LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidentet në punë, gjysma e dosjeve "pushohen" në prokurori

Por në raportin vjetor mbi kriminalitetin për vitin 2022, rezulton vetëm 16 procedime i janë dorëzuar gjykatës, me 42  persona të akuzuar për krimin e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Prej tyre u shpallën fajtor vetëm 11 persona.

17 July 2023, 14:06 Nga k.m.
Aksidentet në punë, gjysma e dosjeve "pushohen" në
Foto ilustruese

21 qershori duhej të ishte si çdo ditë tjetër pune për Taulant Dikën. Dhe deri në orën 18:20, ajo ishte e tillë. Ai ishte punësuar në fasoneri, një biznes që zhvillohet në Fushë Thumanë, prej mëse dy vitesh. Nga tetori 2022, kur u pranua Taulanti, nuk kishte pasur asnjëherë probleme, deri të mërkurën, ditë në të cilën ai aksidentalisht u 'masakrua' nga një makineri, duke humbur jetën tragjikisht.  Brenda një minute të llahtarshme, punëtori u rrëzua i pajetë përtokë, në sytë e kolegëve që s’mundën dot ta shpëtojnë.

Arnold Shima, i cili ishte në punë atë ditë u bë dëshmitari okular i ngjarjes dhe në  rrëfim, ai  përshkruan çastet e fundit të jetës së Taulantit. “Isha bashkë me të duke punuar, kur Taulanti shkoi për të futur një transpalete poshtë makinerisë duke e ngritur nga dyshemeja. Makineria është zhvendosur dhe rrotulluar duke e goditur në pjesën e gjoksit. Dëgjova zhurmë dhe  menjëherë u afrova tek traxha”.

Aty, Shima kujton se pa shokun të shtrirë përtokë: “Iu afrova, por Taulanti nuk reagoi dhe nuk kishte shenja jete’-shton dëshmitari  në fashikull, për ngjarjen aksidentale që i mori jetën në punë kolegut të tij.

Duke këqyrur vendin e ngjarjes brenda fasionerisë, policia lokale e Krujës u bind se gjendej përpara shkeljes së rregullave të sigurisë në punë, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Tre orë më vonë, mbas verifikimeve, oficerët i vendosën prangat Fredi Kaleshit, një 48-vjeçar nga Kruja, i cili rezultoi se administronte fasonerinë me objekt prerje dhe qepje këpucësh.

Por i dyshuari qëndroi vetëm pak orë i arrestuar, pasi prokuroria kërkoi ndryshim të masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje, një kërkesë që u pranua nga gjykata. Si rrethanë lehtësuese për të dyshuarin përmendet deklarata e 48-vjeçarit, i cili insiston se nuk ka dijeni të jenë shkelur rregullat e sigurimit teknik dhe se makineritë ishin montuar nga inxhinierët.

“Për punëtorët mjafton të jenë të specializuar në përdorimin e tyre‘- dëshmon i dyshuari që do të hetohet në gjendje të lirë, pasi sipas Fredi Kalesha, për përdorimin e një makinerie nuk ka rregulla shtesë për sigurimin teknik.

Të njëjtin qëndrim mban gjykata edhe për një tjetër aksident vdekjeprurës, ku pas vdekjes në fushën e ndërtimit të shtetasit Arjan Lazri përfundoi në pranga , 45 vjeçari Agim Keci. Policia në dokumenta e përshkruan vendin e ngjarjes referuar jo vetëm skenës por edhe dokumentave të bllokuara .

“Objekti do të ndërtohej në Ishull Lezhë . Rreth orës 7.30, i ndjeri Lazri është paraqitur në punë ku ishte i punësuar pranë subjektit të drejtuar, nga i arrestuari Agim Keci. Gjatë fillimit të punës , përkatësisht nga kati i katërt  i objektit , ka rënë duke ndërruar jetë‘-deklaron policia.

Si shkelje flagrante policia konstaton në datën 15 prill 2023 , mungesën e litarëve me të cilët i ndjeri duhet të ishte siguruar për punimet në lartësi.

“Ndërsa instruktimi teknik në ditët e mëparshme ishte kryer nga i arrestuari , ndonëse ky i fundit nuk ishte i licencuar për një gjë të tillë‘.

Por me kalimin e muajve shkresat tregojnë se pozita e tij lehtësohet dhe Keci fiton një masë më të butë, atë të detyrimit me paraqitje.

“Ekziston një dyshim relativisht i zbehtë, pavarësisht pasojës së rëndë nuk është zbardhur mekanizmi i ngjarjes , përgjegjësia konkrete ligjore dhe faktike e të dyshuarit dhe lidhja shkakësore. Duke qenë hetimet në fazën fillestare të tyre, është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore‘-arsyeton gjykata.

Për policinë mbledhja e provave dhe delegimi i tyre tek organet e akuzës, është pjesa më e rëndësishme e veprimeve hetimore. Zyrtarisht policia  tregon se vetëm për këtë vit janë raportuar 37 aksidente në punë që janë referuar sipas nenit 289 “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndaj punëdhënësve apo administratorëve  që duhet të mbajnë përgjegjësi jo vetëm civile- administrative , por edhe penale.

“Janë zbuluar 37 raste dhe janë arrestuar 10 persona, ndërkohë që 27 të tjerë janë referuar në gjendje të lirë. Për vitin 2022 për të njëjtën vepër konstatohen 82 raste me të aksidentuar apo të lënduar në detyrë. Si të dyshuar 92 persona , prej të cilëve 25 të arrestuar , 1 i ndaluar dhe 62 referuar në gjendje të lirë”-deklaron Policia e Shtetit.

