LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh/ Shiriti i dasmës zbuloi autorët, si u organizua skema me dy makina për të fshehur gjurmët

Ngjarja ndodhi më 26 mars të këtij viti, ndërsa pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Fierit ka përfunduar dosjen dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të tre personave të dyshuar për përfshirje në vjedhje.

22 November 2026, 17:15 Nga E.d
Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh/ Shiriti i dasmës zbuloi
Foto ilustruse

BALLSH- Një shirit i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur” është kthyer në një nga provat kryesore që ndihmoi hetuesit të zbardhnin grabitjen e një agjencie udhëtimi dhe këmbimi valutor në Ballsh, ku u morën rreth 43 mijë euro dhe 1 milion lekë. Ngjarja ndodhi më 26 mars të këtij viti, ndërsa pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Fierit ka përfunduar dosjen dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të tre personave të dyshuar për përfshirje në vjedhje.

Sipas materialeve hetimore, autorët dyshohet se kishin hartuar një plan të detajuar përpara se të kryenin grabitjen, duke përdorur dy automjete dhe një mënyrë të pazakontë për të fshehur targat e makinës së përdorur gjatë ngjarjes.

Por, si u realizua grabitja?

Në orën 16:17 të datës 26 mars, Ferat Shehaj, punonjës në agjencinë e udhëtimit dhe këmbimit valutor në Ballsh, u largua për disa çaste nga ambientet e punës për të marrë automjetin e tij, të parkuar rreth 100 metra larg. Mbi tavolinë kishte lënë një çantë shpine, ku ndodheshin 38 mijë euro, 4 mijë paund dhe rreth 1 milion lekë.

Pikërisht në këtë moment, në ambientet e agjencisë hyri një person i maskuar, i veshur me të zeza, me kapuç, kapele dhe doreza. Ai mori çantën me paratë dhe u largua menjëherë, pa u ndalur te sendet e tjera që ndodheshin në tavolinë.

Pas grabitjes, personi i dyshuar u largua me një Audi A4 të zi, të pajisur me portobagazh, në drejtim të Hekalit, Klosit dhe më pas Fierit. Ferat Shehaj u vu në ndjekje të automjetit dhe njoftoi policinë. Gjatë dëshmisë, ai përmendi një detaj që rezultoi vendimtar për hetimin: targat e makinës ishin mbuluar me një shirit të kuq ku shkruhej “Çifti, jetë të lumtur”.

Hetuesit nisën verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe arritën të identifikonin automjetin. Gjatë hetimeve u zbulua se disa orë para ngjarjes, njëri prej personave të dyshuar kishte blerë një shirit të tillë në dyqanin “Gold Flower” në Fier. Ky element ndihmoi në lidhjen e personave të dyshuar me automjetin e përdorur gjatë grabitjes.

Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen e hetuesve ishte marrja me qira e një automjeti Honda Jazz të zi në Fier, po atë ditë. Sipas dosjes, automjeti ishte marrë nga shtetasja Anna Meissane Boudiaf, ndërsa në sigurimin e tij dyshohet se kishin ndihmuar edhe dy personat e tjerë të përfshirë në hetim.

Prokuroria ka analizuar pamjet filmike të lëvizjeve të tyre që prej orëve të paradites. Në orën 10:53, Audi i zi është filmuar duke mbërritur në një servis automjetesh në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Prej tij kanë zbritur tre personat e dyshuar, të cilët më pas kanë marrë Honda Jazz-in.

Në orën 11:47, kamerat kanë regjistruar gjithashtu një prej tyre pranë dyqanit të luleve, ku është blerë shiriti i kuq që më vonë u përdor për të mbuluar targat e Audit. Sipas analizës së prokurorisë, Honda Jazz dyshohet se është përdorur për të krijuar një alibi dhe për të kamufluar lëvizjet e personit që kreu grabitjen. Të dhënat GPS të automjetit janë administruar si pjesë e provave, duke dokumentuar lëvizjet e tij gjatë ditës së ngjarjes dhe rifillimin e qarkullimit pas orës 18:39.

Në dosjen hetimore përfshihet edhe një komunikim në Messenger mes Ferat Shehajt dhe një të njohuri të tij që jetonte në Greqi. Sipas materialeve të administruara nga hetuesit, ky person i kishte përcjellë Shehajt një mesazh, ku thuhej se vëllai i njërit prej të dyshuarve kishte pranuar se grabitjen e kishte kryer pikërisht ai.

Motivi i përmendur lidhej me një konflikt të mëparshëm mes tij dhe Shehajt, pasi ky i fundit nuk i kishte prerë një biletë avioni. Gjithashtu, gjatë marrjes në pyetje, njëri prej personave nën hetim ka deklaruar se kishte ndihmuar një të njohur për të marrë një automjet me qira në Fier, duke dhënë detaje për takimin dhe lëvizjet e asaj dite.

Tre persona dërgohen për gjykim

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka arritur në përfundimin se tre të dyshuarit kanë pasur role të ndryshme në realizimin e grabitjes. Sipas akuzës, Gëzim Fejzulla dyshohet si organizator dhe ekzekutor i vjedhjes, Anna Meissane Boudiaf dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e alibisë përmes automjetit me qira, ndërsa Arsen (Odise) Saliaj dyshohet se ka kontribuar në sigurimin e automjetit dhe organizimin e lëvizjeve. Prokuroria ka kërkuar dërgimin e të treve në gjyq, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me pasoja të rënda./Dosja.al

Ballsh 43 mijë euro dy makina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin