LIVE UPDATES
Aktualitet

8 shtëpi dhe 2 mln USD kredi/ Holta Zaçaj la SHBA-në për pagë 3.000 USD në Kushtetuese

Fillimisht, në janar të vitit të kaluar, ajo emërohet anëtare e Gjykatës dhe vetëm një muaj më vonë, në 20 Shkurt 2023, Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e institucionit garant të Kushtetutës.

5 March 2024, 15:03 Nga I.A
8 shtëpi dhe 2 mln USD kredi/ Holta Zaçaj la SHBA-në për
Holta Zaçaj

TIRANË- Viti 2023 nisi i mbarë për Holta Zaçajn. Juriste dhe avokate për disa vite, një pjesë të të cilave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zaçja u katapultua në mënyrë të rrufeshme në krye të Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht, në janar të vitit të kaluar, ajo emërohet anëtare e Gjykatës dhe vetëm një muaj më vonë, në 20 Shkurt 2023, Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e institucionit garant të Kushtetutës.

Zgjedhja e saj u pa me habi në radhët e profesionistëve të drejtësisë, pasi ajo nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e gjyqësorit. Megjithatë, emërimi i saj u shoqërua me publikime të ndryshme mediatike, të cilat e prezantonin si “avokatja që la Amerikën për drejtësinë e re në Shqipëri”.

Nga dokumentat që ka parë “Boldnews.al”, këtyre raportimeve mund t’u shtohet edhe një detaj tjetër, ose më saktë një shprehje tjetër: “Avokatja që la të ardhurat avokatore në Amerikë, për të marrë një pagesë 3 mijë dollar në Shqipëri”.

Duket një sipërmarrje interesante dhe e guximshme, aq më tepër që Holta Zaçaj ka të paktën 2 milionë dollar kredi për pasuritë e paluajtshme në pronësi të saj dhe të familjes së saj. Gjyqtarja Holta Zaçaj është e pasur, referuar standarteve matëse në Shqipëri. Sipas formularit të pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), kryegjyqtarja Zaçaj zotëron pasuri të paluajtshme në një vlerë afërsisht 4 milionë dollar.

Asetet e paluajtshme janë në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas vetëdeklarimit të Zaçajt, një pjesë e rëndësishme e këtyre pasurive janë blerë me kredi.

Në foto: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pasuri të paluajtshme në SHBA dhe Shqipëri
Në foto: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pasuri të paluajtshme në SHBA dhe Shqipëri
Në foto: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pasuri të paluajtshme në SHBA dhe Shqipëri
Në foto: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pasuri të paluajtshme në SHBA dhe Shqipëri

Por cilat janë konkretisht pasuritë e vetëdeklaruara nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese? I shohim në vijim.

1. Truall plus ndërtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sipërfaqe 240 m2, e blerë në vitin 2022. Vlera totale e kësaj pasurie është 735.800 USD. Si burim për blerjen e saj kanë shërbyer dy kredi, njëra me vlerë 662.220 USD dhe tjetra në shumën 73.580 USD.

2. Truall plus ndërtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sipërfaqe 150 m2, blerë në vitin 2020. Vlera e kësaj pasurie është 1.155.000 USD. Burimi financiar për blerjen e kësaj prone janë dy kredi bankare, në vlerën 690.000 USD dhe 180.000 USD, si edhe të ardhura nga aktiviteti professional.

3. Truall plus ndërtesë në Shqipëri, me sipërfaqje 469 m2, e blerë në vitin 2015. Vlera e kësaj pasurie është 300 mijë euro dhe burimi për blerjen e saj është deklaruar një kredi bankare po në shumën 300 mije euro.

Në foto: Pasuritë e deklaruara nga kryegjyqtarja Kushtetuese, Holta Zaçaj
Në foto: Pasuritë e deklaruara nga kryegjyqtarja Kushtetuese, Holta Zaçaj

4. Truall plus ndërtesë në Shqipëri, me sipërfaqe takuese 66.73 m2. Kjo pasuri është fituar në vitin 2013 dhe gjyqtarja Zaçaj është bashkëpronare me 33 përqind. Vlera totale e pasurisë është 41.890.000 lekë. Ndërsa kontributi financiar i Holta Zaçaj është 13.963.600 lekë. Burim për këtë blerje është shënuar “shitja e aseteve të mëparshme, në shumën 137 mijë euro”.

5. Truall plus ndërtesë në Shqipëri, me sipërfaqe 247 m2, të përfituar në vitin 2015. Kjo pasuri ka kushtuar 200 mijë euro dhe si burim financiar për përfitimin e saj ka shërbyer një kredi në vlerë 120 mijë euro, si edhe shitje e aseteve në pronësi të mëparshme, në shumat 20 mijë dhe 60 mijë euro.

Në foto: Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme të familjes së Holta Zaçaj janë blerë me kredi
Në foto: Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme të familjes së Holta Zaçaj janë blerë me kredi
Në foto: Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme të familjes së Holta Zaçaj janë blerë me kredi
Në foto: Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme të familjes së Holta Zaçaj janë blerë me kredi

Në pasuritë e patundshme të familjes së Holta Zaçaj përfshihen edhe tre prona, në emër të djalit të saj madhor, Mario Kotherja.

26-vjeçari Kotherja rezulton të jenë pronar i tre apartamenteve, dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një në Tiranë. Konkretisht:

6. Apartament në Tiranë, blerë në vitin, me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë 100 mije euro. Djali i kryegjyqtares deklaron si burim për blerjen e këtij apartamenti një kredi në shumën 80 mijë euro.

7. Mario Kotherja deklaron një apartament në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, blerë në vitin 2020, me sipërfaqe 140 metra katrorë. Vlera e këtij aseti është 570 mijë USD dhe burim financiar është një kredi, në shumën 484.500 USD.

Në foto: Djali 26-vjeçar i Holta Zaçaj, Mario Kotherja, deklaron pronësinë në tre apartamente në SHBA dhe Shqipëri
Në foto: Djali 26-vjeçar i Holta Zaçaj, Mario Kotherja, deklaron pronësinë në tre apartamente në SHBA dhe Shqipëri

8. Djali i kryegjyqtares Kushtetuese deklaron gjithashtu se është pronar i një trualli plus ndërtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me sipërfaqe 300 m2 dhe vlerë 240 mijë USD. Për këtë pasuri, ai deklaron se ka marrë një hua në shumën 240 mijë USD.

Holta Zaçaj dhe bashkëshorti i saj, Erjon Duraj, rezultojnë aksionerë në tre studio ligjore, të regjistruara në Shtetet e Bashkuara: “Zaçaj Law PC”, aksione në vlerë 500 USD; “Z-Law RE LLC”, aksione në vlerë 100 USD; dhe “EZ-RE-LLC”, aksione në vlerë 100 USD.

Bashkëshorti Duraj rezulton aksioner edhe tek zyra ligjore “De Legibus Consulting” shpk.

Gjithashtu, Zaçaj rezulton titullare në 6 llogari bankare. Në njërën prej tyre ka të depozituar rreth 5200 USD, tek një tjetër 31 mijë USD. Ndërsa 4 llogaritë e tjera kanë shuma të vogla, të papërfillshme.

Bashkëshortët deklarojnë se kanë edhe një sasi monetare cash, jashtë sistemit banker. Konkretisht, Holta Zaçaj deklaron 7500 USD cash, ndërsa bashkëshorti i saj 5 mijë USD cash.

Po ashtu, Holta Zaçaj rezulton të ketë blerë në vitin 2020 një automjet me vlerë 65.387 USD dhe si burim kanë shërbyer të ardhurat dhe një kredi në shumën 57.387 euro.

Në vijim, Zaçaj deklaron se ka dhënë hua një shumë në vlerën 120 mijë USD, por pa specifikuar në pjesën e publikueshme të formularit të pasurisë se kujt ia ka dhënë.

Në formularin “para fillimit të detyrës”, të dorëzuar në janar 2023, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, deklaron të ardhura në shumën 30 mijë USD për vitin e mëparshëm (2022) nga aktiviteti profesional.

Gjithashtu, ajo deklaron edhe të ardhura nga dy qiradhënie, konkretisht në shumat 2166 euro dhe 6600 USD, pa specifikuar se cilat pasuri ka dhënë me qera. Ndërkohë, bashkëshorti i saj deklaron të ardhura në shumën 8803 USD, nga punësimi në studion “Movement Morgage LLC”. Djali i kryegjyqtares deklaron si të ardhura shumën në vlerën 5757 USD, pa specifikuar pozicionin e punës.

Marrë nga BoldNews

holta zaçaj


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin