LIVE UPDATES
Aktualitet

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani: Shqiptarët që kapen në shtëpi bari hiqen sikur janë viktima të skllavërisë

Menaxheri i lartë i inteligjencës NCA, Ged McCann tha se gjatë pesë viteve të fundit, ata kanë zëvendësuar kryesisht kriminelët vietnamezë për të prodhuar kanabis të rritur brenda vendit në Britani.

15 November 2022, 19:29 Nga I.A
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani: Shqiptarët që kapen
Foto Ilustruese

ANGLI- Grupet shqiptare të krimit po manipulojnë mjetin kyç modern kundër skllavërisë, tha të martën Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e Britanisë, duke detajuar përfshirjen e tyre fitimprurëse në emigracionin e paligjshëm dhe drogën. (NCA) vlerëson se gomonet janë bërë një alternativë më e lirë ndaj metodave të tjera, si ato me kamionë apo edhe me dokumente false, dominuese në të kaluarën. 

Roli i grupeve të krimit nga Shqipëria ka dalë në pah pasi numri i varkave të vogla që kalojnë Kanalin nga Franca me një numër të madh shqiptarësh në bord është rritur këtë vit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë muaj se më shumë se 40,000 emigrantë kanë bërë udhëtimin deri më tani në vitin 2022, me shqiptarët, iranianët dhe afganët kontigjentet më të mëdha. Kjo i kalon 28,561 të vitit të kaluar që bënë udhëtimin e rrezikshëm nëpër një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë.

Nëse kapen duke punuar në ferma kanabisi ose ndërmarrje të tjera kriminale, rekrutët janë trajnuar të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të aplikojnë në Mekanizmin Kombëtar të Referimit (NRM). E krijuar në vitin 2009 për të ndihmuar në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, MKR përdoret për t'i identifikuar dhe referuar ato tek agjencitë për t'u siguruar që ata marrin mbështetjen e duhur.

"Komuniteti kriminal shqiptar do të manipulojë Mekanizmin Kombëtar të Referimit në një mënyrë mjaft të gjerë," u tha gazetarëve menaxheri i inteligjencës NCA, Steve Brocklesby.

Forcat e policisë në mbarë vendin kanë raportuar se emigrantët shqiptarë të arrestuar në vendet e kultivimit të kanabisit shpesh do të pretendojnë menjëherë se janë viktima trafikimi.

"Individët e interesuar po shfaqin histori që qartësisht me pak punë detektive po hidhen poshtë. Është një manipulim flagrant dhe është diçka që ne besojmë se është futur tek ata nga Shqipëria përpara se të mbërrijnë në MB”, tha Brocklesby.

Zëvendësdrejtori i NCA, Andrea Wilson tha se grupet kriminale shqiptare po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me bandat kurde që kanë drejtuar varkat e vogla për të kaluar Kanalin, duke sjellë emigrantë. Agjencia po kryen aktualisht mbi 70 operacione për emigracionin e paligjshëm, me një përqindje të konsiderueshme të lidhur me bandat shqiptare.

"Ata janë shumë sipërmarrës dhe ata krijojnë lidhje të ngushta me grupe të tjera kriminale," tha Wilson.

Menaxheri i lartë i inteligjencës NCA, Ged McCann tha se gjatë pesë viteve të fundit, ata kanë zëvendësuar kryesisht kriminelët vietnamezë për të prodhuar kanabis të rritur brenda vendit në Britani.

"Migrimi i paligjshëm është modeli i tyre i biznesit. Ata po sjellin efektivisht fuqinë punëtore për rritjen e kanabisit. Ka shumë individë që janë arrestuar për kultivimin e kanabisit që kanë mbërritur në vend disa ditë më parë me varka të vogla," tha ai.

McCann vuri në dukje se grupet shqiptare kanë një reputacion për besueshmërinë dhe shpërndarjen, veçanërisht në tregtinë e drogës.

“Nëse thonë se do ta marrësh drogën në orën 11 të së premtes, do ta marrësh në orën 11”, tha ai.

Rritja e tyre brenda botës së krimit të Mbretërisë së Bashkuar ka çuar në një "rritje eksponenciale" të fitimit të parave që nga viti 2017, me qindra miliona paund që tani kontrabandohen çdo vit në Shqipëri.

“Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t'i nxjerrin sa më shpejt nga vendi, sepse aty qëndrojnë dobësitë për ta. Ata do ta pastojnë atje, ku gjysëm legjitimohet në sistemin bankar ose për të paguar punimet e ndërtimit," tha ai, duke shtuar në Shqipëri “paraja është mbret”.

nca shqiptaret ne britani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin