rreth 200 hektarë që i janë dhënë me koncension personit me inicialet A.P., me të cilin Backa ka patur konflikte për këtë pronë.
Pista e tretë është një sipërfaqe toke në në Darëzezë, për të cilën nuk dihet më tepër detaje. Demir Backa u qëllua në makinën e tijtë llojit ‘Audi’, e cila ndodhej e parkuar para një qendre tregtare në Fier. Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë. Autorët dogjën makinën dhe janë zhdukur pa gjurmë.
DURRËS– Policia e Durrësit është vënë në alarm dhe ka marrë përsipër të zbardhë vrasjen e një qeni, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin breg...
TIRANË– Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në bilancin e 24 orë...
TIRANË– Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad ka zbuluar personat me të cilët udhëtoi drejt Përmetit e Tepelenës bashkë me ambasadoren e Sht...
GJIROKASTËR– Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Gjirokastër në afërsi të liqenit të Viroit. Punishtja nuk ishte funksi...