LIVE UPDATES
Aktualitet

54 mln lekë borxhe shtetit, punëtori në minierën e Bulqizës: Dua mëshirë. Hetoni pastrimin e parave, jo shitësit e kioskave

Por tri vite më vonë ai e çregjistron. Prokuroria e Tiranës këmbëngul se pavarësisht konfirmimit për ta mbyllur kioskën, burri e vazhdoi aktivitetin.

28 August 2022, 17:40 Nga F.M
54 mln lekë borxhe shtetit, punëtori në minierën e
Miniera

TIRANË- Megjithëse një 63-vjeçar kërkoi mëshirë nga gjykata dhe një mundësi për t’u kuruar, ai u shpall fajtor për kallëzim të rremë dhe fshehje të të ardhurave. Siç bëjnë me dije burime të Gazetës Si, E. D përsëriti në Gjykatën e Tiranës se në kushte varfërie dhe papunësie, dhe mbasi kioska nuk kishte më të ardhura ai udhëton çdo ditë për të punuar në një minierë jashtë Tiranës. I punësuar në minierën e Bulqizës shqipëroi fjalën “mëshirë".

"Më jepni një mundësi të kurohem dhe të jetoj”. Por i hetuar nga prokuroria e Tiranës për fshehje të të ardhurave dhe për kallëzim të rremë, ai nuk e preku ndërgjegjen e asnjërës nga palët, as Gjykatën dhe as Prokurorinë e Tiranës. Burri bëjnë me dije burimet u referua nga një kallëzim me numër 13103 nga sektori i hetimit tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror, pasi kishte hapur një dyqan që shiste artikuj ushqimorë. Fashikulli që ju vendos Gazetës Si në dispozicion nga palët tregon se nga verifikimet në sistemin C@ATS dhe në QKB, 63-vjeçari e kishte hapur dyqanin me objekt “shitje me pakicë artikujsh ushqimorë, pije dhe duhan”. Por tri vite më vonë ai e çregjistron. Prokuroria e Tiranës këmbëngul se pavarësisht konfirmimit për ta mbyllur kioskën, burri e vazhdoi aktivitetin.

“Ky shtetas e vazhdoi shitjen e artikujve duhan dhe ushqime sepse u zbulua që subjekti u pajis me kasë fiskale”, deklaron prokurori. Gjatë kësaj kohe minatori i Bulqizës nuk deklaroi një TVSH prej 19.477 lekë, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimfitimin. Ndaj prokuroria e vendosi atë me shpatulla pas muri me deklaratën para gjykatës se gjatë vizitës në këtë subjekt, ai nuk u gjet në vendin e ushtrimit të kontrollit, por aty u gjet bashkëshortja e tij.

Duke numëruar detyrimet ndër vite për tatimfitimin që prej vitit 2014 prokuroria thotë se në total ato shkojnë 54 milionë lekë të vjetra. Por burri i kioskës ka përsëritur se nuk ka pasur të ardhura që të paraqitej në organet tatimore për t’i deklaruar dhe se shuma e tatimeve është e ekzagjeruar. Por askush nuk e ka dëgjuar atë.

“Ky fakt vërtetohet nga jeta që bëjmë ne si familje. Të gjitha veprimet i kam kryer përmes faturës dhe kasës. Vlera është shumë shumë më e madhe nga sa kam pasur fitim dhe aktivitet. Rrethanat e furnizimit me cigare dhe mënyrën si e kryeja pagesën, ka qenë marzhi i fitimit dhe mënyra se si kryeja derdhjet për pagesën për llogari të shlyerjes së detyrimit ndaj subjektit. Detyrimet nga tatimet janë të ekzagjeruara”, akuzon i dyshuari. Madje 63-vjeçari bëhet me dije se nuk ka firmosur asnjë shkresë. “Diçka e tillë i shtyu institucionet që të kryejnë ekspertim grafik të firmës së tij dhe rezultoi se të 38 shkresat janë firmosur prej tij”, thotë prokuroria, duke shtuar se punëtori i minierës së Bulqizës me këtë deklaratë tentoi të çorientojë hetimet, prokuroria kërkoi dënimin e tij edhe për kallëzim të rremë. Për fshehje të të ardhurave, 63-vjeçari u dënua me katër vjet burgim, kurse për kallëzim të rremë 6 muaj burgim, thanë burimet e Gazetës Si që ishin të pranishme në gjykimin e drejtuar nga gjyqtarja Migena Laska.

Marrë nga GazetaSi

prokuroria e tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin