LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë

• Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të diel në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar qeverisjen dhe duke kërkuar ndryshim. • Edhe këtë pasdite nuk kanë munguar tensionet me policinë, e cila ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga trotuari pranë godinës së Kryeministrisë, duke i shtyrë me forcë. • Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve, duke theksuar se po protestonin në mënyrë paqësore dhe se nuk duhet t'u mohohet e drejta për të qëndruar në hapësirën publike. • Në protestë ka tërhequr vëmendje edhe dëshmia e një 16-vjeçari, i cili ka treguar se një natë më parë është shoqëruar në polici, ku sipas tij është dhunuar nga efektivët dhe është goditur në kokë. • I mituri deklaroi gjithashtu se është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike drejt policisë, akuzë të cilën e mohon. • Pavarësisht kësaj, 16-vjeçari u shpreh se nuk do të tërhiqet nga protestat dhe se do të vijojë të jetë në rrugë deri në rrëzimin e qeverisë.

3 artikuj për këtë temë.

16 ORE ME PARE

As shiu dhe ndërhyrja e policisë nuk i ndalojnë protestuesit, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës edhe pas ndërhyrjes së policisë për t'i larguar nga zona përpara Kryeministrisë. Pasi u shtynë me forcë nga efektivët pranë godinës së qeverisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën e kësaj të diele.

As reshjet e shiut nuk i kanë ndalur ata të vazhdojnë marshimin, ndërsa gjatë lëvizjes në rrugë janë shoqëruar edhe nga boritë e automjeteve që qarkullonin në trafik, në shenjë përshëndetjeje dhe mbështetjeje. Protesta vijon kështu me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, të cilët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen pavarësisht kushteve atmosferike dhe përballjes me policinë./Dosja.al

17 ORE ME PARE

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk frikësohem, do protestoj deri në rrëzimin e qeverisë

Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para
16-vjeçari

TIRANA- Një adoleshent 16-vjeçar ka bërë publike pretendimet e tij për dhunë nga efektivët e policisë, pas shoqërimit në komisariat një natë më parë, në kuadër të zhvillimeve gjatë protestës në Tiranë. Në një prononcim për mediat, i mituri tregoi se ndodhej në një lokal pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kur është identifikuar nga një efektiv policie. Sipas dëshmisë së tij, pak më vonë, 4-5 persona me rroba civile e kanë nxjerrë me forcë nga lokali dhe e kanë futur në një automjet policie.

16-vjeçari pretendon se dhuna ka nisur që në momentin kur është futur në makinë, ku efektivët e kanë goditur në kokë dhe e kanë fyer. Ai thotë se goditjet kanë pushuar pasi u ka bërë të ditur policëve se ishte i mitur. Adoleshenti rrëfen gjithashtu se në komisariat është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike në drejtim të policisë.

Ai e mohon këtë akuzë, duke pranuar se kishte një kapsollë me vete, por këmbëngul se nuk e ka përdorur. Gjatë dëshmisë, 16-vjeçari u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga protestat, pavarësisht gjobës dhe asaj që pretendon se ka përjetuar në komisariat.

Djali 16-vjeçar: Më futën në makinë dhe më kanë gjuajtur. Dhe më shanin. Gjuanin në kokë. Edhe shanin shumë. Nuk flisja më pyetën për moshën, i thashë jam 16 vjeç. Gjuajtën dhe një herë dhe nuk më gjuajtën më. Asgjë nuk bëra. Më panë vetëm se kisha pantallona të kuq. Kapsollën e kisha por nuk e hodha. Kapsolli im s’ka plas asgjë. nga ato të kuq. Në komisariat më shanin, nuk më kanë goditur. Edhe herës tjetër kur kapën shokët. I rrahën në makinë. I pashë atje. Dal për të drejtat e mia dhe të gjithë shqiptarëve. Me këtë shtet që vetëm vjedh. Gjysmat e studentëve i kanë bërë kriminelë. Dal për të drejtat e mia për të rrëzuar këtë qeveri. Duam një shtet pa vjedhje, që të mos korruptohet. Baba im punon saldator, nëna nuk punon. Kam tre motra më të vogla. Mundësi nuk kam ta paguaj por edhe nëse do i kisha nuk do paguaja. Nuk frikësohem prandaj kam dalë prapë sot./Dosja.al

17 ORE ME PARE

Nis protesta para Kryeministrisë, policia largon me forcë qytetarët që po protestonin në trotuar

Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para
Protesta

TIRANA- Një situatë tensioni është regjistruar pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku qytetarët që ishin mbledhur për të protestuar në mënyrë paqësore janë përballur me ndërhyrjen e policisë. Protestuesit po qëndronin në trotuarin pranë godinës së Kryeministrisë, kur efektivët e policisë janë afruar dhe i kanë larguar me forcë nga zona.

Veprimi i uniformave blu ka shkaktuar irritim te qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke pretenduar se nuk po kryenin asnjë veprim që cënonte rendin publik. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se, policia nuk po i lejon të ushtrojnë të drejtën për protestë as në hapësirën e trotuarit përpara Kryeministrisë./Dosja.al

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...