LIVE UPDATES
Aktualitet

A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

Një diplomë universitare nuk duket se ofron më aq shumë mbrojtje ndaj papunësisë: të diplomuarit e rinj kanë më shumë gjasa të jenë pa punë sesa amerikani mesatar. Brezi aktual ndihet veçanërisht pesimist për të ardhmen.

13 June 2026, 07:16 Nga E. D
A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?
foto ilustruese

“Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani”, deklaroi më 11 maj Kevin Hassett, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. Dikush duhet t’ia thotë këtë brezit amerikan të vitit 2026.

“Situata është e zymtë”, thotë një profesor për tregun e punës për të diplomuarit. Inteligjenca Artificiale është “fajtori” më i përfolur. Në një ceremoni diplomimi në Florida, një folës u fishkëllye vetëm pse e përmendi. Dhe jo pa arsye: analiza jonë sugjeron se IA mund të jetë vërtet duke dëmtuar perspektivat e punësimit për disa të diplomuar.

Një diplomë universitare nuk duket se ofron më aq shumë mbrojtje ndaj papunësisë: të diplomuarit e rinj kanë më shumë gjasa të jenë pa punë sesa amerikani mesatar. Brezi aktual ndihet veçanërisht pesimist për të ardhmen.

Më pak se një e pesta e tyre mendojnë se kjo është një kohë e mirë për të gjetur një punë të mirë, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë dhe dukshëm më poshtë se shifra për amerikanët në tërësi, që është mbi një të katërtën.

Situatën nuk po e ndihmon as rënia e rekrutimeve në universitete. Njoftimet e vendeve të punës në Handshake, një platformë kërkimi për studentët universitarë, janë 50% më pak krahasuar me kulmin e vitit 2022.

Shumëkush dyshon se shkaku është IA. Më shumë se gjysma e punëdhënësve thonë se kanë marrë në konsideratë zëvendësimin e punonjësve të nivelit fillestar me këtë teknologji.

Një sondazh i fundit nga Instituti i Politikës në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit zbuloi se, në të njëjtën mënyrë, më shumë se gjysma e të rinjve amerikanë e shohin IA-në si kërcënim për perspektivat e tyre të punësimit.

Ekonomistët janë më të ndarë në mendime. Një studim i Erik Brynjolfsson nga Universiteti Stanford dhe kolegëve të tij, i publikuar në vitin 2025, analizoi punësimin e të rinjve në profesione të ekspozuara ndaj IA-së, si zhvillimi i softuerëve. Autorët zbuluan se punësimi kishte rënë me 16% krahasuar me fushat më pak të ekspozuara.

Por një studim i publikuar këtë vit nga Zanna Iscenko dhe Fabien Curto Millet, dy ekonomistë në Google, hedh dyshime mbi idenë se të rinjtë në veçanti po zëvendësohen nga IA.

Ata zbuluan se njoftimet për vende pune në profesionet e ekspozuara ndaj IA-së kanë rënë po aq fort si për punonjësit me eksperiencë, ashtu edhe për ata të rinj, dhe se kjo prirje kishte nisur përpara prezantimit të ChatGPT në fund të vitit 2022.

Sipas një tjetër studimi, nga Morgan Frank i Universitetit të Pittsburgh dhe kolegët e tij, treguesit e tregut të punës janë përkeqësuar për punonjësit e ekspozuar ndaj IA-së, por se edhe kjo prirje kishte nisur përpara publikimit të ChatGPT.

The Economist ka kryer analizën e vet, duke përdorur një burim të dhënash që deri tani është marrë pak parasysh: sondazhet dhjetëvjeçare mbi të diplomuarit e rinj, të kryera nga Shoqata Kombëtare e Kolegjeve dhe Punëdhënësve.

Çdo vit, universitetet amerikane u kërkojnë ish-studentëve të rinj të tregojnë nëse janë në punë, të papunë apo në studime pasuniversitare. Duke përdorur përgjigjet e tyre, ne krahasuam rezultatet në tregun e punës për fusha me nivele të ndryshme ekspozimi ndaj IA-së para dhe pas mbërritjes së modeleve të mëdha gjuhësore.

Ne zbuluam se të diplomuarit në fushat më të ekspozuara ndaj IA-së kanë pësuar rezultate dukshëm më të dobëta. Midis viteve 2022 dhe 2024, të diplomuarit në grupin më pak të ekspozuar, në degë si arsimi, filozofia dhe inxhinieria civile, panë që norma mesatare e punësimit me kohë të plotë të binte me vetëm 1.5 pikë përqindjeje.

Ndërsa ata në grupin më të ekspozuar, përfshirë shkencat kompjuterike, inxhinierinë kompjuterike dhe shkencën e informacionit, pësuan një rënie prej 6.6 pikësh përqindjeje.

Ne i përditësuam këto shifra për fushat më të ekspozuara, duke përdorur të dhëna nga 13 universitete, dhe zbuluam se prirja vazhdoi edhe për brezin e vitit 2025.

Norma e punësimit me kohë të plotë ra nga gati 70% në 55% brenda tre vitesh, konkretisht në tre vitet pas prezantimit të ChatGPT në vitin 2022. Përpara kësaj periudhe, ajo kishte qenë e qëndrueshme.

Studentët tashmë po ndryshojnë drejtim. Të dhënat nga National Student Clearinghouse, një grup kërkimor, tregojnë se regjistrimet universitare në shkencat kompjuterike ranë me 11% në vitin 2025.

Regjistrimet në programim kompjuterik, që fokusohet tek aftësitë praktike të kodimit dhe jo teoria, ranë me 26%.

Edhe puna që bëjnë të diplomuarit në shkencat kompjuterike po ndryshon. Më pak kohë po shpenzohet duke shkruar kode dhe më shumë duke projektuar dhe duke organizuar sisteme softuerike në një nivel më të lartë.

Lana Yarosh, drejtuese e studimeve universitare në shkencat kompjuterike në Universitetin e Minesotës, thotë se i kupton shqetësimet e studentëve. “Është gjithmonë e vështirë kur gjërat ndryshojnë. Por shkencat kompjuterike janë një fushë ku gjithçka ndryshon gjatë gjithë kohës.”/MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin