"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Akademia e Barinjëve, vjen dhe reagimi i ekspertit Resuli
5 November 2021, 20:31Nga DOSJA
TIRANË- Eksperti i Bujqësisë, Ervin Resuli ka komentuar vendimin e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca për të hapur një Akademi për të trajnuar barinjt. Për Dosja.al, ai u shpreh se sipas Ministres Krifca, kjo punë bëhet për të nxitur të rinjtë që të punojnë.
Reagimi i Resulit:
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka njoftuar ditën e sotme se do të hapet një Akademi për të rinjtë, që dëshirojnë të marrin profesionin e bariut. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se Qeveria është në dijeni të problemit, që barinjtë janë duke e braktisur këtë profesion për të bërë punë më të lehta. Ndaj kjo nismë sipas saj, bëhet për të nxitur të rinjtë të punojnë. “Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë.
ELBASAN– Të rinjtë që u përleshën me thikë këtë pasdite në Elbasan, ngjarje që përfundoi me një të vdekur, ishin takuar për tu sqaruar për një vajzë. Mëso...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me sherrin masiv me thika që ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit dhe përfu...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke hapur zy...
TIRANË – Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një automjet është kthyer përmbys pranë Kopshtit Zoologjik në autostradën e Sa...
LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar akt stalinist vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ristrukturim dhe zgjedhjet n Forumin Rino...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka njoftuar se do të hapet një Akademi për të rinjtë që dëshirojnë të marrin profesionin e bariut, të cili...