LIVE UPDATES
Aktualitet

8 marsi/ 30 gra përmbaruese letër Ramës: Ministri që ju larguat u përlesh me ne si tigër, s’bëjmë dot punën

8 March 2019, 13:39 Nga DOSJA

Tiranë- Në këtë ditë 8 marsi Rama u shfaq duke ‘festuar’ me gratë në qytetin e Fierit. (lexo këtu)  Por sot në adresë së kryeministrit ka shkuar edhe një letër e cila është firmosur nga 30 gra që janë me profesion përmbaruese.

Ata i kanë shkruar shefit të qeverisë  për sfidat,  vështirësitë  por edhe padrejtësitë e mëdha që hasin në profesionin e tyre duke theksuar se nuk bëjnë dot punën e tyre lirshëm.

‘Profesioni ynë është përmbarimi. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe zbatimi i drejtësisë së dhënë. Urojmë që të kuptoni, sa e vështirë është të ekzekutosh një vendim gjykate në Shqipëri. Veçanërisht po të jesh përmbaruese femër.”, shprehet ato.

Në letër është theksuar se ish-ministri që  kundërshtoi tarifat e përmbarimit  dhe sipas grave ai ‘u përlesh me përmbaruesit si tigër i vërtetë për tarifat e përmbarimit”.

“Ju besojmë e dini që në 4 vitet e fundit ne si përmbaruese vetëm “luftojmë” me ministrat e kabinetit tuaj qeveritar nëpër gjykata. Dy palë gjyqe në 4 vite qeveri dhe përmbarim bashkë. E vetmja marrëdhënie me anëtarët e qeverisë suaj ka qenë salla e Gjykatës Administrative të Apelit. Së fundmi, njëri ministër syresh që ju e larguat, u përlesh me përmbaruesit si tigër i vërtetë për tarifat e përmbarimit, derisa iku me nderin e atij që çoi porosinë e bankave në vend.”, shkruhet në letër.

LETRA E PLOTË:

Në vend të Urimit të Kryeministrit të Shqipërisë I dashur Kryeministër,

Si çdo vit, në këtë ditë dhe ka shumë vite që na uron… me gjetjet, publikimet dhe surprizat e bukura për 8 Mars. Por sot për ne është ndryshe.

Jemi Ne, ato që do të urojmë. Jeni Ju, ai që do të pranoni këtë letër – urim! Jemi ne – si gra, motra, nëna apo shoqe të dikujt në këtë ditë të 8 Marsit.

Jeni ju – si bashkëshort, bir dhe Kryeministër që do të uroni “Ditën e Gruas” më shumë se të tjerë ndoshta, sot.

Ne jemi ato që ju nuk i njihni Kryeministër. Nuk i keni takuar asnjëherë. Nuk i keni dëgjuar po kaq herë. Ndoshta, vetëm dini se ato, d.m.th. ne – ekzistojmë.

Nuk jemi shumë, vetëm 30 përmbaruese të Dhomës Kombëtare.

I dashur Kryeministër, Urojmë që kjo letër të lexohet dhe kuptohet nga Ju.

Ky do të ishte dhe urimi më i bukur, i munguar për kaq vite! Tani që mësuat se kush jemi, duhet t’ju tregojmë dhe arsyen e këtij urimi.

Ajo gjendet brenda përpjekjeve dhe lodhjes së përditshme, problemeve dhe pamundësive që na krijohen, padrejtësive që hasim në ushtrimin e detyrës sonë.

Profesioni ynë është përmbarimi. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe zbatimi i drejtësisë së dhënë. Urojmë që të kuptoni, sa e vështirë është të ekzekutosh një vendim gjykate në Shqipëri. Veçanërisht po të jesh përmbaruese femër.

Urojmë që ta kuptoni se, përmbaruesja duhet të zbatojë një vendim gjykate dhe kjo nuk mund të ndalohet. Nuk duhet të pengohet! Nuk mund të mos ekzekutohet! Duhet me çdo kusht nga gjithkush të respektohet! Por kjo është kaq shpesh dhe në shumë raste krejt e pamundur në vendin tonë.

Veçanërisht, kur përballë vendimit të gjykatës është shteti. Eksluzivisht, kur përballë përmbarueses del pushteti.

Dhe kur përballë vendimit të saj qaset m’andej një individ që sheh dhe dëgjon se si vendimi gjyqësor edhe mund të refuzohet, vonohet apo anashkalohet.

Atëherë kjo bëhet pamundësia jonë. Padrejtësia e profesionit tonë. Bëhet një barrë shumë e rëndë në ngarkesën tonë të përditshme.

Si gra, si nëna, si femra të këtij profesioni. Përmbaruesja duhet të zbatojë vendime ndaj institucioneve shtetërore – dhe nuk i realizon dot! Përmbaruesja duhet të zbatojë vendime edhe ndaj Këshillit të Ministrave që ju drejtoni – dhe nuk e bën dot!

Përmbaruesja has çdo ditë vështirësitë e profesionit si nënë, si grua, si femër – dhe këto i duron me sukses! I dashur Kryeministër, Ndoshta në këtë ditë të guximit femëror duhet të flasim edhe në emër të gjinisë mashkullore të profesionit tonë. Të atyre që bashkë me ne meritonin shumë më tepër vëmendje se sa realisht ju u keni dhënë këto vite, që si Kryeministër uroni. Ju besojmë e dini që në 4 vitet e fundit ne si përmbaruese vetëm “luftojmë” me ministrat e kabinetit tuaj qeveritar nëpër gjykata. Dy palë gjyqe në 4 vite qeveri dhe përmbarim bashkë. E vetmja marrëdhënie me anëtarët e qeverisë suaj ka qenë salla e Gjykatës Administrative të Apelit.

Së fundmi, njëri ministër syresh që ju e larguat, u përlesh me përmbaruesit si tigër i vërtetë për tarifat e përmbarimit, derisa iku me nderin e atij që çoi porosinë e bankave në vend.

E dimë fort mirë që, nuk kemi forcën bankare për t’ju bindur, por të paktën lexoni në këtë urim diçka për anën tjetër të historisë sonë. Mund të bënim pjesë të tij edhe ministren tuaj, që nuk pati kohë të na dëgjojë asnjëherë. Por ajo ashtu si ne, sot ka 8 Mars.

E vërteta është krejt tjetër z. Kryeministër: Bankat vendosin në këtë vend. Ministrat ekzekutojnë vendimin e tyre. Përmbaruesit refuzojnë zbatimin e këtyre vendimeve. Padi në gjykatë. Gjykata gjykon me frikën, kush është më i rrezikshëm, pushteti sot apo drejtësia që po vjen… Ne besojmë se sovraniteti i ligjit do të vendoset dikur. Ne besojmë se ekzekutimi i vendimeve gjyqësore do të bëhet nga përmbaruesit dhe përmbarueset kurajoze dhe dinjitoze të Shqipërisë. Pasi një të tillë do të donit edhe Ju, nëse një ditë do të vini të ekzekutoni vendimin Tuaj ndaj një kundërshtari që e mposhtët në gjykatë dhe do t’ju duhet njëra prej nesh.

I dashur Kryeministër, Kuvendi i shumë burrave të Shqipërisë po përpunon prej muajsh një nismë tuajën për të ndryshuar ligjin e përmbarimit. Nismë e pakuptimtë! E panevojshme! Draft qesharak! Gjithsesi, asnjëra prej nesh nuk u pyet. Nuk u dëgjua. Nuk u kërkua. Madje, asnjë prej përmbaruesve që na përfaqësojnë (për hir të së vërtetës ata janë të gjithë burra) nuk u lejua që t’i afrohet projektligjit në fazën disamujore të përgatitjes së tij.

Dy burra të Komisionit të Ligjeve e penguan me stoicizëm praninë tonë. Kontributin tonë femëror – përmbarimor nuk e deshën. Qëllimi i tyre burrëror është të drejtojnë një Komision që përjashton gratë përmbaruese kontribuuese. Të propozojnë dhe relatojnë mbi një ligj që as nuk e kuptojnë dhe as janë informuar kurrë mbi të. Para tre ditësh këta burra na e dërguan për mendim projektligjin e tyre dhe “mendimi” ynë kërkohet brenda datës 15 mars.

Por, i dashur Kryeministër seanca parlamentare për miratimin e ligjit zhvillohet në 13 mars. Sikur të uronit në 6 mars, askush nga mësuesit apo gratë e këtij vendi nuk do ju merrte as Ju seriozisht. Kjo nuk është shaka. Kjo është qasja “burrërore” ndaj nesh e Kuvendit të Shqipërisë, apo komisionit të burrave. Ne shpresojmë që dikush ndër burrat do të kthejë arsyen diku pranë ndërgjegjes dhe nuk do e shkatërrojë përfundimisht këtë profesion.

Bashkë me të dhe mundin tonë të shumë viteve sakrifica në terrenin e vështirë të përmbarimit. Shpresojmë dhe për Ju, që ta kuptoni këtë. Ta ndaloni këtë! Urojmë që më në fund të kthehet vëmendja ndaj një profesioni që anatemohet prej shumë vitesh. Urojmë të respektohet vullneti ynë. Të drejtat tona! Por edhe sikur jo…!

Kjo ditë e shënuar për gratë dhe nënat kudo në botë, tash’ e 109 vite më parë, na frymëzon dhe tregon se në asnjë rast, nuk duhet të ligështohemi. Nuk duhet të nënshtrohemi! Dhe nuk duhet t’u nënshtrohemi padrejtësive që do të hasim në të gjitha rrugët e jetës. Ndaj, i dashur Kryeministër, ju dërgojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këtë letër me urimin tonë të veçantë dhe miqësor: Asnjë protestë nuk brohoret më tepër se sa një grua që uron në 8 Mars!

Letra: 

 J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 30 gra përmbaruese edi rama letra 30 gra përmbaruese edi rama letra


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin