LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË/ Financial Times artikull për Shqipërinë: Drogë, spiunë dhe kamera! Rama sulmoi rivalët përmes McGonigal, vendi sundohet nga krimi dhe skandalet e qeverisë

Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e drejtuar nga Rama u zbulua në mënyrë spektakolare muajin e kaluar. Policia sekuestroi qindra kamera vëzhgimi të instaluara nga kriminelët, të cilët monitoronin policinë dhe rivalët.

15 March 2023, 09:01 Nga F.M
E PLOTË/ Financial Times artikull për Shqipërinë:
Edi Rama

Marton Dunai, për Financial Times

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale. Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të qarta, pasi skandalet e njëpasnjëshme kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se favorizojnë pastrimin e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në korruptimin e ish-agjentit të FBI-së (Charles McGonigal).

Lutfi Dervishi, një analist i pavarur politik dhe ish-drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri , tha: Dëmi më i madh ka qenë në reputacionin ndërkombëtar të vendit. Kryeministri dikur ishte një yll i mediave ndërkombëtare.”

Ai tha se Rama i kishte trajtuar mirë krizat e shumta, përfshirë pandeminë e koronavirusit, “por tani, si një bumerang, befas ai është në qendër të vëmendjes për lajmet negative”.

Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e drejtuar nga Rama u zbulua në mënyrë spektakolare muajin e kaluar. Policia sekuestroi qindra kamera vëzhgimi të instaluara nga kriminelët, të cilët monitoronin policinë dhe rivalët.

Zbulimet krijuan një sfond jo të lehtë për Ramën, 58 vjeç, që rrjedh nga një familje artistësh. Rama e filloi karrierën e tij si basketbollist, më pas kaloi një dekadë duke pikturuar në Paris para se të kthehej në Shqipëri dhe të hynte në politikë. Zyra e tij ende mban relike të basketbollit dhe shkarravinave të tij shumëngjyrëshe në mure.

Si kryebashkiak i Tiranës në fillim të viteve 2000, ai ndihmoi në transformimin e kryeqytetit duke rilyer blloqet e apartamenteve të epokës komuniste me ngjyra të ndryshme. Rama ka mbrojtur përpjekjet e tij për të çrrënjosur bandat.

“Lufta e krimit dhe trafikimit ka qenë një prioritet për këtë qeveri”, tha ai për Financial Times përmes një zëdhënësi. Megjithatë, qeveria e tij shkaktoi polemika vitin e kaluar kur kërkoi të miratonte amnistinë fiskale për të ardhurat e emigrantëve deri në 2 milionë euro, një lëvizje që kritikët thonë se do të rehabilitonte paratë e kriminelëve.

Ligji është në pritje të miratimit parlamentar edhe pse draft-versionet e mëparshme u kritikuan nga BE, në të cilën Shqipëria pretendon të anëtarësohet.

Qeveria e Ramës ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për të ardhurat e ligjshme. Kjo pasoi skandale të tjera.

Dervishi tha se indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për Shqipërinë ka ardhur duke rënë që nga viti 2016.

“Kam mbajtur shënim këtë vit për skandalet e mëdha të lidhura me korrupsionin. Kam një duzinë,"- tha ai.

Anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës janë implikuar në trafik droge. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre pasi iu zbuluan lidhje me një grup trafikantësh.

Mbrojtësit e Ramës thonë se krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin futur kurrë në burg zyrtarët e tyre. Por skandali i mbikqyrjes zemëroi qytetarët, shumë prej të cilëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës. Trafikantët po zgjerojnë shtrirjen e tyre. Bandat shqiptare janë zgjeruar që nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.

"Bota e krimit po forcohet në një nivel të ri," tha ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumci, një anëtar i Partisë Demokratike.

Ai vuri në dukje zhvillimet bregdetare dhe kullat e banimit në Tiranë si destinacion për paratë e paligjshme.

“Rrjetet e shpërndarjes rriten, ashtu si edhe pastrimi i parave. . . kush mund t'i përballojë këto apartamente? Jo shqiptarët e zakonshëm.”

Stili i jetesës së gangsterëve në një nga vendet më të varfra të Evropës është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve të vendit jetojnë jashtë vendit dhe emigracioni në MB ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën. Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është dëmtuar gjithashtu nga kontaktet e tij me një ish-agjent të FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendon se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët.

McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare dhe më pas ka kaluar informacione nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare.

Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në 2021 ishte rezultat i kontakteve të Ramës me McGonigal.

“Vendimi i SHBA-së, tetë vjet pasi u largova nga pushteti . . . bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.

Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se në dosjen për McGonigal nuk ngrihet asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është "përdorur si kokë turku nga shumë individë në Shqipëri që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë". I dërguari i lartë rajonal i qeverisë amerikane, Gabriel Escobar, tha se Shqipëria mbetet një “aleat solid i NATO-s – një partner i mirë dypalësh”.

Personaliteti i dashur i Ramës i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të vajzës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Por zgjedhjet bashkiake në maj do të testojnë dominimin e kryeministrit në politikën shqiptare.

Edval Zoto, një analist i pavarur, tha se Rama po vuante "pasoja në lidhje me mbështetjen popullore dhe opinionin publik". Ai shtoi megjithatë se “aktualisht nuk ka asnjë ofertë tjetër politike në Shqipëri”, duke qenë se lideri i opozitës Berisha është i sanksionuar nga aleatë të rëndësishëm, SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia Socialiste e Ramës kontrollon çdo pushtet vendor, përveç qytetit verior dhe krahinës së Shkodrës.

Pranë Malit të Zi, qyteti është vendi ku filloi ‘skandali i spiunazhit’. Oficerët kërkuan të merrnin pamjet nga ato kamera në janar pas një shpërthimit me lëndë plasëse në shtëpinë e një polici, i cili kishte drejtuar një operacion kundër kultivuesve të kanabisit dhe rrjeteve të trafikut të drogës.

Më shumë se 500 pajisje u hoqën në të gjithë vendin. Artan Hoxha, një gazetar investigativ shqiptar, tha se kishte parë “dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha të krimit vëzhgojnë”. “Bëhet fjalë për kamera që ‘shohin’ dhe natën, kanë aftësi për njohjen e fytyrës dhe targave. Vetëm policia duhet të ketë kamera të tilla. Madje kishte kamera në pyll për të monitoruar plantacionet e kanabisit.”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod.

“Ky rajon ka 215,000 banorë, por rreth 6,000 largohen brenda një viti. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket.”

Duke fajësuar "strukturat shtetërore jofunksionale", ai tha se skandali i kamerave të krimit ishte "një pikë në oqeanin e qeverisë së infektuar nga krimi".

Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, pohoi të njëjtën gjë dhe shtoi: Ajo që duket si korrupsion, duket si korrupsion dhe tingëllon si korrupsion është ndoshta kjo, korrupsion . . . Nuk është çudi që njerëzit po largohen.

edi rama

Sondazh

Aktualitet 15 March 2023, 08:09 F.M

15 vite nga tragjedia e Gërdecit

Gërdec TIRANË- Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2023 shënon plot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit ...

Aktualitet 14 March 2023, 23:07 k.m.

Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

Anna Shkreli TIRANË- Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, në një rrëfim n&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin