LIVE UPDATES
Aktualitet

5 ditë pas kapjes së Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut, kontrolle për armë e shuma parash, ja ç'u gjet në 2 banesat e Arben Spahiut

Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut, të vrarë në Belgjikë në vitin 2020 dhe njëherësh Spahiu është kunati i Erjon Alibej, i cili aktualisht ndodhet në burg si i akuzuar nga SPAK, për urdhërimin dhe financimin e një seri vrasjesh në Durrës, Peqin dhe Elbasan.

29 October 2022, 20:58 Nga k.m.
5 ditë pas kapjes së Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut, kontrolle
Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu

Vetëm 5 ditë pas arrestimit të Luis Gaxhit alias Isait dhe mikut të tij Rigers Spahiut, policia kriminale e Elbasanit, ka ushtruar një kontroll tjetër, por këtë herë në 2 banesat e Arben Spahiut. Kontrolli i shtëpive të këtij personazhi është motivuar nga indiciet e forta, që ka pasur policia e këtij qyteti, se arsenali i armëve të gjetura në çatinë e shtëpisë së Luis Gaxhit, i përkiste pikërisht Arben Spahiut.

Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut, të vrarë në Belgjikë në vitin 2020 dhe njëherësh Spahiu është kunati i Erjon Alibej, i cili aktualisht ndodhet në burg si i akuzuar nga SPAK, për urdhërimin dhe financimin e një seri vrasjesh në Durrës, Peqin dhe Elbasan. “Ora News” mëson se gjatë kontrollit të banesës së Arben Spahiut, nuk janë gjendur sende të paligjshme, që do i shërbenin hetimit të çështjes.

Policia dyshonte se në banesë Arben Spahiut, kishte armë dhe një vlerë monetare, ndaj në datën 25 Tetor 2022, ka ushtruar kontrollin, pas marjes “ok” nga gjykata e Elbasanit.

Sipas materialit hetimor, rezulton se Arben Spahiu, dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të planifikimit të vrasjes së, Abedin Mama (Dine Çamit) dhe Elton Kila alias (Otit të Elbasanit). Dyshohet se motiv për këto atentate të mundshme, është hakmarrja pasi Abedin Mama dhe Elton Kila, kanë qënë të përfshirë në vrasjen e Endrit Alibej dhe Andi Zylyfit.

Sipas prokurorisë, Arben Spahiu, është kunati i të arrestuarit Erjon Alibej, vëllai i viktimës Arjan alias Ardit Spahiu dhe djali i tezës së Everest alias Ibrahim Caka, i vrarë në 11 Maj në 2021. Numri i telefonit të Arben Spahiu, është gjendur në celularin e shtetasit Xhafer Deliu, një personazhi i arrestuar për Dhunë në familje dhe Prodhim dhe shitjeve të lëndëve narkotike heroinë, në 8 Tetor 2022 në Elbasan. Numri i telefonit ishte rregjistruar me gërmën “B”. Përmes verifikimeve policia ka mësuar se “B” ishte pikërisht Arben Spahiu.

Por gjatë kqyrjes së telefonit të Xhafer Deliut, u gjetën dhe u fiksuan në rubrikën “Delete”, disa komunikime të dyshimta që i Xhafer Deliu kishte kryer me numrin “B”, që i përket Arben Spahiut. Përveç këtyre komunikimeve, në telefonin e Xhafer Deliut, janë gjetur disa foto të Abedin Mama “Dine Çamit”, i cili është person i shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit "Golden Bullet".

Abedin Mama, është burri i tezes së Mikael Kamami alias (Qosja), i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Golden Bullet" si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Endrit Alibej dhe dy shoqëruesve të tij, Erdal Durunay dhe Arben Dylgjeri, ngjarje kjo e ndodhur në vitit 2018. Rrjedhimisht Mikael Kamami edhe të afërmit e tij, sipas të dhënave policore, janë aktualisht në hasmëri me Erion Alibej, që është vëllai i Endrit Alibej dhe midis këtyre dy grupeve kriminale, ka patur ngjarje kriminale dhe porosi por që kanë mbetur pa realizuar.

Ora News mëson se Abedin Mama ka qenë më parë objekt porosie për vrasjen e tij nga grupi Alibej, si dhe faktit se fotot e këtij personi janë gjetur në telefonin e të arrestuarit Xhafer Deliu, pa motiv dhe pa asnjë njohje midis të arrestuarit dhe Abedin Mama. Fakti se Arben Spahiu është kunati i Erion Alibej, në këndvështrimin e prokurorisë krijohet dyshimi i arsyeshëm se fotot në telefonin e Xhafer Deliu, mund të gjenden me qëllim sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen e “Dine Çamit”.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Arben Spahiu, Xhafer Deliu, ka deklaruar se Arbenin e ka kushëri, por përveç kësaj ai është rritur në lagje me vëllain e tij, Arjan Spahiun, si dhe shtetasin Everest (alias Ibrahim) Caka, i vrarë në Elbasan. I pyetur në lidhje me praninë e fotografive të Abedin Mama në telefonin e tij, Xhaferr Deliu ka deklaruar se fotot e Abedin Mama, i kishte gjetur nga rrjetet sociale dhe po interesohej ta gjente vendndodhjen e tij.

Pasi këtë gjë ia kishte kërkuar Arben Spahiu, për të informuar policinë për vendodhjen dhe kapjen e “Dine Çamit”, me qëllim që ai të tregonte të vërtetën për vrasjen e familjarëve të Arben Spahiut dhe Erjon Alibej. Ndër të tjera në telefonin e Xhafer Deliut, janë gjetur edhe disa foto të Elton Kilës, i cili edhe ky ka qenë objekt porosie për vrasjen e tij referuar të dhënave policore të ndodhura në dosje. I pyetur për praninë e fotografive të Elton Kilës në telefonin e tij Xhafer Deliu, ka pohuar se me Elton Kilën, ka lidhje shoqërore dhe fotografitë i mban në telefon për shkak të shoqërisë që kanë me njëri-tjetrin.

Rreth këtij fakti është thirur dhe pyetur në polici, Elton Kila,i cili ka pohuar se me Xhafer Deliun është njohur në vitin 2019 në burg dhe që nga viti 2020, nuk ka asnjë kontakt me të pasi Xhaferi i kishte kërkuar t'i blinte një makinë Eltonit.

Por duke qënë se Xhaferi nuk ka qenë korrekt, Elton Kila, ka shkëputur çdo kontakt me të dhe sa herë që e shikonte është përpjekur ta shmangë. Në lidhje me foton e tij të gjetur në telefonin e Xhafer Deliut, Elton Kila, ka deklaruar se foto është e dy javëve më parë nga momenti deklarimit në polici, dhe duhet të jetë marrë nga rrjetet sociale të shokut të tij Nandi S, i cili e kishte postuar.

Por sipas prokurorisë së Elbasanit, fakti që vetë Xhafer Deliu ka pranuar se fotot e Abedin Mama, i është kërkuar nga Arben Spahiu me qëllim gjetja e vendndodhjes se tij, si dhe hasmërisë që ekziston në Elbasan ku janë të përfshirë emrat e personave të përmendur në këto të dhëna, krijohet dyshimi i arsyeshëm se këto foto në telefonin e Xhafer Deliut, mund të gjenden me qëllim “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve me qëllim vrasjen e tyre” për hasmëri ose motive të tjera./ Ora News

arben spahiu luis gaxhi rigers spahiu erjon alibej

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin