LIVE UPDATES
Aktualitet

AI nuk është më teori, Shqipëria përballet me sfidën e adoptimit

Nëse deri pak vite më parë diskutimi fokusohej te potenciali i saj, sot pyetja është si mund të përdoret për të rritur produktivitetin, për të ulur kostot dhe për ta bërë ekonominë më konkurruese.

26 June 2026, 08:53 Nga E. D

AI nuk është më teori, Shqipëria përballet me

TIRANË- Inteligjenca Artificiale po kalon me shpejtësi nga laboratorët e teknologjisë në administrata publike, bankat dhe bizneset. Nëse deri pak vite më parë diskutimi fokusohej te potenciali i saj, sot pyetja është si mund të përdoret për të rritur produktivitetin, për të ulur kostot dhe për ta bërë ekonominë më konkurruese.

Ky ishte mesazhi dominues në hapjen e edicionit të dytë të AI Business Summit II, organizuar nga Hellenic Business Association of Albania (HBAA), ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, institucioneve greke dhe kompanisë Accenture diskutuan jo më mbi “premtimin” e Inteligjencës Artificiale, por mbi mënyrën se si ajo mund të integrohet në administratë, biznes dhe ekonomi.

Megjithatë, mes optimizmit për mundësitë që sjell AI, u shfaq edhe kontrasti se, ndërsa vizioni për transformimin dixhital është ambicioz, Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë aftësish dixhitale, produktivitet të ulët dhe një ekonomi të dominuar nga mikro-bizneset, faktorë që mund të ngadalësojnë adoptimin e teknologjisë.

Nga përdorues në krijues të teknologjisë

Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, Denald George Tafani, tha se revolucioni i Inteligjencës Artificiale duhet të shihet si një mundësi zhvillimi dhe jo thjesht si një valë teknologjike që duhet ndjekur.

“Nuk po diskutojmë më nëse AI do të ndryshojë botën. Sot duhet të diskutojmë se si do ta përdorim atë në mënyrë korrekte për të krijuar më shumë vlerë për ekonominë, biznesin dhe shoqërinë tonë.”

Sipas tij, historia ekonomike është shënuar nga revolucione që kanë ndryshuar mënyrën e prodhimit dhe të punës.

“Historia ka treguar se çdo epokë është përcaktuar nga një revolucion, ai bujqësor, industrial dhe më pas ai dixhital. Sot ne po jetojmë revolucionin e Inteligjencës Artificiale dhe sfida e brezit tonë është të jetë pjesë aktive e këtij transformimi.”

Por, sipas Tafanit, Shqipëria nuk duhet të kufizohet vetëm në konsumimin e teknologjive të zhvilluara nga vende të tjera.

“Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm përdoruese e teknologjive që zhvillojnë të tjerët. Ne duhet të krijojmë, të inovojmë dhe të zbulojmë vetë.”

Për këtë, ai kërkoi më shumë partneritet mes biznesit, universiteteve dhe institucioneve publike, ndërsa përmendi edhe projektin grek Pharos AI Factory, i cili synon ta shndërrojë Greqinë në një qendër rajonale të Inteligjencës Artificiale dhe që, sipas tij, mund të krijojë mundësi edhe për Shqipërinë.

Në të njëjtën linjë, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini, tha se ndikimi i Inteligjencës Artificiale është aq i madh, sa tashmë mund të flitet për një periudhë “para” dhe “pas” zbatimit praktik të saj.

“Jetojmë në një botë të re, ku Inteligjenca Artificiale po sjell ndryshime konkrete në pothuajse çdo sektor të aktivitetit njerëzor.”

Megjithatë, sipas saj, zhvillimi i teknologjisë nuk mund të shkëputet nga dimensioni etik.

“Përveç eksplorimit të kufijve të rinj, është po aq e rëndësishme të vendosim edhe kufij. Përdorimi i AI-së duhet të shoqërohet me garanci dhe standarde etike.”

Komini solli si shembull krijimin në Greqi të Sekretariatit për Inteligjencën Artificiale dhe Qeverisjen e të Dhënave, si dhe investimet në Daedalus Supercomputer dhe Pharos AI Factory, ndërsa vlerësoi edhe përdorimin e AI në disa procese të administratës shqiptare.

Qeveria: Nuk diskutohet më nëse AI do ta ndryshojë ekonominë

Nga ana e qeverisë shqiptare, zëvendësministri i Ekonomisë Martin Kajo tha se diskutimi global ka kaluar tashmë fazën e teorisë.

“Nuk diskutohet më nëse AI do ta ndryshojë ekonominë, sepse kjo po ndodh tashmë. Pyetja është nëse Shqipëria dhe bizneset shqiptare do të jenë në anën e duhur të këtij ndryshimi.”

Sipas tij, vendet që po përfitojnë më shumë janë ato që po eksperimentojnë sot dhe jo ato që presin pjekjen e teknologjisë.

“Vendet që kanë përqafuar AI janë ato që eksperimentojnë më shpejt dhe ndërtojnë kapacitete tani, jo pas tre vitesh, kur mund të jetë tepër vonë.”

Kajo tha se Shqipëria ka kaluar nga ndërtimi i shtetit dixhital drejt asaj që ai e quajti “shteti inteligjent”, ku AI po integrohet në administratë përmes platformës Diella, ndërsa objektivi është zgjerimi i saj në analizën e dokumenteve, monitorimin e procedurave dhe proceset e prokurimit publik.

Edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, tha se Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe e zhvillimit ekonomik.

“Duhet të kemi më pak frikë nga ky term dhe ta kuptojmë më shumë. Na duhen më shumë ura mes ideve, tregjeve dhe investimeve.”

Sipas saj, teknologjia nuk mund të ndërtojë e vetme një ekonomi moderne.

“Ajo ka nevojë për njerëz, besim dhe bashkëveprim mes bizneseve dhe institucioneve.”

Paradoksi shqiptar: Internet pothuajse universal, por aftësi dixhitale ndër më të ulëtat në Europë

Nëse pjesa e parë e samitit u dominua nga vizioni, prezantimi i Accenture solli një panoramë më konkrete të ekonomisë shqiptare. Sipas kompanisë, Shqipëria ka krijuar bazat infrastrukturore për transformimin dixhital. Rreth 97-99% e familjeve kanë akses në internet, ndër nivelet më të larta në Europë.

Por ky avantazh nuk përkthehet automatikisht në përdorim produktiv të teknologjisë.

Vetëm 23.8% e popullsisë zotëron aftësi bazë dixhitale, niveli më i ulët në Europë. Në të njëjtën kohë, produktiviteti i punës mbetet rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa 85.9% e ndërmarrjeve shqiptare kanë vetëm 1 deri në 4 punonjës.

Sipas Accenture, pikërisht këta tre faktorë: mungesa e aftësive, produktiviteti i ulët dhe struktura e fragmentuar e biznesit, janë pengesat kryesore që Inteligjenca Artificiale të përhapet me ritme të shpejta në ekonomi.

Megjithatë, analiza vlerëson se AI mund të ndikojë ndjeshëm në administratën publike, sektorin e teknologjisë, shërbimet financiare dhe profesionet me bazë njohurish, ndërsa sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe një pjesë e turizmit pritet të kenë ritëm më të ngadaltë adoptimi.

Shqipëria në 5 shifra
• 97-99% e familjeve kanë akses në internet.
• 23.8% e popullsisë zotëron aftësi bazë dixhitale.
• Produktiviteti i punës është rreth 42% e mesatares së BE-së.
• 85.9% e bizneseve janë mikro-ndërmarrje me 1-4 punonjës.
• AI mund të shtojë 3%-6.5% në PBB në skenarin optimist të Accenture.

Tre skenarët për AI në Shqipëri
Skenari konservator
• AI përdoret në mënyrë të kufizuar.
• Strategjia kombëtare mbetet pa financim të mjaftueshëm.
Skenari bazë
• Mbështetje për SME-të.
• Trajnim i specialistëve.
• Rikthim i profesionistëve nga diaspora.
Skenari optimist
• Shqipëria zhvillon qendra të dhënash.
• Ndërton modele gjuhësore në shqip.
• Krijon aplikime AI për turizmin, administratën dhe agroindustrinë.
• Kontributi në PBB arrin deri në 6.5%.

Çfarë është Pharos AI Factory?
Pharos AI Factory është një nga shtatë qendrat e para të Inteligjencës Artificiale të mbështetura nga Bashkimi Europian, me synimin për ta kthyer Greqinë në një qendër rajonale të AI. Projekti mbështetet te superkompjuteri DAEDALUS, i cili do të përdoret për zhvillimin dhe trajnimin e modeleve të AI.

Përmes tij, startup-et, universitetet, bizneset dhe institucionet publike do të kenë akses në fuqi të avancuar llogaritëse, të dhëna dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacioneve të reja. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe qeveria greke dhe synon të mbështesë inovacionin në fusha si shëndetësia, energjia, klima, kultura dhe administrata publike./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin