LIVE UPDATES
Bota

“Ajo është Angela Merkeli jonë”, gazeta zvicerane krahason Vjosa Osmanin me kancelaren gjermane

30 September 2019, 14:17 Nga DOSJA
“Ajo është Angela Merkeli jonë”, gazeta zvicerane

KOSOVË– Kandidaten për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani përveç mediave në Kosovë, tashmë kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane ‘Neue Zurcher Zeitung’ një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Re publikën e Kosovës, e ka nisur me titullin ‘Ajo është Angela Merkeli jonë’. Osmani ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Shkrimi i plotë i përkthyer në shqip:

‘Ajo është Angela Merkeli jonë’

37-vjeçarja Vjosa Osmani mund të bëhet kreu i qeverisë së Kosovës.

Për të, ajo simbolizon ndryshimin, një ide për një të ardhme të ndryshme dhe këmbëngulësi. Burri pak i moshuar që ka lakuar kodrat e diellit të kryeqytetit të Prishtinës, beson në Vjosa Osmanin. ‘Do të na largojë nga korrupsioni dhe do të krijojë vende pune’, thotë burri me konturat e vrazhda. ‘Ajo është Angela Merkel e jonë dhe ajo do t’i fitojë zgjedhjet.’ Edhe pse është vetëm 37 vjeçare dhe vjen nga një shoqëri kosovare konservative dhe patriarkale, kandidatja e partisë më të vjetër, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është e tillë. Osmani, e cila studioi drejtësinë në Pittsburgh dhe flet një anglishte të përsosur, mund të zgjidhet të dielën e ardhshme kryeministre e Kosovës.

Është ende hapur, nëse vetë partia është e gatshme për këtë ndryshim. Sepse Osmani nuk është as kryetare e partisë. Nëse LDK do të fitojë zgjedhjet – sondazhet e parashikojnë gati njësoj me partinë Vetëvendosje (Vetëvendosje) – lind pyetja, cilat rryma do t’i përfaqësoj. ‘Në të vërtetë janë dy zgjedhje në të njëjtën kohë më 6 tetor’,- shpjegon politikologu Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës. Cila parti do fitoj dhe kush do e ketë fjalën vendimmarrëse në LDK. Osmani përfaqëson kampin e reformave borgjeze, ajo mban perla në vesh dhe rreth qafës. Ajo është e zgjuar dhe shumë e sjellshme. Ajo shkon në ndeshje futbolli dhe gëzohet me miqtë e saj kur kosovarët shënojnë gol, por ajo gjithashtu u jep respekt viktimave të lëvizjes kosovare të rezistencës në vitet 1990.

Juristja është sigurisht e aftë për shtetin më të ri në Evropë. Sidoqoftë, ajo qëndron për një ndryshim gjithëpërfshirës të politikave. Disa madje flasin për një ‘çlirim të dytë’ të Kosovës: Osmani dëshiron të shkatërrojë rrjetet e vjetra, të cilat janë përfaqësuar nga paratë shtetërore. Mbi të gjitha, ajo dëshiron të heq Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) nga pushteti. Për shumë kosovarë, partia e Presidentit Hashim Thaçi është mishërimi i korrupsionit, nepotizmit dhe një politike të dyshimtë të evazionit. Osmani gjithmonë ka kundërshtuar çdo bashkëpunim me PDK-në. Ajo madje ka dhënë fjalën e saj – në shqip kjo do të thotë ‘BESA’ dhe konsiderohet si një premtim i shenjtë.

Për shkak se LDK-ja e dinte që qëndrim i zonjës Osmani do të sillte vota të reja, ajo u emërua kandidatja për kryeministre. Por kjo nuk do të thotë që partia është vërtet e gatshme për reforma të rrënjësore. Sepse ka mjaft burra të moshuar që përfituan nga sistemi i mëparshëm. Shumë në parti gjithashtu nuk duan që një grua e re të drejtojë vendin. Ata thjesht presin që ajo të bëjë një gabim. Sidoqoftë, nëse ajo fiton zgjedhjet kundër Vetëvendosjes, atëherë ajo mund të presë që të bëhet liderja e partisë dhe të përpiqet të forcojë bazën e saj dhe të rinovojë partinë. Deri më tani, janë duke u rreshtuar disa te cilët janë të gatshëm për këto reforma. Masën e LDK-së nuk mund ta kontrollojë akoma Osmani. Vendimtare do të jetë aftësia e saj për të udhëhequr. Këtë fundjavë ajo do të jetë përsëri nëpër qytetet kosovare. Në fjalimet e saj për fushatën zgjedhore, Osmani përqendrohet në temën e familjes. Ajo dëshiron të mbështesë prindërit e rinj dhe kujton se ishin gjithmonë gratë që e mbajtën familjen së bashku. Dy vajzat e saja dhe burrin e saj, i cili punon në Ministrinë e Jashtme, zonja Osmani i mban jashtë fushatës zgjedhore. Osmani ishte në parlament për shumë vite, duke këshilluar ish-presidentin Fatmir Sejdiu, dhe ka punuar si avokate për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Ajo tregon kur gjen diçka të gabuar dhe kur nuk përshtatet aq lehtë. ‘Çikat tona’ – ‘Vajzat tona’ me krenari thonë shumë kosovarë kur atletët ose artistët festojnë sukseset. Me këtë ata thonë se gratë janë më të afta për të përparuar vendin sesa luftëtarët antikë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni angela merkel media zvicerane vjosa osmani angela merkel media zvicerane vjosa osmani


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin