LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze, zbulohet pllaka përkujtimore në 100-vjetorin e Konsullatës Shqiptare: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit! 

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Manastir, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke u ndalur në disa prej vendeve më të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. • Fillimisht, Rama vizitoi Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip, aty ku në vitin 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit dhe u hodhën themelet e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe. • Gjatë vizitës, kryeministri foli për rëndësinë historike të këtij momenti, duke e krahasuar me takimet e tjera në Ballkan, ku janë marrë vendime për luftëra dhe kufij. • Sipas Ramës, në këtë shtëpi përfaqësuesit shqiptarë u mblodhën jo për të vendosur për konflikte, por për të përcaktuar mënyrën se si do t'i shkruanin njëri-tjetrit përmes një alfabeti të përbashkët. • Ai u ndal gjithashtu te kontributi i Parashqevi Qiriazit, e vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, duke e cilësuar figurën e saj si frymëzim edhe për hartimin e abetares së përbashkët me Kosovën. • Më tej, kryeministri mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të një pllake përkujtimore në ambientet e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir, me rastin e 100-vjetorit të hapjes së saj. • Gjatë ceremonisë, Konsulli i Nderit, Imer Selmani, vlerësoi rëndësinë e Manastirit si një prej qendrave kryesore të Rilindjes Kombëtare, të gjuhës shqipe dhe të diplomacisë shqiptare. • Ai theksoi se pllaka përkujtimore për 100-vjetorin e Konventës Konsullore të vitit 1926 përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe diplomatike, e cila duhet t'u përcillet edhe brezave të ardhshëm. • Në fund, Rama ka zgjedhur edhe një mënyrë simbolike për të uruar Ditën e Alfabetit. Përmes inteligjencës artificiale, kryeministri ka përpunuar fotografinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, duke vendosur veten mes figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare. • Postimin në rrjetet sociale ai e shoqëroi me mbishkrimin: “Në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”.

5 artikuj për këtë temë.

16 ORE ME PARE

“Të marr duartrokitje nga të rinjtë nuk ndodh përditë”/ Rama për protestat nga Manastiri: Ata që duan të flasin, tremben nga ata që gjuajnë me gurë

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze,
Edi Rama

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë shqiptarë në Manastir, në kuadër të aktiviteteve për 118-vjetorin e Kongresit të Alfabetit. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sakrificat e bëra ndër breza për ruajtjen e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si themelin e identitetit kombëtar.

Ai paralajmëroi gjithashtu për ndikimin e teknologjisë digjitale, përdorimin e shkurtimeve në komunikimin e të rinjve dhe dominimin e anglishtes. Kryeministri prezantoi edhe nismën për krijimin e një biblioteke dixhitale, ku të përfshihet pasuria gjuhësore dhe letrare shqiptare.

Por në përfundim të takimit, Rama komentoi edhe protestat e zhvilluara në Tiranë, duke iu referuar klimës së tensionuar mes të rinjve dhe reagimeve ndaj tij. Teksa po duartrokitej nga të pranishmit, ai u shpreh se një reagim i tillë nga të rinjtë nuk është diçka që i ndodh përditë.

Edi Rama: Një ditë prekëse pasi të hysh në godinën e Kongresit historik të Manastirit dhe të shohësh dokuementet, dorëshkrimet, shmbëlltyrat atyre i dhanë jetë për 9 ditë atij Kongresi është e pamundur të mos mendosh për sa shumë gjëra ne i marrim si të mirëqena, a thua se kanë qenë gjithmonë kështu siç i kemi dhe i shohim sot.

Në ndërkohë që për gjuhën që ne flasim shkruajmë për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë ,ajnë bërë sakrificia të jashtëkaonshme sakrifikuar jetë, është sakrifikuar një kjohë shumë e gjatë dhe janë përfshirë një numër i pafund njerëzish për të cilët mbijetesa e gjuhës shqipe, trashëgimia e jguhës shqipe, bartja nga një brez në tjetrin ka qenë mision jete.

Dhe unë dua sot këtu me ju të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin me përulje për të gjithë ata që er bartën shqipen deri ditët tona, që nga Parashqevi Qiriazi dhe patriotët e tjetë në Komgresin e Manastirit dhe të tjerët qu bën fuqia që u ndërtua dorëshkrimi hisotrik Marrëveshja e Ohrit dhe për gjithë të tjerët deri te mësuesi i fundit i gjihës shqipe në një pikë të botës, klraghas punës për të mbajtur familjen shkon në një dhomë klasë për të mësuar fëmijët e diasporës. Kujtoj një shqiptare me nderim të madh, që ia kushtoj jetëmn çështjes shqiptare dhe shqioptarëve të MV i cili është dnër ata që dhuruan më së miri gjuhën shqipe dhe e vunë në dizpozicion të një kauze, Arbën Xhaferri. Natyrshëm kremtojmë ditën e Alfabetit, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja.

Një kopësht, më i madhi që së bashku ne kemi, kopësht xhevahiresh që duhet punuar. Që duhet kultivuar dhe pastruar, për tu pasuruar dhe trashëguar. Në një kohë kur gjuha shqipe është në një tjetër lloj kërcënimi, e kohs së re të teknologjisë digjitale., kur më të rinjtë mësohen të shkruajnë me shkurtime, TKXH, KLM RRQ dhe harrojnë se fjalët në atë mënyrë dobësohen treten dhe gjuha e shkuruar fillon e tkurret. Zhcduken shenjat e piëksimit. Zhduken pikat mbi ë, mbi i, zhduken bishtat e ç-vë. Fjalori kthehet në një territor të kufizuar dh në 200 300 dfjalë ndërtohet komunikimi mes njerëzve. Dhe mungesa e shumë fjalëve i bën të vështira kalimin e urave të komunikimit.

Jo vetëm teknologjia por edhe dominimi më i madh i anglishtes e bëjnë më të vështirë mbijetesën. Pa gjuhën ne thjesht nuk jemi. Këtë vetëdije duhet ta kultivojmë që të gjithë sipas mundësisë dhe pozicioneve tona.

Tjetër marrëdhënia me shqipen në Tiranë, tjetër në Prishtinë, tjetër në Tetovë, Nju Jork apo Zyrih. Por shqipja është një. Për të ardhur te shqipja e njësuar. Është dashur një histori shumë e gjatë përpjekjesh. Për ta mbrojtur dhe kultivuar duhet një përpjekje e gjithanshme, nga vetëdijesimi i të rinjve dhe mbrojtja e shqipes nga zhdukja në sytë dhe mendjet e më të vegjëlve fare.

Të marrësh duartrokitje sot nga të rinjtë nuk është diçka që ndodh përditë për mua. Ju e dini këtë. Sepse, ka gjithmonë të rinj që duartrokasin dhe që nuk duartrokasin .Që entuziazmohen dhe që hidhërohen. Sot është një kohë e veçantë  sepse ata që duan duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë. Ata që duan flasin tremben nga ata që nuk duan flasin. Për shkak të kësaj specifike, të një kohe që është shumë kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Dita e Alfabetit/ Rama takim me të rinjtë shqiptarë në Manastir: Do të krijojmë një bibliotekë dixhitale për pasurinë e gjuhës shqipe

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze,
Kryeministri Edi Rama

MAQEDONIA E VERIUT-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë dhe përfaqësues të universiteteve. Ky takim ka ardhur në kuadër të diskutimeve për arsimin, identitetin kulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si një element themelor i identitetit kombëtar, duke kujtuar sakrificat e bëra ndër vite për ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

Kryeministri e krahasoi gjuhën shqipe me një kopsht që duhet kultivuar dhe pasuruar vazhdimisht, ndërsa prezantoi edhe idenë e krijimit të një biblioteke dixhitale ku të përfshihet e gjithë pasuria gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ai bëri të ditur se qeveria shqiptare do të ndërmarrë këtë nismë, duke theksuar se teknologjia ofron mundësi të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës.

Edi Rama: Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakomshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar. Është një kopsht që ka xhevahir. Ne duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë dixhitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërië do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe.

Të marr duartrokitje nga më të rinjtë sot nuk është diçka që ndodh përditë ju e dini këtë. Se ka të rinj që duartrokasin dhe nga ata që nuk duartrokasin. Të rinj që entuziasmohen dhe të rinj që hidhërohen. Sepse jemi në në një kohë që ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gur, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze,
Fotoja që ka postuar kryeministri

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar Ditën e Alfabetit, duke përdorur inteligjencën artificiale për t’u shfaqur në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908. Përmes një fotografie të përpunuar me AI, Rama është vendosur mes figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare, duke rikrijuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe.

Postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri e shoqëroi me mbishkrimin: “Në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”. Fotografia origjinale i përket Kongresit të Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, ku delegatë nga treva të ndryshme shqiptare vendosën për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në këtë kongres, një komision prej 11 anëtarësh, i drejtuar nga At Gjergj Fishta, punoi për përcaktimin e alfabetit që përdorim edhe sot. 22 Nëntori shënon përvjetorin e përfundimit të Kongresit të Manastirit dhe kremtohet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe./Dosja.al

17 ORE ME PARE

Rama në Manastir/ Zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, Selmani: Dëshmi e trashëgimisë historike dhe diplomatike

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze,
Pamje

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Manastir, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, ku u zbulua një pllakë përkujtimore në ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, në kuadër të 100-vjetorit të hapjes së saj. Gjatë aktivitetit, Konsulli i Nderit, Imer Selmani, vuri në dukje rëndësinë historike të Manastirit për shqiptarët, duke e cilësuar atë si një prej qendrave kryesore të Rilindjes Kombëtare, të gjuhës shqipe dhe të diplomacisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Selmani theksoi se përkujtimi i 100-vjetorit të Konventës Konsullore të vitit 1926 është një mundësi për të rikujtuar lidhjet historike të këtij qyteti me identitetin kombëtar shqiptar. Ai falënderoi kryeministrin Rama për pjesëmarrjen, duke e cilësuar vizitën si një shenjë vlerësimi për trashëgiminë historike dhe diplomatike. Në përfundim, Selmani u shpreh se pllaka përkujtimore do të shërbejë si një simbol i kujtesës historike dhe si një mesazh për brezat e ardhshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare.

Imer Selmani: Ju falënderoj që keni vizituar Manastirin, si fole e Rilindjes sonë Kombëtare, e Abetares dhe e diplomacisë. Ndaj, shfrytëzoj rastin e sotëm për t’ju përshëndetur në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve. Është një privilegj i veçantë që sot të shpalosim pllakën përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të Konventës Konsullore të vitit 1926 dhe të rikujtojmë se Manastiri zë një vend të veçantë në historinë tonë kombëtare, si qyteti i alfabetit shqip, i Rilindjes, i dijes dhe i diplomacisë. Me të gjitha këto atribute, Manastiri dhe shqiptarët e tij kanë kontribuar në formësimin e identitetit tonë kombëtar.

I nderuar Kryeministër, prania juaj sot i jep një rëndësi të veçantë kësaj ceremonie dhe dëshmon respektin ndaj trashëgimisë sonë historike dhe diplomatike. Si Konsull Nderi, e konsideroj këtë trashëgimi një përgjegjësi dhe një frymëzim për të vazhduar ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe të miqësisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Le të mbetet kjo pllakë një dëshmi e përhershme e historisë sonë dhe një mesazh për brezat që vijnë: të ruajmë, të nderojmë dhe të përcjellim me krenari trashëgiminë tonë./Dosja.al

18 ORE ME PARE

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri-tjetrit

Dita e Alfabetit/ Rama në Manastir, viziton Shtëpinë Muze,
Edi Rama

MAQEDONIA E VERIUT-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, një prej vendeve më domethënëse të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Gjatë vizitës, Rama u ndal te rëndësia historike e kësaj godine, duke e krahasuar vendimmarrjen e Kongresit të Manastirit me takimet historike të zhvilluara në Ballkan për çështje lufte dhe kufijsh.

Në një koment gjatë vizitës, kreu i qeverisë theksoi se ndryshe nga vendimet që shpesh janë marrë përmes konflikteve, në këtë shtëpi përfaqësuesit shqiptarë u mblodhën për të vendosur se si do të komunikonin mes tyre përmes një alfabeti të përbashkët. 

Ai foli edhe për kontributin e Parashqevi Qiriazit, e cila ishte vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, duke e cilësuar atë si një frymëzim edhe për hartimin e abetares së përbashkët me Kosovën. Më tej, lideri i qeverisë u ndal edhe tek sfidat me të cilat përballet sot gjuha shqipe në epokën e teknologjisë. Në lidhje me këtë ai tha se vendet dhe gjuhët e vogla kanë nevojë për projekte afatgjata që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor.

Edi Rama: Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishme janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri tjetrit nga Manastiri në Shkodër. Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetearen e përbashkët me Kosovën. Shqipja është në një agresion të madh si të gjithë vendet e vogla në kohën e teknologjisë. 

Prandaj unë them se qeveria e Shqipërisë, e Kosovës, dhe të gjitha strukturat dhe institucionet që shqiptarët kanë sot, duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen, mbi themelet që i kemi ndërtuar tashmë. Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë, që Tirana dhe Prishtina, sot së bashku me të tjerët përreth, në këtë hapësirë ku shqipja gëzon të drejta që nuk i ka pasur më parë, të ndërmerrnin së bashku ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe mësues në mbarë botën.

Do ishte e mirë që kjo nismë të merrte jetë në një tryezë ku një mësuese nga Tirana, Prishtina, një tjetër nga Ulqini dhe dy të tjera që japin shqip të shtunave në Athinë apo Zyrih, të uleshin dhe të na mësonin se çfarë u ka munguar të hënën e shkuar në klasë. Dhe patjetër që do të mësojmë më shumë prej tyre sesa në mbledhje. Edhe në Shqipëri është një festë zyrtare dhe është bukur që kanë kalendarin në një ditë për nder të Alfabetit./Dosja.al

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...