"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Aerodromi në Kuçovë, banorët e Moravës në protestë: Qeveria tallet me ne
27 December 2021, 14:27Nga DOSJA
BERAT – Banorët e fshatit Moravë janë ngritur sërish në protestë kundër çmimit të shpronësimeve të banesave të tyre në lidhje me projektin e ndërtimit të aerodromit të NATO-s në Kuçovë. Edhe pse kanë dërguar një peticion qeverisë shqiptare në lidhje me çështjen në fjalë, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore.
Çmimi i përcaktuar është 230 mijë lekë për dynym, por sipas banorëve të Moravës, kjo vlerë është 10 herë më e vogël se vlera reale.
“Qeveria po tallet me ne. Pronat tona kushtojnë 10-fishi i çmimit me të cilin duan të na shpronësojnë. Ky është një çmim qesharak, ne nuk do lëvizim nga pronat tona dhe nuk do lejojmë që shteti të na i marri”, shprehet njëri prej banorëve të fshatit Moravë.
Kjo është hera e tretë brenda një muaji që banorët e Moravës protestojnë për shpronësimet e banesave të tyre. Projekti i ndërtimit të aerodromit të NATO-s në Kuçovë prek 213 familje. Ata shprehen se do të heqin dorë nga protestat në momentin që do të dëmshpërblehen sipas çmimit real të tokës.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë qytetarët shqiptarë në Itali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeve...
Sallat e Gjykatës Penale të Tiranës nuk mjaftuan për të mbajtur qoftë avokatët, qoftë të arrestuarit e aksionit “Komunikimi”. Prandaj, seanca e masave të siguri...
TIRANË– Publikimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë ka nxjerrë në pah dhe fiksimet e ligjvënësve në lidhje me makinat. Në databazën që z...
TIRANË– Izraeliti Rafael Genish dhe administratori i kompanisë janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Dyshohet se Genish mashtroi mbi...
JARINJË – Një makinë me targa serbe, është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë, ku janë gjetur disa pjesë automjetesh brenda saj. Sipas n...
Nëna e njëri prej të arrestuarve, punonjës të “Call Centerit” me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana foli për “Shqipëria Live”. Sipas saj, d...
TIRANË – Policia e Tiranës ka kryer një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, ndërsa në 24 orët e fundit rap...
TIRANË– Qytetarët kanë zbuluar se autorët që morën pjesë në atentatin ndaj Albi Bashaliut, në Peqin ishin të maskuar. Një prej tyre është shprehur se...