"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Adele nxjerr “Easy On Me”! Kënga bën “namin”, rekord klikimesh brenda 24 orëve
16 October 2021, 10:36Nga DOSJA
BRITANI E MADHE– Këngëtarja e mirënjohur botërore Adele, ka publikuar këngën e saj të parë pas plot gjashtë vitesh pritje nga adhuruesit e saj. “Easy On Me” është titulluar kënga e parë e publikuar nga këngëtarja ditën e premte.
Kënga, fillon të paraqesë pikërisht atë që këngëtarja premtoi para publikimit: të trajtojë “trazirat e brendshme” që vijnë nga një seri ndryshimesh të mëdha në jetë, përfshirë divorcin e saj nga Simon Konecki, me të cilin ka edhe një djalë.
Në një intervistë për revistën Vogue, këngëtarja 33-vjeçare tha se kjo këngë, si shumë të tjera është regjistruar për djalin e saj.
“Unë thjesht ndjeva t’i shpjegoja, përmes këtij regjistrimi, kur ai të jetë në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur të jem gjithmonë në kërkim të lumturisë sime. Kjo e bën atë vërtet të pakënaqur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse ndonjëherë do të jem në gjendje ta shëroj,”– shtoi ajo.
Alicia Silverstone, Lil Nas X dhe Drake ishin ndër fansat e shumtë që reaguan ndaj publikimit të këngës. Që nga mëngjesi i së Premtes, videoja “Easy On Me” është parë tashmë më shumë se 24 milion herë në YouTube. Ndërkohë që albumi i ri “30”, do të dalë më 19 nëntor.
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij pë...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Uran Kalakullës me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës, pinjoll i një familje me tradita patriotike ku të parët e t...
TIRANË- Lajmi se Shqipëria do të dërgojë satelitë në hapësirë ka marrë shumë bujë. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama ditën e djeshme gjatë sea...
TIRANË– Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, në një bisedë me Monika Lubonjën brenda “Big Brother VIP” rrëfeu dhunën fizike të ushtruar nga ...
ANGLI- Një çift 50 vjecarësh të pakënaqur nga jeta e tyre seksuale, kërkojnë ndihmë nga “Dear Deidre” i “The Sun’. Gruaja tregoi historinë e tyre, sesi k...
SHOWBIZZ– Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka trazuar rrjetin me fotot e postuara nga Kalifornia.Bukuroshja me origjinë nga Kosova këtë herë nuk ka he...