LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë Thanë/ Gazetari përball Ramën me shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Ke miq kryeministrat, por jo shqiptarët

• Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuan në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku inauguruan sistemin e integruar të kontrollit kufitar 'One Stop Shop'. • Mekanizmi i ri parashikon kryerjen e kontrolleve të të dy vendeve në një pikë të vetme, duke shmangur procedurat e përsëritura dhe duke shkurtuar kohën e pritjes për qytetarët dhe transportin e mallrave. • Gjatë ceremonisë, Mickoski e cilësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm dhe shprehu dëshirën që sistemi të shtrihet edhe në pika të tjera kufitare. • Rama, nga ana e tij, theksoi se ky është një transformim konkret që do t'u shërbejë miliona qytetarëve dhe se synimi i mëtejshëm është eliminimi i kontrolleve kufitare në kuadër të rrugëtimit të përbashkët drejt Bashkimit Europian. • Pas inaugurimit, një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut e pyeti Ramën për marrëdhëniet e tij të afërta me kryeministrat maqedonas, duke ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të tij ndaj problematikave të shqiptarëve në këtë shtet. • Një tjetër çështje e diskutuar ishte deklarata e Ramës për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. • Kryeministri sqaroi se bëhej fjalë për opinionin e tij personal, duke theksuar se nuk synonte t'i jepte leksione qeverisë apo popullit maqedonas. • Ai shpjegoi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë lidhet me kushtet e vendosura nga Bullgaria për zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nënvizoi se Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për këtë proces. • Në konferencë u rikthye gjithashtu në vëmendje incidenti me himnin kombëtar shqiptar në Pustec. • I pyetur nëse do t'u kërkonte falje shqiptarëve, Mickoski nuk kërkoi ndjesë, por deklaroi se gazetarët nuk e kishin ndjekur aktivitetin deri në fund, duke pretenduar se himni shqiptar ishte ekzekutuar. • Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet shumëetnik dhe se respekton të gjitha komunitetet. • Në përfundim, takimi shënoi inaugurimin e sistemit të përbashkët të kontrollit kufitar “One Stop Shop”, si një hap konkret në bashkëpunimin mes dy vendeve. • Megjithatë, konferenca u karakterizua edhe nga diskutime mbi të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, integrimin europian të vendit fqinj dhe çështjen e himnit shqiptar në Pustec.

5 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerësojmë të gjithë (VIDEO)

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në
Hristijan Mickoski

QAFË THANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama në Qafë Thanë nëse do t’u kërkojë falje shqiptarëve për incidentin me himnin kombëtar në Pustec, ku u ngritën shqetësime për mosrespektimin e tij gjatë një aktiviteti zyrtar.

Në përgjigjen e tij, Mickoski nuk kërkoi falje, por u shmang duke thënë se gazetarët nuk e kishin ndjekur aktivitetin deri në fund, pasi sipas tij, himni shqiptar ishte ekzekutuar. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet shumëetnik dhe se të gjitha komunitetet vlerësohen.

“Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi”, u përgjigj Mickoski./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Bullgarët pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë"/ Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet që duhet të marrin

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në
Edi Rama

QAFË THANË- Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për një opinion personal dhe jo për një ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit fqinj. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Hristijan Mickoski në Qafë Thanë, Rama u shpreh se nuk do t’i jepte leksione qeverisë apo popullit maqedonas për vendimet që duhet të marrin.

Ai shpjegoi se deklarata ishte bërë gjatë një interviste për një televizion bullgar, ku kishte folur për kushtet e vendosura nga Bullgaria për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Rama theksoi se Shkupi ka të drejtë të ketë rezerva për këtë çështje, por sipas tij, përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Ai shtoi se Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin europian të vendit fqinj.

“Së pari, është shumë interesante por edhe argëtuese që pavarësisht se jemi në anën tjetër të kufirit pyetjet dhe ngacmimet dhe kapjet pas fjalëve janë fiks njësoj. Jemi njësoj. Deri tani pyetjet janë vetëm për të ngacmuar artificialisht plagë që nuk ekzistojnë. Dua të them që unë kam qenë në mënyrë të vijueshme një zë nganjëherë i lartë në mbështetje të procesit të afrimit dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Asnjëherë nuk do ia lejoja vetes që ti tregoja qeverisë apo popullit maqedonas se çfarë duhet të bëjë. Ajo të cilës iu i referoheni është përgjigja për një televizion bullgar ku do shkoj për pak ditë në një vizitë për një pretendim të Bullgarisë ndaj Maqedonisë në një marrëveshje mes të dyja këtyre palëve. Unë kam bërë një shpjegim më të gjatë sesa fjala që u kapën mediat në Maqedoni duke thënë se sa shumë sakrifica ka bërë Maqedonia dhe ka arritur të ndryshojë emrin e prapë BE nuk ka bërë atë që ka premtuar.

Pala maqedonase me të drejtë shqetësohet dhe dyshon se mund të ketë diçka tjetër në rast se hedh këtë hap për të përfshirë në kushtetute pakicën bullgare. Nga ana tjetër kam shtuar se kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe e kam të vështirë të shoh diçka tjetër. Ne nuk bëhemi pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në BE. E kam për të dy gazetarët që pyetën sa mik e kanë. Nuk e di ku qëndron kontradikta mes miqësisë reciproke dhe momenteve të caktuara kur kemi nuanca në mënyrën si flasim por mes meje e Mickoski nuk ka asnjë lloj dallimi substancial për miqësinë tonë. Përkundrazi miqësia jonë më kalimin e kohës bëhet shumë më e qartë sepse themi atë që mendojmë e mendojmë atë që themi”, tha Rama./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Çfarë je ti, protestues?"/ Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Ke miq kryeministrat, por jo shqiptarët (VIDEO)

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në
pamje

QAFË THANË- Një përplasje verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar gjatë konferencës së përbashkët për mediat në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u përurua sistemi i integruar 'One Stop Shop'. Gazetari e pyeti Ramën për marrëdhëniet e tij të afërta me kryeministrat maqedonas, ndërsa ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si mungesë interesi të tij ndaj shqiptarëve dhe problematikave me të cilat ata përballen në Maqedoninë e Veriut. 

“Ju shohim shpesh që bëni miq kryeministrat në Maqedoni, keni mik Ali Ahmetin, shpesh bëni edhe me Mickoskin, por jo shqiptarët dhe hallet e tyre. Asnjëherë nuk jeni interesuar për shqiptarët në vendin tonë, nuk e çelni gojën. Ju i keni miq kryeministrat apo do bëni miq shqiptarët?”, pyeti gazetari.

Pas kësaj, kryeministri Rama ironizoi gazetarin duke e pyetur nëse është ndonjë prej protestuesve, ndërsa vijoi të shpjegonte qëndrimin e tij, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të saj.

 “Çfarë je ti, protestues?Thashë unë, je protestues. Dua të them disa gjëra që shpresoj t’i dëgjosh siç i dëgjova unë me respekt. Së pari, Maqedonia e Veriut është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhënies vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër. Çështjet që ju prekët janë çështje që trajtohen dhe duhet të trajtohen gjithmonë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët kanë mjaftueshëm parti politike dhe mendoj se kanë më shumë se ç’duhet, për t’i përfaqësuar dhe për të shpalosur të gjitha gjërat dhe të gjitha opinionet”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se nuk e kanë parë dhe nuk do ta shohin asnjëherë duke bërë fushatë për asnjë parti politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se as politikanët shqiptarë të këtij vendi nuk bëjnë fushatë në Tiranë apo nuk shfaqen në krah të tij për deklarata politike.

“Ju as më keni parë mua dhe as do më shihni ndonjëherë të bëj fushatë për asnjë parti politike këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe as keni parë ndonjëherë që politikanët shqiptarë këtu të bëjnë fushatë në Tiranë apo të dalin në foto me mua dhe të bëjnë deklarata. Patjetër, ne kemi komunikim, të gjithë përfaqësuesit politikë të Maqedonisë jemi të gatshëm për diskutime mbi mbarësinë e punës së përbashkët, por ka një kufi që as do e shihni të kapërcehet, që i takon institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve që kanë të drejtë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin pavarësisht kufijve”, deklaroi Rama./Dosja.al

7 ORE ME PARE

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme. Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë së bashku... (VIDEO)

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në
pamje

QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë inauguruar sistemin e integruar kufitar 'One Stop Shop' në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Ky mekanizëm i ri parashikon kryerjen e kontrolleve kufitare në një ndalesë të vetme, duke shmangur procedurat e përsëritura dhe duke shkurtuar kohën e pritjes për qytetarët dhe transportin e mallrave.

Gjatë ceremonisë, Mickoski vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se pika e përbashkët e kontrollit do të lehtësojë më tej lëvizjen e qytetarëve. Ai shprehu dëshirën për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në pikat e tjera kufitare.

“Për mua është nder i veçantë që së bashku me mua është miku im i dashur Edi Rama. Në këtë eveniment të rëndësishem dëshiroj të uroj këtë festë të rëndësishme si 22 Nëntori. Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli të vetme që lehtëson lëvizjen e njerëzve. Duam të përforcojme bashkëpunimin edhe në pikat e tjera kufitare, bashkëpunime në Ohër Strugë nëpërmjet liqenit me Shqipërinë. Dua të falënderoj ministrin e punëve të brendshme, punonjësit, që të kemi një pikë kontrolli të vetme e falënderim për mikun tim Edi Rama”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tij, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap konkret që do të ndikojë te miliona qytetarë që përdorin këtë pikë kufitare. Ai theksoi se synimi i ardhshëm është eliminimi i kontrolleve kufitare në kuadër të rrugëtimit të përbashkët të dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

“Unë kam përherë probleme me përkthimin kur vij në Maqedoni. Hedhim një hap konkret me këtë transformim për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi. Ne kemi një shprehje në shqip, beso dhe kontrollo. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo kontrollo, tani jemi beso kontrollo. Hapi tjetër beso beso, që mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE. Dua ta perforcoj kryeministri maqedonas që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë se bashku padiskutim njëra ndër to të çojmë para korridorin. Ne mbyllje dua tu bashkohem kryeministrit Mickoski për ata që punuan për këtë ditë dhe për të realizuar me ne fund këtë transformim që siç thashë do I vlejë shumë njerëzve, miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë, do vazhdojmë me pikat e tjera për të njëjtin sistem. Kam e një ankesë për Hristjanin. Përkthyesen me të mirë e mbajti për vete”, tha Rama./Dosja.al

8 ORE ME PARE

VIDEO/ Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar 'One Stop Shop'

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në
pamje

QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në fokus të diskutimeve mes dy kryeministrave pritet të jetë sistemi i integruar kufitar 'One Stop Shop'.

Sistemi synon lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të kalimit kufitar mes dy vendeve. Takimi zhvillohet në pikën kufitare të Qafë Thanës, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave./Dosja.al

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin