LIVE UPDATES
Ekonomi

A është gati Ballkani për investime të kompanive gjermane?

16 June 2021, 07:08 Nga DOSJA
A është gati Ballkani për investime të kompanive gjermane?

Deutsche Welle: Në një studim të Institutit Ekonomik të Vjenës, ju trajtoni potencialin e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë e “reshoring” – zhvendosjes së zinxhirëve të prodhimit, në rast se firmat gjermane ndryshojmë drejtimin e investimeve. Si arrini në këtë përfundim?

Branimir Jovanovic: Ne arritëm në këtë konkluzion mbi bazën e disa burimeve. E para janë sondazhet e kompanive gjermane që operojnë jashtë. Një sondazh i marsit 2021 thotë, se 40% e këtyre kompanive kanë probleme me zinxhirët e furnizimit, dhe 27% janë duke u menduar të bëjnë ndryshime në këta zinxhirë. Natyrisht, jo të gjithë do të zhvendosin prodhimin e tyre në Ballkan, por edhe nëse një pjesë e vogël vendos të investojë në rajon, kjo do të ishte domethënëse, për shkak se vendet e Ballkanit janë vende të vogla. Burimi i dytë janë intervistat që kemi zhvilluar me agjencitë e promovimit të investimeve nga vendet e Ballkanit. Shumë nga këto agjenci thonë, se pas COVID-19, ata parashohin një rritje të interesit nga kompani të huaja, nganjëherë madje edhe nga kompani që mendojnë të investojnë në rajon, në vend të Azisë.

Përvoja me pandeminë i bën kompanitë gjermane të reflektojnë, do të thotë kjo më shumë fabrika, që prodhojnë në vendet e Ballkanit dhe jo në Azi?

Në fakt kompanitë multinacionale e kuptuan në kohën e pandemisë, se mënyra, se si ato e kanë organizuar prodhimin – duke e lëvizur gati çdo gjë në Azi mbart rreziqe. Në fillim të pandemisë botës i mungonin maska, sepse i gjithë ky prodhim kishte shkuar në drejtim të Azisë Lindore dhe pandemia i mbylli kufijtë. Ne po i shohim këto vështirësi gjithë këto kohë në 15 muajt e shkuar, më e fundit në mungesat për “chip”-a, gjë që vërtet ka goditur seriozisht industrinë e automjeteve. Arsye tjetër është, se tensionet gjeopolitike me Kinën janë në rritje, duke rezultuar në të gjitha llojet e masave proteksioniste apo edhe sanksione, që e bëjnë investimin atje gjithnjë e me më shumë risqe. Për të ulur këto rreziqe, kompanitë mendojnë, ose të lëvizin prodhimin nga Kina në vende të afërta me të apo të investojnë në vende afër tyre në vend të Kinës.

Tingëllon shpresëdhënëse, po çfarë do të thotë konkretisht një zhvendosje e tillë e investimeve në Ballkan e cilat faktorë do të përshpejtonin atë? Shumë vetë në Ballkan mësojnë gjermanisht për të ardhur me punë në Gjermani, po a do të ndryshojë një ditë drejtimi i punës?

Vendet e Ballkanit janë zgjedhja e parë natyrale për gjermanët dhe kompani të tjera europiane, për këto lloj investimesh. Ato kanë koston më të ulët të prodhimit në Europë, por ajo që është më e rëndësishme, ato janë pranë BE-së, si gjeografikisht edhe kulturalisht. Përveç kësaj ato kanë reputacionin se kanë punëtorë relativisht të mirë. Ato kanë probleme të tjera sigurisht, si historia e konflikteve dhe mungesa e stabilitetit, institucione të dobta, infrastrukturë të varfër, apo probleme në arsimim. Të gjitha këto probleme i largojnë investitorët, por nëse qeveritë fillojnë të punojnë mbi këto probleme, investitorët do ta vlerësojnë këtë dhe vlerën e rajonit.

Le të mendojmë se kompanitë po zhvendosin prodhimin, pikërisht ky është problemi, shkollimi, sa e përgatitur profesionalisht është fuqia punëtore atje për këtë?

Ajo që gjetëm ne në studimin tonë, është se sipërmarrjet gjermane në përgjithësi kanë një mendim të mirë për punëtorët nga Ballkani, shumica nga koha e socializmit, kur vinin “gastarbeiter” të punonin në Gjermani. Por ata thonë po ashtu, se kur vijnë tani në rajon, kuptojnë, se shkollimi është injoruar për një kohë të gjatë, dhe se ata duhet të investojnë në trajnimin e punëtorëve, pasi sistemi arsimor nuk i përgatit ata sa duhet. Por ata thonë edhe se, njerëzit aty janë të aftë të mësojnë shpejt, të ndershëm, luajalë, punojnë fort, gjëra që vlerësohen shumë. Në tërësi do thoja, se njerëzit e Ballkanit kanë një potencial shumë të mirë, por qeveritë duhet të investojnë, që ky potencial të mos shkojë dëm.

Sa e vështirë do jetë për sipërmarrjet gjermane një trajnim në kualifikimin e fuqisë punëtore, kujtoj se në Ballkan sistemi dual profesional siç e ka Gjermania nuk është i zhvilluar…

Një nga rekomandimet që ne e theksojmë në studim është përmirësimi i arsimit profesional, që vendet e Ballkanit e kanë, por që është injoruar plotësisht. Ai duhet të jetë më praktik, nxënësit duhet të kenë përvojë konkrete, më e mira në sipërmarrje. Disa vende të Ballkanit janë duke punuar për këtë, pro progresi është ende i vogël.

Nga ana tjetër vendet e Ballkanit kanë një rrjedhje të fuqisë punëtore, ku do t’i gjejnë sipërmarrjet këta punëtorë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende në gjendje të mirë në këtë drejtim, në dallim nga vendet e Europës Qendrore. Ka ende shumë njerëz në rajon që duan punë. Problemi është se ata nuk kanë marrë shkollimin që duhet të kishin marrë, e kështu nuk janë kompletuar me aftësitë që duhen për të gjetur një punë të mirë. Prandaj e theksoj, se duhet punuar me shkollimin. Problemi tjetër është se rinia po e le Ballkanin, problemi i emigrimit është shumë i madh për rajonin, sigurisht ai nuk zgjidhet dot brenda natës, por nëse qeveritë veprojnë, kjo do të çojë në një standard më të mirë jetese e do të ulë emigrimin.

Nëse hedhim një vështrim krahasues tek vendet e Ballkanit, cila vendet e kanë këtë fuqi punëtore të mirë dhe mund të përfitojnë?

Vendet e Ballkanit janë pak a shumë të ngjashme në disa aspekte, por edhe mjaft ndryshe në të tjera. Shqipëria dhe Mali i Zi janë kryesisht vende turistike, në një kohë që vende të tjera janë bazuar në biznesin prodhues. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrë në dhjetëvjeçarin e kaluar më shumë investime direkte të huaja për kokë se të gjitha vendet e tjera, por shumica ka shkuar në sektorin e imobilieve dhe turizmit. Investimet në turizëm pa dyshim duhet të vazhdojnë, por nuk duhen neglizhuar sektorët e tjerë. Serbia ia ka dalë vitet e fundit të forcohet si qendër rajonale prodhuese, sidomos në drejtim të industrisë së automobilëve, që tërheq edhe sipërmarrje të teknologjisë së lartë, hap qendra studimore dhe punon me universitetet. Këtë falë arsimit të mirë që mundën ta ruajnë pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe investimeve ambicioze në vitet e fundit në infrastrukturë. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për vetëkënaqësi, sepse duhen më shumë investime ne arsim e infrastrukturë e axhendën e gjelbër. Vendet e tjera duhet të ndjekin ato rrugë, që përputhen me veçanësitë e tyre.

E rëndësishme është që këto vende të mos konkurrojnë me njëra-tjetrën, kur vjen puna për tërheqjen e investitorëve, por të përpiqen të punojnë së bashku për këtë, të ndjekin të njëjtat strategji dhe të mbështesin bashkëpunimin ekonomik rajonal. Rajoni i Ballkanit Perëndimor i bashkuar ka shumë më tepër potencial se shuma e vendeve të veçanta.

A nuk jeni shumë optimist në vlerësimet tuaja?

Që sipërmarrjet duan ta afrojnë prodhimin më afër vendeve origjinë, kjo është e qartë. Sondazhet e tregojnë këtë pa asnjë dyshim. Por që kjo të ndodhë varet se si janë alternativat që do të ofrohet në vend. Sipërmarrjet kanë nevojë për vende prodhimi që nuk janë vetëm konkurruese në drejtim të rrogave, por që janë stabël, kanë qeveri efektive, institucione funksionuese, infrastrukturë të mirë dhe forcë punëtore të mirë. Vendet e Ballkanit janë afër dhe konkurruese në drejtim të kostove, por çalojnë në drejtim të cilësisë. Nëse ato i tejkalojnë këto dobësi, ato do të përftojnë nga këto trende. Por nëse nuk bëjnë gjë e flenë, kur bota ndryshon, nuk do shohim ndonjë dallim krahasuar me periudhën para pandemisë.

Kur ju flisni për afrim të zinixhirëve të prodhimit në Ballkan e keni fjalën për një projekt të një ardhmeje të largët apo të afërt?

Nuk mund të presim që të gjitha sipërmarrjet europiane që kanë investuar në Kinë, do të zhvendosin prodhimin në Europë, sepse kjo është e kushtueshme. Ajo që mund të presim, është, se numri i sipërmarrjeve që do ta bëjë këtë, do të rritet vazhdimisht dhe disa prej tyre do të vijnë edhe në Ballkan. Ndoshta më e rëndësishme është, se do të shohim sipërmarrje europiane, që kur duan të investojnë jashtë për të ulur koston e prodhimit do të zgjedhin më mirë investimin në Ballkan në vend të Kinës. Sigurisht kjo nuk do të ndodhë brenda një viti ose periudhë të shkurtër kohe, por si trend do të ndodhë përgjatë një periudhe më afatgjatë, ndoshta dekadën tjetër ose më vonë.

Branimir Jovanovic është ekspert i ekonomisë në Institutin Ndërkombëtar të Vjenës për Studimet Ekonomike, WIIW dhe ka drejtuar projektin studimor për shanset ekonomike të Ballkanit pas pandemisë dhe planeve të një pjese të kompanive gjermane për afrimin e zinxhirëve të prodhimit.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi branimir jovanoviç ekonomia ne ballkan branimir jovanoviç ekonomia ne ballkan

Sondazh

Ekonomi 15 June 2021, 09:23

TIRANË- Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë prezantoi sot kartmonedhën e re që do të dalë për herë të parë në treg në Shqipëri. Kartëmonedha e r...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin