LIVE UPDATES
Aktualitet

5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri!

Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vjet burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

27 May 2025, 11:29 Nga Elton Qyno
5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para
Alma Arrazi dhe Erdgys Arrazi

SHKODËR- Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur gjendjen e mjerueshme që kishte pësuar lidhja martesore saj dhe bashkëshortit, Erdgys Arrazi.

Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vjet burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

Gazetari, Elton Qyno ka mësuar se para se të merrte aktin ekstrem të vetëflijimit në ujërat e lumit Buna në Shkodër, Alma Arrazi, ishte larguar nga banesa dhe 3 fëmijët e saj, duke punuar si pastruese në një kuzhinë restoranti.

Ajo i tregonte të motrës se ndihej mirë dhe paguhej 1 mijë euro në muaj, por e merrte malli për fëmijët dhe se njëra nga vajzat e saj qante shpesh për të ëmën. Edhe pse vajza qante pasi ndjente mall për nënën e saj ajo urdhërohej nga babai i saj, të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.

Rasti i Alma Arrazit tregon një grua të sfilitur nga fati i saj i dhimbshëm dhe një gjë e tillë konstatohet qartazi tek audio-mesazhet që Alma i dërgon motrës së saj, Gentjana.

Alma informon motrën për situatat e fëmijëve, marrëdhënien bashkëshortore të krisur për shkak të një lidhje paralele dhe bisedat që bënte në telefon me kunatën e saj, Valin, gruan e Edison Arrazit, që në atë kohë ndodhej në burg, si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” në Shkodër.

Sipas audio-mesazheve, Edisoni ka folur nga burgu me të vëllanë që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj, por Eri siç e thërriste ajo burrin, gënjente dhe vëllanë e vetë. Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore dhe i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzanë.

“…të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Të pesta audio-mesazhet kanë dalë nga këqyrje e një USB me foto, video, mesazhe zanore të nxjerra nga aparati celular, i markës “Samsung”, A14, në pronësi të motrës së viktimës, Gentjana Z….

Nga këqyrja rezultoi se në USB janë pesë mesazhe zanore që janë komunikime të të ndjerës Alma Arrazi me motrën e saj Gentjana Z.

Në audion e parë Alma i shprehet motrës si më poshtë vijon: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ........Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”

Ndërkohë në audion e dytë Alma i shprehet sërish motrës së saj me këtë audio mesazh:

“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.

Në audion e tretë, Alma i shprehet të motrës për interesin që ka pasur për fëmijët dhe një situatë jo normale me njërën nga vajzat që qante pasi kërkonte nënën e saj, Almën, e cila ishte larguar duke punuar pastruese në një kuzhinë.

Njëra nga vajzat ka filluar të qajë, por sipas saj ka ndërhyrë në telefon burri i saj, Erdgys Arrazi, i cili i ka folur në mënyrë ultimative vajzës që të pushonte dhe mos qante më për nënën e saj.

Madje për situatën e fëmijëve dhe largimin e Almës nga shtëpia, e kunata e saj Vali kishte folur në telefon dhe me burrin e saj, Edison Arrazi, që në atë periudhë ndodhej në burg, i cili sipas mesazhit zanor të lëshuar nga Alma, i kishte thënë gruas së tij se:

“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”

Ndër të tjera Alma, i dërgon këtë mesazh zanor të motrës si më poshtë:

“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.

Në audion e katërt Alma shprehet:

“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Ndërkohë në audio mesazhin e pestë dërguar motrës së saj Alma shprehet, se dhe kunata e saj Vali, mund të jetë bërë shkaktare për ndarjen e saj me burrin, Erdgysin. Ndër të tjera ajo i thotë motrës:

“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme zbulon se në USB, ka dhe 2 video ku vërehet që i pandehuri Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit.

Ishte pikërisht kjo lidhje e jashtëligjshme që Erdgys Arrazi kishte krijuar paralelisht me një vajzë të re, e cila u bë shkak që 1 vit më parë gruaja e tij, Alma Arrazi, të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna, duke krijuar një nga tragjeditë më të dhimbshme që përjetoi qyteti i Shkodrës./ Ora news

alma arrazi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin