"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Adriana Matoshi publikon foton e parë pas operacionit: Ma bëni hallall…
14 December 2021, 18:26Nga DOSJA
KOSOVË – Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Adriana Matoshi ka publikuar një foto ditën e sotme ku ka treguar gjendjen pas operacionit për të hequr masën tumorale që iu rishfaq në kokë. Ajo ka postuar një foto e shtrirë në shtrat ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor, teksa falënderoi të gjithë ata që po interesohen për shëndetin e saj. Aktorja i kërkon ndjesë kujtdo që nuk arrin t’i kthejë përgjigje por u lutet ta mirëkuptojnë në situatën që ndodhet.
“Faleminderit që po me shkruani e po me thirrni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur, duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur me i hap krejt mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohës e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Instagram.
Adriana Matoshi u operua në një spital në Tiranë dy javë më parë për shkak se tumori iu shfaq pas nëntë vitesh. Rasti i saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe të gjithë e mbështetën dhe i dhanë kurajo se do ia dilte mbanë madje në Kosovë u marshua për nder të saj.
TIRANË – Këngëtarja Semi Jaupaj dhe njëkohësisht ish-banore e “Big Brother VIP” do të jetë mbrëmjet e sotme prezente në show-n që transmetohet live. ...
TIRANË –Moderatorja Bora Zemani ka dalë me sukses nga operacioni dhe teksa falendereon fansat për lulet që i kanë dërguar vëmendja ka rënë tek piktur...
SHBA- Ylli i filmit Home Alone, Devin Ratray duket se i ka hapur telashe vetes. Dailymail shkruan se, aktori 44-vjeçar, i cili luajti Buzz McCallister në...
RUMANI- Veprimi i guximshëm i një të riu nga Rumani është bërë viral në rrjetet sociale. Në videon e publikuar i riu përpiqet që me makinën e tij tip ‘Aud...
ITALI- Moderatorja shqiptare Eva Murati së fundmi ka vizituar Italinë, për të qenë pjesë e një emision radiofonik dedikuar futbollit. Murati ka publikuar në ...
TIRANË- Një incident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku banorët janë gjuajtur me gurë dhe objekte të forta nga ja...
TIRANË- Në shtëpiNë e BBV janë futur lloje të ndryshme kafshësh, të cilat tre prej banorëve duhet t’i largonin fshehurazi dhe pa u vënë re nga banorët e tj...