"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri! Ulet numri i rasteve, MSH: 195 ‘pozitivë’
29 November 2021, 17:28Nga DOSJA
TIRANË- 3 persona kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. Ndërkohë që nga 1664 testime, është shënuar një rënie e numrit të të infektuarve, 195 të tillë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj. Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 195 Të shëruar në 24 orë 183 Të shtruar në spitale 161 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1664
Testime totale 1,392,736 Raste pozitive 199,750 Raste të shëruara 189,227 Raste Aktive 7,431 Humbje jete 3,092
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Një 24-vjeçar, i cili bashkë me disa persona të tjerë të arrestuar qëlluan me armë zjarri në Yzberisht është arrestuar. Mësohet se 24-vje&cc...
SHKODËR– Mbrëmjen e sotme në Shkodër është shtënë me armë zjarri ndaj ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka bërë krahasimin e buxhetit të caktuar për Ministrinë e Bujqësisë, të pa...
TOROVICË- Videoja e mëposhtme tregon rrëshqitjen e gurëve në zonën e Torovicës për shkak të reshjeve të shirave që kanë rënë. Kjo pasi tri ditë më parë dis...
TIRANË- Moti i keq që Shqipëri ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit, duke rrezikuar edhe përmbytje të mëdha. Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar sit...
TIRANË – Kryqëzimi i “Don Boskos” është përmbytur së fundmi si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Sasia e madhe ka bërë që të rëndohet trafiku dhe...
DIVJAKË- Del nga shtrati lumi Shkumbin! Për shkak të reshjeve të dendura të shiut lumi ka dalë në fshatin Malasen dhe ka përmbytur rreth 5-6 hektarë tokë b...
TIRANË- E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, përfaqësuesja e Federatës së mjekëve shqiptar në Europë, Aurora Dollenberg ka folur mbi varianti i ...