Por në raportin vjetor mbi kriminalitetin për vitin 2022, rezulton vetëm 16 procedime i janë dorëzuar gjykatës, me 42  persona të akuzuar për krimin e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Prej tyre u shpallën fajtor vetëm 11 persona.

Ledio Milkani, ekspert ligjor për marrëdhëniet e punës e lidh këtë situatë me ngërçin ligjor që ngarkon me përgjegjësi vetëm administratorin.

“Nëse ndodh që jemi para një aksidenti në punë, pavarësisht çdo gjëje, sipas ligjit përgjegjësia penale e personit juridik është vetëm administratori”, sqaron Milkani.

Ai shpjegon se administratorët e kanë të pamundur të mbajnë nën kontroll të gjithë ndërmarrjen, edhe pse pesha në ccdo rast bie mbi ta.

“Përgjegjës mund të jenë punonjësit, përgjegjësit, mbikëqyrësit, ose edhe struktura të tjera që nuk kanë zbatuar rregullat apo instruktimet, të cilët nuk kane bërë punën e tyre siç është e parashikuar në ligj dhe në dokumentacionin e brendshëm të kompanive”, sqaron Milkani, i cili shton se ka shumë raste kur këto struktura mund të jenë përgjegjëse për aksidentin, por ligji nuk e pranon dënimin e përfaqësuesve të tjerë vecc administratorit.

“Prandaj, ju ndodh që të shikoni që nuk ka në fund përgjegjësi penale apo dënime, pasi edhe prokurorët apo OPGJ-të e kuptojnë dhe pranojnë me bindje që nuk është administratori përgjegjësi në aspektin praktik, por edhe të tjerët nuk mund ti dënojnë dhe kështu s’ka dënim” -shpjegon Milkani.

Nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, zyrtarisht për Citizens Channel raportohet se për 2022 janë shënuar 184 aksidente në punë.

“Nga këto 119 raste janë njoftuar nga punëdhënësi apo përfaqësuesi i tij, ndërsa për rastet e tjera njoftimet janë marrë nga burime të ndryshme si vetë i aksidentuari apo familjarët e, tij media vizive dhe e shkruar, policia rrugore, qendrat spitalore etj.

“Ndërsa për periudhën Janar-Maj 2023 janë njoftuar 93 aksidente në punë, – thotë për “Citizens Channel”,  institucioni që aktualisht i kryen inspektimet on- line përmes portalit “ e-inspection”.

Megjithatë rezulton se vetëm në 0.9 përqind të rasteve të punësuarit kanë njoftuar dhe denoncuar për kushte të pasigurta në punë. Ndërkohë 638 shtetas në marrëdhënie pune janë ankuar për shumë shkelje të tjera që renditen për “Citizens Channel”  nga inspektorati,  të kategorizuara me përqindje.

Dy gra që rezultojnë trashëgimtare  të të ndjerit Ndue Huli, vendosën të mos heshtin kur çështja pushohet nga prokuroria. Ndonëse ka të dhëna se shpesh të afërm të viktimave bien në marrëveshje të fshehtë me subjektin, duket se kjo nuk ka qenë aspak në vullnetin e shtetaseve Roza dhe Flavia Huli. Menjëherë sapo kanë marrë në dorë një vendim për pushim hetimesh nga prokuroria e Shkodrës, dy gratë i janë drejtuar gjykatës së Apelit , e cila ju ka dhënë të drejtë dhe ka shfuqizuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që përkonte me të njëjtin qëndrim si të akuzës.

“Lidhur me pushimin e çështjes nga prokuroria Shkodër e konsiderojmë si një veprim të njëanshëm , dhe pa bërë një hetim të plotë e të gjithanshëm”- shkruajnë në ankimim dy paditëset. Duke analizuar dëshmitë e kolegëve që ishin në detyrë me të ndjerin, të afërmet e tij replikojnë:

“Dëshmitari paska thënë  se Ndue Huli paska rënë nga 180 metra që në fakt duhet të jetë 180 centimetra. Por nuk thotë asnjë fjalë dhe nuk është pyetur nëse viktima ka pasur mjet të sigurimit teknik si kapele muratorësh. Po të kishte pasur kapele  apo mjet të posaçëm për të mbrojtur kokën , në asnjë mënyrë viktima nuk do kishte pësuar dëmtime dhe nuk do kishte ndërruar jetë”.

Aksidenti fatal për të cilin paraqiten kundërshtitë e mësipërme  rezulton  të ketë ndodhur pesë vjet më parë , teksa i ndjeri po punonte për ndërtesën e re të Drejtorisë së Policisë Shkodër. Si shkelje, vërehet se gjykata e shkallës së parë duhet të kishte njoftuar edhe trashëgimtarët e viktimës ( përfaqësuesin e tyre ligjor)  për datën  e re të seancës.

“Në këtë mënyrë, ky subjekt procedurial është gjykuar pa patur dijeni efektive mbi datën e gjykimit”- thotë treshja e gjyqtarëve të apelit. Por eksperti Ledio Milkani, shpjegon se shumë pak familjarë e ndjekin çështjen deri në fund për shkak të mungesës së informacionit, kostove dhe kohës së gjatë për të gjetur drejtësinë.

“Kur dikush e kupton realisht se sa kohë, energji dhe financë do i kërkojë një proces civil dëmi, e mendon dy herë nëse ja vlen apo jo dhe a e përballon dot të investojë me riskun për ta humbur ose për të mos marrë atë që mendon se i takon”, përfundon Milkani./Citizens Channel

aksidentet ne pune

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin