LIVE UPDATES
Bota

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

6 November 2019, 12:39 Nga DOSJA
Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë vendet e para në portalin online AirVisual. Në një kohë që ato nuk bëjnë përjashtim. Autoritetet thonë, se e me ardhjen e dimrit mjaft qytete në Ballkan fillojnë të marrin “frymë rëndë”. Por këto deklarata kanë funksion qetësues, sinjali është që të mos ketë panik, se nuk është diçka e jashtëzakonshme, por më shumë “një ndotje tipike për këtë periudhë të vitit”.

Ndërkohë që autoritetet në të tre këto vende nuk është, se ndërmarrin aq sa duhet për t’i dalë zot këtij problemi. Radomir Lazovi nga iniciativa qytetare “Mos e mbysni Beogradin” kritikon se autoritetet veprojnë nganjëherë edhe kundër fakteve. “Në Vincë, pranë Beogradit po ndërtohet një impiant i djegies së mbetjeve, megjithëse Banka Europiane e Investimeve e ka refuzuar financimin e saj së fundmi, sepse nuk plotësonte standartet, që Serbia ka pranuar si kandidate për anëtarësim.”

Uljen e rëndësisë së ndotjes së ajrit nga autoritetet, Lazovic e sheh si përpjekje të tyre për të qetësuar qytetarët. “Kjo do të thotë arrati nga realiteti.” Ndotja nuk ndodh pa arsye, ka një burim ndotjeje, kritikon Lazovic.

Gaz në vend të qymyrit

Ndërkohë që në shumë qytete ballkanike ajri është më shumë i ndotur në dimër, në disa qytete boshnjake, Zenica , Tuzla, Lukavac ajri është gjatë gjithë vitit i ndotur, thotë Samir Lemes nga shoqata “Eco Forum Zenica për Deutsche Wellen. “Pronarët e fabrikave nuk i kanë ose nuk investojnë në teknologji të reja, që do ulnin emetimet. Investimet e

dikurshme në teknologji të përparuara u ndërprenë nga lufta në vitet 90-të, dhe privatizimi pas luftës nuk solli ndryshime që do të ulnin ndjeshëm emetimin e dioksidit të squfurit, SO2”, thotë Lemes. Një nga pasojat: Në Zenica, një qendër e industrisë së metalit në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2018 përqëndrimi i squfurit u tejkalua në 252 ditë. Me ligj kjo lejohet vetëm tre ditë.

Edhe Sarajava është një nga qytetet europiane me ndotjen më të madhe edhe për shkak të pozicionit gjeografik, që e bën të vështirë qarkullimin e ajrit. Ndërkohë shumë shtëpi ngrohin me qymyr, megjithëse që në vitet 70-të bashkia shtroi gjerësisht linjat për tubacionet e gazit. Një masë me efekt, thotë Lemes, përqëndrimi në ajër i blozës dhe SO2-t ra ndjeshëm.

Por vetëm pak kohë mundën të merrnin frymë lirisht banorët e Sarajevës. “Trafiku i automjeteve është shtuar, po ashtu edhe përdorimi i lëndëve djegëse të forta, sepse çmimi i gazit është shumë i shtrenjtë. Kështu efektet pozitive të viteve 80-të u zhbënë. Situata përkeqësohet edhe nga ndërtimet e paplanifikuara të grataçielave, që e reduktojnë lëvizjen e rrymave të ajrit, dhe shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore me gaz”, kritikon Lemes. Qytetarët janë “të mallkuar” të thithin një ajër të tillë, thotë ai.

E njëri është Nenadi nga Sarajeva, që vuan astma. “Për ne të sëmurët kronikë periudha e dimrit është periudha e mbytjes nga ajri. Më e keqja është se me këtë smog nuk lëvizim dot të lirë. Por duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë në punë. Apo tek mjeku. Mirë do ishte të shkonim në mal, por edhe kjo nuk është gjithmonë e mundur.”

Drejtori i Spitalit të Zagrebit për sëmundjet e mushkërive, Boro Nogalo thotë, se brenda 15 vitesh shumë vetë do të vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes. Alergjitë në vendet me ndotje të lartë të ajrit janë shumë më të shpeshta. “Ndotja e ajrit dëmton mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe shkakton në kombinim me alergjenë të tjerë inflamacione të ndryshme”, thotë Nogalo.

Shkencë në vend të politikës

Ndërkohë edhe në Kroaci, vend që prej 5 vitesh është anëtar i BE-së, nuk ka ajër më të pastër. Vërtet qytetet bregdetare për shkak të pozicionit gjeografik kanë të dhëna më të ulta të ndotjes, por në brendësi të vendit, vlerat e ndotjes tejkalohen rregullisht, edhe në kryeqytetin Zagreb. Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë të problemit, pranon Samir Lemes nga shoqata qytetare Eco Forum, Zenica. Më shumë kemi nevojë për një paketë masash, që trajtojnë disa probleme. “Qendrat industriale kanë nevojë për filtra dhe teknologji për reduktimin e emetimeve, trafiku rrugor duhet të përmirësohet, duhet punuar që të përmirësohet termoizolimi i apartamenteve, për të reduktuar përdorimin e energjisë nga sistemet e ngrohjes me djegie”, thotë Lemes. Ai kërkon edhe largimin nga qarkullimi të automjeteve me ndotje të lartë. Aktivisti është i mendimit, se duhet dëgjuar më shumë shkenca në këtë drejtim dhe jo politika, që më në fund të veprohet.”/ DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ballkani nen kupolën e ajrit të ndotur ballkani nen kupolën e ajrit të ndotur


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin