9 July 2026, 17:22
Nga D.S
parate e sekuestruara
BERAT- Një operacion i gjerë i nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, ka çuar në goditjen e një skeme të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë financiare. Sipas njoftimit të Policisë, janë ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj personave që administronin dhe punonin në subjekte financiare pa licencën përkatëse.
Konkretisht, për 4 prej të dyshuarve është caktuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa për 7 të tjerë është vendosur masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".
Hetimet kanë zbuluar se 6 subjekte për transferta parash, të shtrira në qytetet e Beratit, Kuçovës, Skraparit dhe Dimalit, ushtronin veprimtarinë e këmbimit valutor në shkelje të plotë të ligjit, pasi nuk ishin të pajisura me licencat e nevojshme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto biznese, policia ka sekuestruar një 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paund dhe 110 franga. Gjithashu edhe, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
Njoftimi i policisë:
"DVP Berat/ Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ekonomiko-financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Berat u ekzekutuan 11 masa sigurie.
4 masa sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 7 masa sigurie "Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.
Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare"., njofton Policia./Dosja.al
berat
Aktualitet
9 July 2026, 16:53
D.S
Jonaid Myzyri
SPAK- Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e çështjes për akuzën e shkeljes së barazisë në ten...
Aktualitet
9 July 2026, 16:52
D.S
Gjykata Themelore në Prishtinë
KOSOVË- Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse, n&eu...
Aktualitet
9 July 2026, 16:50
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Operacioni i SPAK ka tronditur ditën e sotme Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrë...
Aktualitet
9 July 2026, 16:31
D.S
TIRANË- Agjencia holandeze e lajmeve ANP ka raportuar se NATO ka ndaluar së përmenduri Shqipërinë si vendin pritës të samit...
Aktualitet
9 July 2026, 16:02
D.S
Kanye West
TIRANË- Revista prestigjioze Der Spiegel vë përballë kryeministrin Edi Rama dhe reperin Kanye West, duke i cilësu...
Aktualitet
9 July 2026, 16:02
E.d
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, foli eshe për ngjarjen e rëndë e c...
Aktualitet
9 July 2026, 15:49
D.S
e afermja e familjes
SHKODËR- Një tronditje e thellë ka kapluar Shkodrën pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vr...
Aktualitet
9 July 2026, 15:28
D.S
Vlore
VLORË- Një vatër zjarri ka shkaktuar panik ditën e sotme në zonën e kodrave të fshatit Babicë, në V...
Aktualitet
9 July 2026, 15:09
D.S
UKRAINË- Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda një jave, presidenti ukrainas ndodhej 1.200 kilometra la...
Aktualitet
9 July 2026, 14:32
E. D
Shtjefën Ziçi
SHKODËR- Personi që shihni në foto është 62-vjeçari Shtjefën Ziçi, i cili vrau m...