"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Mezi flet! I moshuari nuk mundet më, del në protestë: Në dimër ngrohemi me kuverta, s’kemi mundësi…
6 October 2021, 16:05Nga DOSJA
TIRANË – Qytetarët kanë dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar për rritjen e çmimeve, të energjisë elektrike dhe të shportës ushqimore.
Pyetjeve nga gazetarët ata iu përgjigjen të revoltuar dhe u shprehën se situata ka arritur kulmin.
Një qytetar, i cili pyetet se çfarë pretendon ai nga protesta dhe nëse do vazhdojë të protestojë nëse s’ka ndonjë reagim, thotë se ka dalë për bukën e gojës e nuk do të ndalet.
“Kjo dihet që populli ka dalë për bukën e gojës. Do protestoj ditë e natë se jam në hall të madh. Të dal të lyp? Apo të punoj ? Ska punë, rri në shtëpi se je 62 vjeç më thotë (flet per qeverinë)”, shprehet ai
Me çfarë ngroheni në dimër ? e pyet gazetarja.
“Në dimër ? Me kuvertë, me atë mbështillemi. Dhe fëmijët që punojnë nga shtëpia, se është Covidi, prapë me kuvertë mblidhen. Punojnë nga tetë orë atje në shtëpi”, thotë ai i prekur.
Gazetarja e pyet nëse e paguan dot faturën e ujit, të energjisë dhe të gjitha çmimet që ka vendosur qeveria dhe ai i thotë se jo.
“Me rritjen që ka filluar që nga marsi , me rritjen ushqimore të vajit, sheqerit, orizit, makaronave… ja dhe buka tani, është akoma më keq. Po të ngrihet edhe energjia akoma më keq. Sa vjen e bëhet më keq. Ne shtresa e varfër kemi shumë probleme”, përfundon qytetari.
TIRANË– Avokati i njohur Adriatik Lapaj ishte ai i cili mori fjalën e fundit në protestën e sotme përballë kryeministrisë. Lapaj bëri të ditur se dit...
TIRANË– Një i moshuar, mësues në pension i ka propozuar një sfidë kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ai tha se merr 22 mijë lekë të reja pensio...