LIVE UPDATES
Bota

8 shtetet kyçe që do të vendosin për presidentin e ri të SHBA-së

3 November 2020, 19:19 Nga DOSJA
8 shtetet kyçe që do të vendosin për presidentin e ri

SHBA– Në javët e fundit të fushatës elektorale, Trump dhe Biden po përqendrojnë përpjekjet e tyre në kërkim të votës së zgjedhësve të mëdhenj në disa shtete të cilat do të jenë vendimtare për fatin e presidencialeve 2020.

“Shtetet e lëkundura “, “Shtetet e Betejës”, “Shtetet kyç “… bëhet fjalë për territore shumë të kërkuara nga të dy kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë. Një fitore këtu mund të vendosin pothuajse në mënyrë të pashmangshme rezultatin e votimeve.

Duhet pasur parasysh se për të qenë president, kandidati  i cili nuk zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli duhet të marrë mazhorancën absolute të votave nga një asamble që njihet si “kolegji elektoral”.

Ai që fiton një shtet merr të gjithë zgjedhësit e mëdhenj- të gjithë demokratët ose të gjithë republikanët – që ka ai shtet, dhe i dërgon në kolegjin elektoral. Numri i zgjedhësve në çdo shtet është i njëjtë me atë të anëtarëve të kongresit që përfaqësojnë çdo shtet.

Florida për shembull, ka 29, dhe ishte vendimtare në zgjedhjet e vitit 200 kur në sfidë ishin George  Bush dhe Al Gor.  Në vitin 2016, në atë kohë kandidatja demokrate Hilari Clinton humbi për shumë pak tre shtete kyce për të cilat kishte nevojë për të fituar: Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Biden duhet t’i rimarrë ndërsa Trump duhet të bëjë të pamundurën për të mos i humbur dhe të ruajë avantazhin tek të tjerët.

Por cilat janë shtetet kyçe për zgjedhjet presidenciale?

Të dyja partitë e dinë që tani se Kalifornia do të votojë për demokratët, ndërsa Teksas, ka shumë mundësi të votojë për republikanët.

Dy kandidatëve iu intereson të përqendrojnë përpjekjet në shtete të tjera: më saktë në tetë prej tyre. Dhe do të jenë këto të fundit që do të vendosin se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arizone

Në vitin 2016, 11 zgjedhësit e mëdhenj të Arizonës, një shtet  shkretëtirë në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u morën nga Donald Trump me një avantazh prej 3.5% ndaj Hilari Clinton. Shtet në kufi me Meksikën, rreth një e treta e popullsisë përbëhet nga anëtarë të komuniteti hispanik, ndërsa 5% e votuesve janë vendas. Një nga faktorët kyç për t’u pasur parasysh është plateja e pensionistëve që jetojnë në Arizonë e që ndihen të kërcënuar nga pandemia e Covid 19.

Ndër të tjera nga këto anë, është ende e fortë trashëgimia politike e John McCain, ish kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës dhe senator i Arizonës për më shumë se 31 vjet. Ai ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump. Madje me vendim të McCain, i cili u nda nga jeta në 25 gusht 2018, presidenti amerikan Trump nuk u ftua në ceremoninë e varrimit.

Sipas projektimeve të uebsajtit FiveThirtyEight , Biden është 3 pikë para në krahasim me Donald Trump.

Karoline e Veriut

Një nga 13 kolonitë themeluese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish shtet i konfederuar i jugut, Karolina e Jugut pa Donald Trump të fitonte në vitin 2016 me një diferencë prej 3.6% ndaj Hilari Clinton.

Zgjedhësit e mëdhenj janë 15.

Nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, Barak Obama ka qenë i vetmi demokrat që ka marrë flamurin e tij në vitin 2008 dhe vetëm një herë.

Vota e komunitetit afroa-merikan do të ketë një rol të rëndësishëm meqënëse përfaqëson një pjesë të rëndësishme të elektoratit  më shumë se 22%. E njëjta gjë vlen dhe për evangjelistët, tradicionalisht konservatorë: bëhet fjalë për 35% të popullsisë.

Por duhet treguar kujdes, disa prej tyre janë afroamerikanë dhe kjo krijon një mbivendosje mes dy elektoratëve dhe është e vështirë të fusësh situatën në kornizë.

Për momentin në Karolinën e Veriut Xhorxh Biden është në avantazh me 2.5% pikë mbi Donald Trump.

Florida

Bëhet fjalë për ndoshta më të famshin nga shtetet kyçe. Në vitin 2000 ishte Xhorxh Bush ai që fitoi, si dhe në 2004-ën, ndërsa ishte Barak Obama që mori fitoren në Florida në vitin 2008 dhe 2012.

Në vitin 2016, Donald Trump – i cili votoi pikërisht në Florida – mori 29 zgjedhësit e mëdhenj me një avantazh prej 1.2 për qind ndaj Hilari Clinton.

Sot, një banor në pesë është më i madh se 65 vjeç. Pandemia e Covid 19 dhe menaxhimi i saj nga ana e qeverisë së Trump do të peshojnë shumë në rezultatin e votimeve.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është varieteti racial dhe gjuhësor: në Florida jeton një komunitet i madh spanjisht – folës , 26% e popullsisë, dhe pjesa më e madhe janë me origjinë kubane. Por nuk mungojnë as afroamerikanët që janë 17% e popullsisë.

20% e banorëve në Florida janë me origjinë të huaj dhe më shumë se 30 për qind e familjeve flasin në shtëpi një gjuhë ndryshe nga anglishtja. Për momentin Biden është në avantazh në Florida me 2.4 për qind, por largësia është reduktuar që nga fillimi i muajit tetor. Nëse demokrati do të arrijë të fitojë këtu, do të ketë 99% të mundësive për të marrë në shtëpi fitoren përfundimtare.

Xhorxhia

Ky shtet i Jugut, me 16 zgjedhës të mëdhenj, mund të jetë vendimtar dhe në 2020-ën.

Këtu Donald Trump fitoi me nëj avantazh prej 5% ndaj Hilari Clinton në vitin 2016, por sot diferenca është shumë më e vogël sidomos për shkak të evolucionit demografik të shtetit – 9.6% banorë më shumë mes 2010 dhe 2019-ës, dhe rritjes së periferive të Atlantës; por dhe për përbërjen shumë të larmishme të popullsisë: 32.6% afroamerikanë dhe rreth 10% hispanikë.

Në Xhorxhia një kandidat demokrat nuk fiton që nga koha e Bill Clinton, një kandidat i së majtës nga më të moderuarit, në vitin 1992. A do të ndryshojë dicka në vitin 2020? Ndoshta, por do të ishte gjithsesi befasuese. Disa sondazhe japin në avantazh Biden 51% me 47%, të tjerë parashikojnë një luftë të ashpër. Në vitin 2016 Trump mori këtë shtet me 2.1 milion vota përballë 1.9 milion vota të Hilari Clinton. Por janë të shumtë ata q mendojnë se dhe këtë vit ky shtet do të ngjyroset me të kuqe – ngjyrën e partisë republikane.

Aktualisht është Joe Biden që ruan avantazhin me 1.2 për qind ndaj Trump.

Michigan

Miçigan ishte një nga shtetet  surprizë në vitin 2016: 16 zgjedhësit e mëdhenj të saj shkuan për Donald Trump, duke e mundur Hilari Clinton me 10.740 vota, thënë ndryshe me 0.2 për qind të votuesve.

Këtu ishte dhe beteja më e ashpër e zgjedhjeve presidenciale, dhe u krijua një nga të çarat e murit blu demokratik që i kushtoi presidencën Clinton.

Historikisht Miçigani është lëkundur nga njëri kamp në tjetrin, që nga vitet ’30. Shteti votoi për demokratët në vitin 1932 e 1936, më pas për republikanët në 1940-ën, më pas sërish për demokratët në 1944, dhe për republikanët tre herë 1948, 1952 dhe 1956. Më pas sërish për demokratët në 1960, 1964 dhe 1968, për të ndryshuar sërish në pesë zgjedhjet pasardhëse 1972, 1976, 1980, 1984 e 1988 dhe të rikthehej demokrat pa ndërprerje që nga viti 1992, pra në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Retorika anti sistem e Donald Trump ka joshur një pjesë të madhe të elektoratit të madh të “brezit të ndryshkur” e përbërë nga rajone punëtorësh dhe shtresa e mesme. Aktualisht një shtet në depresion për rënien e të ardhurave dhe papunësisë që nga vitet ’90. Në Miçigan, Joe Biden është 8.3 pikë para në krahasim me Donald Trump.

Minnesota

Pavarësisht se Minesota, shteti i Liqeneve të Mëdha, ka votuar për demokratët në të gjitha zgjedhjet presidenciale duke filluar që nga viti 1976  është i vetmi shtet që u fitua në 1984-ën nga Uolter Mondal përballë Ronald Regan, që u rizgjodh në mënyrë triumfale  Hilari Clinton fitoi këtu vetëm me 1.5 për qind të votave më shumë se Trump.

Minesota është burim i shqetësimeve të mundshme për demokratët, duke pasur parasysh hemoragjinë e votave blu, të cilat po reduktohen sistematikisht që nga viti 2008.

Në nivel demografik, popullsia është më e bardhë në krahasim me pjesën tjetër të vendit: rreth 84% në krahasim me 76.3% të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të bardhët janë pikërisht blloku kryesor elektoral i Donald Trump, dhe mbi ‘ta do të përqendrohet dhe këtë herë Kreu i Shtëpisë së Bardhë për të marrë me vete 10 zgjedhësit e mëdhenj. Sipas të dhënave aktuale, Joe Biden, këtu është 8 pikë para në krahasim me Trump.

Pensilvani

Pensilvania, shtet i bregut lindor, është një objektiv i rëndësishëm për të dy kandidatët për shkak të 20 zgjedhësve të mëdhenj. Në vitin 2016 Trump mundi Clinton me 0.72% të votave më shumë. Që nga viti 1912, Pensilvania ka votuar kandidatët republikanë 12 herë dhe ata demokratë 13 herë. Që nga viti 1992 ka votuar rregullisht për demokratët, në mënyrë të qartë: 54,7% vs 44,3% në 2008 dhe 52% vs 46,6% në 2012-ën”.

Këtu prodhohet shumë energji dhe Donald Trump përqendrohet pikërisht këtu, duke akuzuar për shembull Joe Biden se do të ndalojë hovin e prodhimit në vend. Dhe pse realiteti është një tjetër. Ndërprerja e nxjerrjes së gazit natyror dhe naftës do të dënonte një industri vendore në kulm të zgjerimit.

Aktualisht Biden është në avantazh me 5.3 për qind ndaj Trump.

Wisconsin

Në Uiskonsin, në vitin 2016 Donald Trump mundi Hilari Clinton me një avantzh prej 0.7%, duke marrë 22 mijë vota më shumë. Ky ishte shteti i tretë i madh që i kushtoi fitoren Clinton, së bashku me Pensilvaninë dhe Miçiganin. Këtu zgjedhësit e mëdhenj janë 10.

Më parë, që nga 1988 e tutje, elektorati i Uiskonsin ishte orientuar gjithnjë drejt palës demokrate.

Dhe këtë vit Uiskonsin do të mbështesë ekipin e Joe Biden: duke pasur dhe një popullsi shumë homogjene – 87% e popullsisë është e bardhë.

Aktualisht Biden është 7.1 pikë para Trump.

Marrë nga: Politiko

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump jo bbiden zgjedhjet në shba donald trump jo bbiden zgjedhjet në shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin